Durim Bami vijon të jetë në i burgosur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Së fundmi, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përmes Ministrisë së Drejtësisë, ka dërguar të gjithë dokumentacionet për faktet penale lidhur me ngjarjet për të cilat Durim Bami dyshohet se i ka kryer gjatë periudhës 2020-2021.
Pas dorëzimit të dokumentacionit, do të jenë autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, ato që do t’i kthejnë përgjigje autoriteteve shqiptare lidhur me rastin e Durim Bamit. Edhe pse në fakt, mes dy vendeve nuk ka ende një marrëveshje ekstradimi.
Në kuadër të operacionit ‘Revansh’, i cili u finalizua nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Durim Bami akuzohet se kishte krijuar kushtet për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xheçukën dhe Erigers Mihasin. Po ashtu sipas dosjes efektivi i RENEA-s, Altin Morina rezulton se kishte bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës së Tapizës.