Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK/ Dëshmon vëllai i Jani Prengës

13:08 20/11/2024
Reading Time: 3 min lexim

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua ditën e sotme seanca e radhës për çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, ku dëshmuan dy vëllezërit e viktimës.

Anton Prenga, një nga vëllezërit e Jan Prengës tregoi se pasi ishte njoftuar se Jani ishte marrë peng kishte kontaktuar me vëllanë tjetër Astritin, i cili i kishte thënë se kishin vjedhur një sasi prej 60 kile kokainë në një port jashtë Londrës, të cilin siç tha nuk ishin në dijeni se ishte i disa shqiptarëve.

Ai shtoi se kishin kthyer mallin në këmbim të premtimit për lënien e lirisë së Janit, por ky premtim nuk u realizua kurrë.

Pjesë nga dëshmia e Anton Prengës

Kam marrë një telefonatë nga nusja e vëllait që Jani është marrë peng. Kam marrë nje telefonatë 2-3 të tilla, por nuk mund ta hapja sepse isha në një mbledhje pune. Pastaj mora vesh qe është marrë peng vëllai im. Unë u kontaktova nga vëllai im Astriti dhe i thash çfarë ka ndodh sepse unë nuk dija gjë fare. Kemi marrë 60 kile drogë më thanë. Për 60 e dija. Nuk kemi lidhje me shqiptarët, por vetëm me anglezët. Okej, unë preva biletën dhe erdha këtu. Te nesermen erdhi shteti, policia e Shqipërisë dhe më morën në pyetje. Unë s dija asgjë. Më thanë ka dalë në skenë Gentjan Doçi, Gent Bleta… Kemi shkuar te shtëpia e Gent Doçit kemi pirë kafe. Babai i Gentit me tha do mundohem të komunikoj me djalin dhe nuk me ktheu me përgjigje. Isha në Londër, në pune, në momentin që ndodhi ngjarja. Në momentin që më ra telefoni isha duke dorëzuar një punë. Unë e mora vesh në orën 13.00 mos gaboj. Nuk e hapa telefonin dhe i shkrova bashkëshortes time, i thash mundohu kontakto sepse nuk mund ta hap telefonin.

Më merrte në telefon nusja e vëllait. Maria është nusja e Dodës. Doda njihet si Jan Prenga. Mora vesh që Jani ishte marrë peng në Kamëz. Unë kam kontaktuar me Astritin dhe Gëzimi Shullanin. E telefonova unë Astritin, ai më tha që nuk dinte gjë. Astriti më ka thënë kemi marrë mall në një port jashtë Londrës. Gent Docci, Bleta, Gështenja.. këto kishin dalë në skenë duke thënë “Është e imja”. Me merrnin më thoshin më sill mallin se është i joni. Nuk dinim kujt me ja dhënë se mallit i dilnin shumë njerez për zot. Ky ishte shkaku i rrëmbimit të Jan Prengës, se gje tjetër s kishim ne. Astriti u shpreh dhe filloi të m’i tregonte vetë. Ai filloi të ma shpjegojte me Gëzimin dhe unë thoja si ka mundesi kjo punë se ne nuk kemi pas lidhje me shqiptarët. Ja kemi marrë anglezit, mbrapa kanë dalë këta të tjerët. U telefonua Astriti dhe Gëzimi nga Gentjan Doçi, Korado Gështenja. Ata ndoshta kanë komunikuar një javë apo dy javë para bashkë, përpara se të më thoshin mua. Këtë nuk e di. Unë kisha tjetër hall e tjetër problem. Vellai i atyre i ka thënë që nuk ju njoh, ndërsa ata kanë thënë që është malli i tyre. Unë e kisha më të madh hallin se Astriti. Ndrekë Prenga ka qenë në burg kur unë jam takuar me Astritin, ka qenë në një burg të Londrës. Nuk më ka telefonuar vëllai im nga burgu, as unë nuk shkova se erdha në Shqipëri. Kur takova me Astritin dhe me Gëzim Shullanin, unë i kërkova arsyen pse u mor peng vëllai. Ata ishin shokë bashkë. Unë i thash atyre kthejini gjërat, ata më thanë po, po do i kthejmë.

Etiketa: Anton PrengësdrogeSPAKVëllezërit e Jan Prengës

Të lidhura

I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, kapet në Qafë Thanë i riu
Aktualitet

I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, kapet në Qafë Thanë i riu

Policia Kufitare shqiptare ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite burg...

10:23 06/07/2025
“Dua një familje tjetër”/ Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai ‘monstër’
Aktualitet

“Dua një familje tjetër”/ Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai ‘monstër’

Bahri Mblloshmi, i pari që gjeti 12-vjeçaren e abuzuar në fshatin Sheqisht të Fierit, rrëfeu momentin kur vajza hyri në...

10:09 06/07/2025
Para
Dënohet me 12 vite burg autori i plagosjes në Fier

Dënohet me 12 vite burg autori i plagosjes në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, kapet në Qafë Thanë i riu

I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, kapet në Qafë Thanë i riu

10:23 06/07/2025
“Dua një familje tjetër”/ Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai ‘monstër’

“Dua një familje tjetër”/ Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai ‘monstër’

10:09 06/07/2025
Durrësi, pasuria historike që po shuhet pa zhurmë në turizmin shqiptar

Durrësi, pasuria historike që po shuhet pa zhurmë në turizmin shqiptar

09:37 06/07/2025
Sezoni turistik, fluks emigrantësh në portin e Vlorës

Sezoni turistik, fluks emigrantësh në portin e Vlorës

09:03 06/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.