Një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm.
Makina me të cilën po udhëtonte shqiptari është përplasur me një furgon në Bolonja të Italisë.
Viktima Sokol Keci ditën e sotme do të festonte edhe 46-vjetorin e lindjes.
Si pasojë e aksidentit u plagos lehtë partnerja e tij, ndërkohë që u dëmtuan edhe shoferi i furgonit dhe një shtetas rumun.