Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sot, Dita Kombëtare e Fëmijëve Jetimë! Një ditë për përkujdesje dhe ndërgjegjësim

18:42 20/05/2025
Reading Time: 3 min lexim

Çdo vit, më 20 maj, shënohet Dita Kombëtare e Fëmijëve Jetimë, një ditë kushtuar fëmijëve që rriten pa mbështetjen dhe përkujdesjen e prindërve.

Qëllimi i kësaj dite është të ngrejë ndërgjegjësimin e shoqërisë për sfidat me të cilat përballen këta fëmijë dhe të nxisë angazhimin komunitar për përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.

Fëmijët jetimë janë një nga grupet më të prekshme në shoqëri, të cilët shpesh vuajnë mungesën e dashurisë, mbështetjes emocionale, arsimit dhe kushteve të përshtatshme për të jetuar.

Për këtë arsye, kjo ditë përbën një thirrje për reflektim dhe veprim, jo vetëm nga institucionet shtetërore, por edhe nga çdo qytetar.

Për të shënuar këtë ditë, organizohen aktivitete sensibilizuese, vizita në qendrat rezidenciale, dhurime dhe evente të ndryshme sociale, me qëllim që fëmijët të ndihen të vlerësuar, të përfshirë dhe të mbështetur.

Dita Kombëtare e Fëmijëve Jetimë na kujton se çdo fëmijë ka të drejtë për një të ardhme të sigurt dhe për një shoqëri që nuk e lë askënd pas.

Sfidat që hasin këta fëmijë janë të shumta, nga mungesa e mbështetjes emocionale dhe psikologjike deri te nevojat bazë materiale.

Është thelbësore që ata të mos izolohen, por të përfshihen plotësisht në shoqëri, duke marrë dashurinë, kujdesin dhe shërbimet që u takojnë.

Historia e jetimoreve në Shqipëri

Historia e jetimoreve në Shqipëri fillon rreth një shekull më parë, në periudhën pas pavarësisë së vendit. Gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, Shqipëria u përball me okupime nga ushtritë austro-hungareze, italiane dhe franceze.

Edhe pse ushtarakët pretendonin se nuk ishin pushtues, ata mbështetën hapjen e shkollave shqipe dhe ndihmuan në ngritjen e jetimoreve të para për fëmijët e familjeve të prekura nga lufta.

Jetimorja e parë në vend u hap më 28 nëntor 1917 në Tiranë, falë përpjekjeve të prefekturës dhe bashkisë së Tiranës, si dhe ndihmës së autoriteteve austriake. Ajo fillimisht funksionoi në teqenë e Sheh Dyrit dhe më pas u mbështet nga Kryqi i Kuq Amerikan, duke marrë emrin “Strehë Vorfnore”.

Themelues kryesor i kësaj strehë ishte diplomati Rauf Fico, nënprefekt i Tiranës dhe Durrësit, i cili u motivua nga një ngjarje tragjike: vdekja e një djali 5-vjeçar jetim, i cili, së bashku me motrën e tij, ishte gjetur i braktisur në Farkë të Tiranës.

Kjo ngjarje e hidhur e shtyu Ficën të ndërmarrë masa urgjente për të siguruar strehim dhe kujdes për fëmijët në nevojë. Ai kërkoi ndihmën e figurave fetare dhe komunitare si hoxhë Zyber Hallulli dhe Mytesim Këlliçi për të ofruar ngrohje dhe ushqim për këta fëmijë.

Për fat të keq, djali nuk arriti të mbijetojë, një humbje që ndikoi thellë në ndjenjat e Ficës dhe theksoi nevojën për struktura të qëndrueshme për mbrojtjen e fëmijëve të pambrojtur.

Kështu, para më shumë se 95 vjetësh u hodhën themelet e një sistemi të parë mbrojtjeje sociale për fëmijët jetimë në Shqipëri, duke lënë një trashëgimi të rëndësishme për kujdesin dhe solidaritetin shoqëror që vazhdon edhe sot.

Emrat e Rauf Ficos, Mytesim Këlliçit, Zyber Hallullit dhe bamirësve të tjerë mbeten të paharruar si pionierë të kësaj kauze humane në vend.

Etiketa: Dita Kombëtare e Fëmijëve Jetimë

Të lidhura

Pjesë e misionit të NATO-s/ Anija shqiptare u vjen në ndihmë 13 emigrantëve në Egje
Aktualitet

Pjesë e misionit të NATO-s/ Anija shqiptare u vjen në ndihmë 13 emigrantëve në Egje

Në prag të stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”, që pritet të zhvillohet në Shqipëri nën drejtimin e Komandës Evropiane të...

20:01 20/05/2025
Hipertensioni prek të rinjtë, një e treta e 18-vjeçarëve kanë probleme
Aktualitet

Hipertensioni prek të rinjtë, një e treta e 18-vjeçarëve kanë probleme

Hipertensioni po bëhet një problem serioz edhe mes të rinjve, sipas një studimi të fundit që tregon se rreth 31-35%...

19:42 20/05/2025
Para
Skandali te Onkologjiku, grupi i PD kërkon interpelancë me Ramën dhe ministren Koçiu

PD kërkesë urgjente KQZ-së: Mos certifikoni rezultatin nga vota e diasporës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pjesë e misionit të NATO-s/ Anija shqiptare u vjen në ndihmë 13 emigrantëve në Egje

Pjesë e misionit të NATO-s/ Anija shqiptare u vjen në ndihmë 13 emigrantëve në Egje

20:01 20/05/2025
Hipertensioni prek të rinjtë, një e treta e 18-vjeçarëve kanë probleme

Hipertensioni prek të rinjtë, një e treta e 18-vjeçarëve kanë probleme

19:42 20/05/2025
EURO U-17 / Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen e dytë të Grupit A

EURO U-17 / Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen e dytë të Grupit A

19:14 20/05/2025
Skandali te Onkologjiku, grupi i PD kërkon interpelancë me Ramën dhe ministren Koçiu

PD kërkesë urgjente KQZ-së: Mos certifikoni rezultatin nga vota e diasporës

18:58 20/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.