Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sot 26 vjet nga futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

09:42 11/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Sot mbushen 26 vjet nga dita kur forcat ushtarake dhe paramilitare serbe u tërhoqën nga Kosova, duke i dhënë fund pushtimit të dhunshëm dhe hapur rrugën për lirinë.

Tërheqja ndodhi pas rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në terren dhe fushatës 78-ditore të bombardimeve të NATO-s që detyruan Beogradin të nënshkruante kapitullimin më 9 qershor 1999, në Kumanovë.

Marrëveshja e Kumanovës, e firmosur nga komandanti britanik Michael Jackson dhe gjenerali serb Nebojsha Pavkoviq, më pas i dënuar për krime lufte i kërkonte Serbisë të tërhiqte plotësisht të gjitha forcat e saj nga Kosova: ushtrinë, policinë, shërbimet sekrete, rezervistët dhe paramilitarët.

Po ashtu, u përcaktuan dy zona sigurie përreth kufirit me Kosovën: një zonë ajrore 25 km dhe një tokësore 5 km, ku nuk lejohej prania e armatimeve të rënda apo forcave ushtarake, përveç rojeve kufitare.

Më 10 qershor, NATO ndaloi operacionin ajror, pasi Komandanti Suprem, gjenerali Wesley Clark, konfirmoi nisjen e tërheqjes serbe. Presidenti amerikan Bill Clinton, në një deklaratë historike, tha: “Për herë të parë në 79 ditë, qiejt mbi Jugosllavi janë të heshtur… Kemi arritur një fitore për vlerat demokratike dhe një Amerikë më të fortë.”

Dita pasuese, 12 qershor 1999, shënoi hyrjen e trupave të para të KFOR-it në Kosovë. Tankset britanike “Challenger” dhe helikopterët amerikanë “Apache” marshuan në territorin e lirë, duke simbolizuar përfundimisht kapitullimin serb dhe rikthimin e shpresës për shqiptarët e Kosovës.

Krahas forcave të NATO-s, në vend nisi edhe funksionimi i administratës së përkohshme të Kombeve të Bashkuara, që do të udhëhiqte tranzicionin drejt shtetformimit deri në shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Bombardimet e NATO-s të nisura më 24 mars 1999, ishin ndërhyrja e parë e Aleancës pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por u konsideruan si një ndër veprimet më të rëndësishme humanitare të shekullit XX.

Ato ndalën spastrimin etnik, shpëtuan mijëra civilë dhe shënuan një kthesë historike në ndërhyrjen ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Për shqiptarët e mbijetuar, nata mes 11 dhe 12 qershorit do të mbetet përgjithmonë si Dita e Lirisë, momenti kur toka u çlirua nga çizmet e pushtuesit dhe drita e lirisë u rikthye mbi Kosovë.

Etiketa: çlirimi nga pushtimi serbKosoveSot 26 vjet nga futja e NATO-s

Të tjera

Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur
Aktualitet

Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur

Shtypja brutale e protestave antiqeveritare në Iran ka marrë përmasa tronditëse, duke u shndërruar në atë që mjekët e përshkruajnë...

15:06 18/01/2026
“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë
Aktualitet

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

Gëzimi i kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e tij në të ashtuquajturin “Bord i Paqes” u paraqit si një ngjarje...

21:53 17/01/2026
Para
2 orë leje nga puna për faljen e namazit për besimtarët myslimanë

2 orë leje nga puna për faljen e namazit për besimtarët myslimanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur

Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur

15:06 18/01/2026
“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

21:53 17/01/2026
Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku

Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku

14:06 17/01/2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata e Durrësit lë 3 në qeli dhe zbut masat për efektivët

Pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata e Durrësit lë 3 në qeli dhe zbut masat për efektivët

13:39 17/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.