Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Smart City’, nga tender në kërcënim real për qytetarët: korrupsion, kontroll dhe frikë

11:05 13/01/2026
Reading Time: 3 min lexim
Screenshot

Screenshot

Projekti i shumëpërfolur “Smart City” po del gjithnjë e më shumë nga korniza e një aferë financiare dhe po shfaqet si një rrezik serioz për sigurinë, privatësinë dhe liritë themelore të qytetarëve shqiptarë. Debati i ndezur në emisionin Çim Peka Live në Syri TV solli në një linjë të përbashkët analizat dhe denoncimet e disa prej zërave më kritikë të medias, duke e vendosur Smart City-n në qendër të një skeme që përfshin politikën, administratën dhe elementë të botës së krimit.

Analisti Andi Bushati ngriti alarmin se Smart City nuk është thjesht një histori tenderash dhe parash publike, por një mekanizëm që, nëse bie në duar të gabuara, kthehet në një mjet shantazhi dhe kontrolli mbi shoqërinë. Sipas tij, problemi thelbësor është se projekti synonte të kalonte nën kontrollin e Ergys Agasi, një emër që sot lidhet me përgjime dhe fakte për rrëmbime dhe lidhje me krimin e organizuar.

“Imagjino që të dhënat e lëvizjeve tona, të targave, të restoranteve ku hamë, të autostradave që përshkojmë, pra gjithë jeta jonë personale, t’i dorëzohen krimit të organizuar”, tha Bushati.

Ai theksoi se kjo nuk është më vetëm çështje vjedhjeje fondesh publike, por një tentativë për të hyrë në jetën private të qytetarëve. Sipas tij, me këto të dhëna mund të shantazhohet një biznesmen, një gazetar investigativ apo një aktivist i shoqërisë civile, duke e kthyer ndërthurjen krim politikë administratë në një problem sigurie kombëtare.

Në të njëjtën linjë alarmi, analisti Lorenc Vangjeli e cilësoi projektin Smart City si një nga denoncimet më serioze të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, duke theksuar se deklaratat e tij tashmë përbëjnë indicie të mjaftueshme për nisjen e një hetimi penal nga SPAK. Vangjeli nënvizoi se besueshmëria e Ahmetajt është rritur ndjeshëm, pasi tre rrëfimet e tij të mëparshme janë verifikuar në praktikë dhe për një pjesë të tyre kanë nisur hetime konkrete.

Sipas analizës së bërë në studio, në qendër të përplasjes për Smart City qëndron edhe një konflikt brenda vetë kupolës së pushtetit për kontrollin e këtij projekti. U hodhën indicie se figura politike që Ahmetaj nuk e përmendi drejtpërdrejt është ministri i Brendshëm Taulant Balla, ndërsa përplasja mendohet se ka nisur gjatë një vizite në Abu Dabi, ku kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të tjerë të lartë. Sipas diskutimit, gara nuk ishte vetëm kush përfiton financiarisht, por kush merr në dorë kontrollin e një sistemi masiv monitorimi, ku edhe një kamerë e vetme sigurie thuhet se kushton dhjetëra mijëra euro dhe ka kapacitet të ndjekë çdo lëvizje të individëve.

Gazetari Armand Shkullaku e quajti Smart City-n aferën më skandaloze si nga ana financiare ashtu edhe nga ajo e sigurisë kombëtare. Ai theksoi se intervista e katërt e Ahmetajt ishte më e strukturuara dhe më konkrete, me denoncime që mund të verifikohen lehtësisht. Sipas Shkullakut, problemi nuk qëndron vetëm te shifrat marramendëse të shpenzimeve, por te mungesa totale e përgjegjësisë politike dhe rreziku që të dhënat e qytetarëve të bien në duar të papërshtatshme.

“Për mua, më skandalozi nga pikëpamja financiare, por edhe e sigurisë, është Smart City. Janë dhënë 17 milionë euro vetëm për mirëmbajtjen e kamerave për katër vite, kur kamerat janë të reja. Me këto para mirëmbahen rrugë dhe tunele kombëtare. Në fund, do të jenë katër elektricistë që do kontrollojnë nëse punojnë apo jo kamerat”, u shpreh Shkullaku.

Në thelb, të tre analistët bien dakord se Smart City nuk mund të shihet si një projekt modernizimi urban, por si një nyje ku bashkohen korrupsioni, etja për kontroll dhe rreziku për liritë individuale.

Denoncimet e Ahmetajt, të mbështetura nga analiza të detajuara, po e zhvendosin debatin nga “sa para u vodhën” te pyetja shumë më e rëndë: kush do të kontrollojë jetën dhe privatësinë e qytetarëve shqiptarë dhe për çfarë qëllimi. Në këtë kontekst, presioni mbi SPAK për të vepruar po rritet, ndërsa heshtja politike dhe mediatike shihet si pjesë e problemit që e ka lejuar këtë aferë të marrë përmasa kaq të rrezikshme.

Të tjera

“Unë s’do kaloja në tunelin e Llogarasë”, inxhinieri Nazarko ngre alarmin për sigurinë
Aktualitet

“Unë s’do kaloja në tunelin e Llogarasë”, inxhinieri Nazarko ngre alarmin për sigurinë

Inxhinieri Romeo Nazarko, i ftuar në studion e News24, ka shprehur shqetësime serioze mbi sigurinë e infrastrukturës rrugore në Shqipëri...

17:32 12/01/2026
Autor i vjetër, foto dhe krim i njëjtë, vetëm viktima e re: Si u zhvaten 40 mijë euro, kësaj here në emër të Tonin Marinajt
Aktualitet

Autor i vjetër, foto dhe krim i njëjtë, vetëm viktima e re: Si u zhvaten 40 mijë euro, kësaj here në emër të Tonin Marinajt

Rasti i fundit i mashtrimit me 40 mijë euro ndaj biznesmenit shkodran Ilir Rexhvela nuk është një ngjarje e re...

14:53 12/01/2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

‘Smart City’, nga tender në kërcënim real për qytetarët: korrupsion, kontroll dhe frikë

‘Smart City’, nga tender në kërcënim real për qytetarët: korrupsion, kontroll dhe frikë

11:05 13/01/2026
“Unë s’do kaloja në tunelin e Llogarasë”, inxhinieri Nazarko ngre alarmin për sigurinë

“Unë s’do kaloja në tunelin e Llogarasë”, inxhinieri Nazarko ngre alarmin për sigurinë

17:32 12/01/2026
Autor i vjetër, foto dhe krim i njëjtë, vetëm viktima e re: Si u zhvaten 40 mijë euro, kësaj here në emër të Tonin Marinajt

Autor i vjetër, foto dhe krim i njëjtë, vetëm viktima e re: Si u zhvaten 40 mijë euro, kësaj here në emër të Tonin Marinajt

14:53 12/01/2026
PD kallëzon Niko Peleshin për “shpërdorim detyre” për çështjen Balluku

PD kallëzon Niko Peleshin për “shpërdorim detyre” për çështjen Balluku

13:57 12/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.