Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skënder Brataj me tone të ashpra: Koronavirusi ekziston dhe po merr jetë njerëzish! Respektoni këto 5 rregulla

17:56 06/07/2020
Reading Time: 5 min lexim

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj,  një prej mjekëve të prekur me Covid-19 në vendin tonë, ka reaguar me tone të forta dhe i indinjuar, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit dhe rritja e kurbës së infeksioneve apo viktimave.

Përmes një postimi në facebook, shefi i Bratja  i bën apel të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos shkaktojnë konfuzione, pasi koronavirusi është mes nesh, ekziston, infekton dhe merr jetë.

Brataj në mënyrë indirekte i drejtohet çdo qytetari të papërgjegjshëm, që nuk respekton masat, që bëhet burim infektimi për të tjerët, që komenton me fjalë banale me profile false duke hedhur poshtë punën e mjekëve. “Cudia je ti!”, shkruan Brataj.

Duke u bërë thirrje atyre që nuk besojnë, që t’i ndihmojnë personelet shëndetësore që të shpëtojnë jetë, Brataj jep disa këshilla për ata që duan të ruajnë veten dhe të tjerët:

  1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
  2. Mbaj distancën 1.5 metër
  3. Zbato rregullat e higjenës
  4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
  5. Mos e përdor profilin fallco deri sa virusi të ik!

Postimi i plotë

SA HERË DËGJOJMË QË ÇUDIA MË E MADHE ZGJAT TRE DITË!

                              ÇUDI!!

Kjo nuk ndodh me sëmundjet, kjo nuk ndodh me koronavirusin!

Çudia e tij ka gjashtë muaj që ekziston, çudia e tij ka marë shumë njerëz në vorbullën e tij.

Kjo çudi nuk ndodh me të pa fytyrët që fshihen në profile fallco !!

                               Çudia je TI:

Ti që shan në çdo koment

Ti që edukatë nuk ke

Ti që familjen tënde nuk respekton

Ti që fëmijët e tu nuk i edukon

Ti që nuk beson

Ti që përfiton

Ti që i di te gjitha

Ti që nuk do të mbash maskë

Ti që do të shikosh të sëmurët ku janë , sepse sipas teje nuk ekzistojnë!

Ti që nuk beson se ka viktima nga koronavirusi!

Ti që do pushtet

Ti që do fitim

Ti që do liri pa kufizim

Ti që mendon se paguan taksat i vetëm

Ti që proteston

Ti që mendon se çipin do të venë

Ti që virusin shpërndan

Ti që Covid shkakton

Ti që je fshehur pas një  profili FALLCO!

JU LUTEM MOS SHKAKTONI MË KONFUZION!!

Koronavirusi ekziston

Koronavirusi infekton

Koronavirusi sëmur

Koronavirusi mer jetë

Jeta e radhës që do të humbi, mos harro, mund të jetë e jotja

JU LUTEM

Na lini të shpëtojmë jetë njerzish

Na jepni kohë të mposhtim virusin

Na jepni kohë të sqarojmë qytetarët

Na jepni kohë të shërojmë plagët e virusit!!

Nëse doni një fytyrë të vërtetë, një fytyrë ta vendosni te profili juaj ndiqni këshillat e mëposhtme:

1. Doni një titull, studioni dhe merni një diplomë.

2. Doni të jeni profesionist i mire, studioni gjithë jetën.

3. Doni rol drejtues, punoni vazhdimisht në sektorin tuaj, bëhuni ekspert i mirfilltë, bëni master për menaxhim, bëni eksperienca pune brenda dhe jashtë Shqipërisë, tregoni aftësitë tuaja dhe politika ka nevojë për këta njerëz ti vendosë në role drejtuese.

4. Doni rol drejtues, futuni në politik dhe zbatoni pikën 1.

Doni të jeni gjithollog, kritik, i lirë, mendimtar i shthurur që mund të thoni çfar të doni, të shani si të doni dhe kë të doni? Është shumë e thjeshtë, ju lejohet se askush nuk ju ndalon!

Bëni atë që keni bërë deri tani, një profil fallco, fshihuni si struci, villni sa të doni, përdorni fjalorin që doni!

POR MOS MENDONI SE JENI TË PA PREKSHËM, KARAKTERIN TUAJ DO TË MARIN FËMIJËT TUAJ, FRUSTACIONET TUAJA DO TI BËJNË PASURI TË TYRE PËR GJITHË JETËN, KY DO TË JETË INVESTIMI I JETËS JUAJ, KY DO TË JETË SHPËRBLIMI I JETËS SUAJ!

Komentet e tua i shikon familja ime, i shikon fëmija im, i shikojnë miqtë e mi, shokët e mi, të njohurit e mi! Askush nga ata nuk ndryshon mendim, sepse më njohin, askujt prej tyre ti  nuk i shkakton dot ÇUDI!

Çudia je ti që do të çuditesh me familjen dhe fëmijët e tu!

Prandaj për të ruajtur veten dhe familjen tënde ndiq këto pesë këshilla:

1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura

2. Mbaj distancën 1.5 metër

3. Zbato rregullat e higjenës

4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla

5. Mos e përdor profilin fallco deri sa virusi të ik!

                     JU LUTEM

Dr.Skender Brataj

Të lidhura

Shuhet në moshën 114 vjeçare vrapuesi më i vjetër i maratonës në histori
Bota

Shuhet në moshën 114 vjeçare vrapuesi më i vjetër i maratonës në histori

Fauja Singh, i njohur si maratonisti më i moshuar në botë, ka ndërruar jetë në moshën 114-vjeçare pas një aksidenti...

19:00 15/07/2025
“Kupon për bidonin?”/ Shitësi ambulant i qumështit përballet me ligjin pas 25 vitesh punë
Aktualitet

“Kupon për bidonin?”/ Shitësi ambulant i qumështit përballet me ligjin pas 25 vitesh punë

Në Bulgarec të Korçës, vendimi i qeverisë për sekuestrimin e mallrave që shiten pa kupon tatimor po shkakton pasiguri dhe...

18:28 15/07/2025
Para

Ekspertja e turizmit Xhamani: Mos e shisni Shalën për 25 mijë lekë të vjetra se e shqyet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shuhet në moshën 114 vjeçare vrapuesi më i vjetër i maratonës në histori

Shuhet në moshën 114 vjeçare vrapuesi më i vjetër i maratonës në histori

19:00 15/07/2025
“Kupon për bidonin?”/ Shitësi ambulant i qumështit përballet me ligjin pas 25 vitesh punë

“Kupon për bidonin?”/ Shitësi ambulant i qumështit përballet me ligjin pas 25 vitesh punë

18:28 15/07/2025
Prokuroria kërkon dënim me burgim për të miturin që dyshohet se vrau policin në Kosovë

Prokuroria kërkon dënim me burgim për të miturin që dyshohet se vrau policin në Kosovë

18:07 15/07/2025
Merr flakë autobusi në aksin Kardhiq-Delvinë, detajet e para

Merr flakë autobusi në aksin Kardhiq-Delvinë, detajet e para

17:42 15/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.