Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skenar për inceneratorin? Fusha e mbetjeve urbane në Vlorë përfshihet nga flakët

14:39 04/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Fusha e mbetjeve urbane në Vlorë është përfshirë nga flakët, duke u kthyer në një alarm mjedisor. Flakët kanë nisur që prej orës 7:30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Në një prononcim për mediat kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka deklaruar se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa shtoi se Landfilldi i Sheristës do ta zgjidhë çështjen.

“Masakër mund ta quanin 20 vjet që digjeshin plehrat dhe askush nuk ngrinte zërin, ndërsa sot mund ta quajmë një incident, policia po gjen shkaktarët, thuhet e qëllimshme, këtu për t’u përballur me këtë situatë për të cilën jam e sigurt se do e fitojmë, duke u përpjekur maksimalisht me zjarrfikëset që po punojnë. Landifili i Sheristës do zgjidhë çështjen kaq të nxehtë të trajtimit të mbetjeve në Vlorë, pavarësisht pengesave në horizont ekziston fryma pozitive. Që t’i vë gishtin dikujt, këtë ta gjejnë organet e policisë së Shtetit, ka qenë premtimi i parë për një plagë që e ka pasur qyteti, që po rikthehet në memorien e qytetarëve”, tha Leli.

Ndërkohë, banorët kanë hedhur akuza se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë punonjësit e fushës së mbetjeve.

Ky rast nuk është i pari e as i vetmi, pasi një situatë e ngjashme me atë që po ndodh në Vlorë ishte edhe në Fier, Patos e Lushnjë.

Kujtojmë që në Fier flakët e mbetjeve në fushën urbane shkaktuan një ndotje të madhe dhe një re e madhe tymi mbuloi qytetin për disa ditë, duke vështirësuar jetën e përditshme të banorëve. Edhe në Lushnjë u përsërit e njëjta situatë, ku tymi mbuloi zonën dhe një erë e keqe përfshiu kryesisht lagjen “18 Tetori” të qytetit.

Ndërkohë, pas djegies së mbeturinave në Fier, zyrtarët vendor nisën bisedimet me përfaqësuesit e inceneratorit. E gjitha me qëllimin e përshpejtimit të procedurave për aktivizimin e inceneratorit, që kishte mbetur i harruar prej kohësh.

Nuk dihet nëse edhe në Vlorë është i njëjti skenar, por kujtojmë se disa ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u kërkua që të diskutohej për shtimin e punonjësve në landfill. Kjo është një pikë kontraktuale (e përcaktuar në kontratën e bashkëpunimit mes qeverisë Gjermane dhe Bashkisë së Vlorës), me qëllimin që landfilli të fillojë punën.

Por Këshilli Bashkiak i Vlorës as që ka pranuar ta hedh në votim këtë çështje. Bashkia e Vlorës ka kontratë me Ministrinë e Financave dhe KVF gjermane për ndërtimin dhe vendosjen në funksion të Landfillit të Vlorës (në disa faza). Sipas kontratës, është bashkia ajo që i mbulon pagat e punëtorëve. Që në muajin prill, qeveria gjermane ka kërkuar shtim të numrit të punonjësve me qëllim trajnimin e tyre. Vendimi për këtë çështje u shty për shkak të pandemisë.

Për ndërtimin e landfillit është marrë kredi nga bankës gjermane KfW. Tenderi për ndërtimin e tij kapte vlerën 9.8 milionë euro.

Qeveria ka marrë 21 milionë euro financim, një kredi me vlerë 12,5 milionë euro nga Banka Federale Gjermane (KFW), si dhe dy grante të jashtme me vlerë 7,5 dhe 1,3 milionë euro ndërtimin e landfillit dhe përpunimin e ujrave të zeza të Vlorës. Kujtojmë që tenderi u fitua nga Intergrated Technology Services. Kompania është në pronësi të Klodian Zotos, i cili ka monopolin e ineneratorëve dhe landfilleve në vend.

 

 

Etiketa: inceneratorimbetjet urbanevlorezjarr

Të lidhura

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të zonës historike të Vlorës, duke shkaktuar panik mes...

18:02 06/06/2025
Para
Paralajmërimi i Ramës për krizë energjetike, ja mesazhi që u dërgon Basha deputetëve të opozitës

Paralajmërimi i Ramës për krizë energjetike, ja mesazhi që u dërgon Basha deputetëve të opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

18:02 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.