Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Skavica aferë korruptive”, Berisha prezanton kandidatin Ismail Uka: Çdo shqiptar me votën e vetë, vendos fatin e Shqipërisë

13:37 01/04/2023
Reading Time: 3 min lexim

Ish kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Dibër Ismail Uka.

Berisha tha se më 14 maj do të vendosin pluralzimin në vend. Ai tha se Uka është kandidati i lirisë, i zgjedhur nga vetë demokratët.

Berisha, deklaroi nga Dibra se në pushtet është një sekt që vjedh në mënyrën më abuzive të mundshme.

“Zgjedhjet me 14 maj janë zgjedhje për rivendosjen e pluralizmit, në të cilat ne demokratët, sollëm në Shqipëri pluralizmin, por në vitin 2019, ne u bëmë bashkëautorë në rrënimin e pluralizmit, bojkotuam zgjedhjet lokale në një gabim historik, në një gabim të pafalshëm. Ndaj na duhet të punojmë dyfish, na duhet të punojmë ditë e natë.

Më 14 maj kemi një shans të madh të jetës sonë, të ndahemi nga një grup hajdutësh, nga një organizatë kriminale që përdor paratë tuaja në mënyrën më abuzive, që vetëm vjedh. Ky sistem sot është sistemi i vjedhjes universale të qytetarëve në çdo gjë.

Çdo qytetar sot merr 30 përqind më pak se në vitin 2013. Nga vjet deri sivjet, statistikat tregojnë se çmimet e ushqimeve janë rritur me 12 përqind brenda një viti. Pra, rrogat sot, pensionet sot janë më të ulëtat në Ballkan, 30 deri në 40 përqind më të ulëta se në Kosovë.

U desh të vijnë zgjedhjet, që të fillojë lojën cinike Edi Rama, njeri pa ndjenja se do bëj rrogën mesatare 900 euro dhe do u japë 5 mijë lekë pensionistëve. Pensionistëve duhet t’u dyfishosh pensionin. Albin Kurti ua rriti pensionet me 100 euro në muaj vetëm për shkak të rritjes së çmimeve. Rrogëtarëve ua rriti të gjithëve, studentëve u dha nga 120 euro.

Kurse ky, pasi u rritën çmimet, u krijuan 520 milionë euro më shumë, ia ktheu vetes me klientelën e tij. Ia dha klientelës për rrugë. Vjedhin sepse ndërtojnë rrugën me 24 milionë euro, në një kohë kur ajo në gjithë Europën ndërtohet me 2 deri në 3 milionë euro. Vjedhin sepse ndërtojnë shkollën me 6 milionë euro, në një kohë kur shkolla në Berlin, Paris dhe kudo, ndërtohet me 700 mijë euro.

Vjedhin sepse deklaron sikur shqiptarët të jenë njerëz primitivë, u thotë se ka mbjellë 1 milion pemë në Tiranë. 1 milion pemë janë një pyll 600 hektarë minimumi, po në kushte minimale 900 hektarë.

Ua thotë sepse vjedh me fidane, sepse faturon 1 milion fidane, këta nuk kanë asnjë skrupull. Sepse 61 përqind të fondit të të ardhurave i paguajnë rroga për militantët,” tha Berisha.

“Çdo socialist duhet të bashkohet sot me ne, sepse pluralizmi është jetik për liritë tona. Duhet të bashkohen me ne, se kjo vjedhje që u bëhet shqiptarëve, nuk i bëhet asnjë kombi në botë.

Ai del e thotë se mbolla 1 milionë pemë. Harron se edhe një fëmijë i klasës së tretë mund të bëjë llogaritjet që ka vjedhur 600 hektarë. Nuk kanë cipë, nuk kanë asgjë.

Nisën Rrugën e Arbrit? Ku është? E lamë gati me financim e çdo gjë. Por këta ndoqën projektin e vjetër. Në projektin e vjetër, tuneli i Murrizit nuk mund të shpohej aty.

Ndaj ju ftoj të bashkohemi më 14 maj se janë zgjedhjet e jetës sonë. Kurrë vota jonë, vullneti ynë nuk ka pasur një vlerë më të madhe, një peshë më të madhe,” tha Berisha.

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
Arrestohet 52-vjeçari në Shkodër me armë dhe municion me vete, ja çfarë skeme përdorte për t’i shpëtuar policisë

Arrestohet 52-vjeçari në Shkodër me armë dhe municion me vete, ja çfarë skeme përdorte për t’i shpëtuar policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.