Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali TIMS/ Dosja e drejtorit të IT: Urdhëroi fshirjen e kamerave

21:26 10/04/2024
Reading Time: 3 min lexim

Detaje të reja janë zbardhur një ditë pas ‘arrestit në shtëpi’ të drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muçës. Rezulton se drejtori Ervin Muça në panik e sipër, kërkoi të fshijë edhe pamjet filmike të kamerave të ambienteve të Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, me qëllim që të mos dalloheshin personat që ai kishte marrë nga jashtë për të eksportuar bazën e të dhënave të sistemit TIMS. Gjithashtu në raportin sekret të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore thuhet se nga pamjet filmike ka rezultuar se më datë 2 Gusht 2023 në orën 17:45 në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit kanë hyrë Besjon Tanuzi, Drejtor i Drejtorisë së Sistemeve, si dhe shtetasi i identifikuar si Klodian Mazari, me detyrë përgjegjës sektori në AKSHI, pranë QKB.

“Drejtori Ervin Muça kërkoi gjithashtu të kontaktojë me nxitim personin përgjegjës për kamerat e ambienteve ku u krye eksportimi nga personat e panjohur, por për momentin ky person nuk i është përgjigjur. Kjo që ka ndodhur është një grabitje e të dhënave policore nga një person që nuk ka as një muaj në punë, dhe po kështu as certifikatë sigurie. I emëruar me fshehtësinë më të madhe për të marrë të dhënat e informacionit sekret policor ashtu siç bëri në Tatime. Ku po kështu ky person deri para një muaji ishte drejtor i IT te Kadastra, ku ka vjedhur të gjithë databazën e pasurive hipotekore të shqiptarëve nën pretekstin e kadastrës dixhitale”, thuhet në denoncim.

Ky denoncim vendosi në lëvizje edhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pranë Departamenti të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Më tej Prokuroria ka zbuluar faktin se Ervin Muça ka fshehur detaje të të shkuarës së tij në Itali.

“Personi nën hetim, sipas shkresës nr. 3041/1 prot, datë 08.01.2024 të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, rezulton se në datë 23.10.2007 në Itali është raportuar si përgjegjës për veprat penale të dokumenteve false kryer nga persona privatë dhe përdorimin e një akti të rremë. Në datë 09.09.2008 shtetasit E. M. i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes së qëndrimit të marrë nga shtabi i policisë në Bari”,-thuhet në dosjen, e siguruar në emisionin Shënjestër në News 24.

Në bazë të verifikimeve të mëtejshme, rezulton se këta shtetas, kanë hyrë në ambientet e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit, duke përdorur kartën hyrëse të njërës prej punonjësve të institucionit. Dhe më tej po këta persona janë parë të futen në zyrën e specialistëve për të dalë nga aty rreth mesnatës. Për të fshehur gjurmët apo për arsye të tjera, fakt është që drejtori Ervin Muça për të hyrë e dalë nga institucioni ka përdorur kartën e një prej punonjëseve të tij. Referuar pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, del se Drejtori i Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça dhe Drejtori i Drejtorisë së Sistemeve DTI, Besjon Tanuzi kanë hyrë dhe kanë dalë nga institucioni disa herë.

“Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se në orën 23:52 nga zyra kanë dalë shtetasi Klodian Mazari dhe A. V. Të dy janë ngjitur në katin e dytë. Në orën 23:54 nga zyrat e DTI, ka dalë punonjësja A.V dhe më pas në orën 00:19 të datës 3 Gusht 2023 kanë zbritur nga kati i dytë dhe dalin jashtë drejtori i DTI Ervin Muça dhe shtetasi Klodian Mazari. Rezulton se Ervin Muça ka dalë nga institucioni në orën 23:01. Ai ka përdorur kodin e një vartëseje të tij në sistemin e hyrjeve daljeve. 15 minuta më vonë, ai ka hyrë sërish në institucion duke përdorur kodin e vartëses. Zyrtarja deklaroi se kodin e hyrjes ia kishte dhënë drejtorit Besjon Tanuzi dhe jo eprorit Ervin Muça,“-thuhet në dosje.

Një nga elementët e provës që grupi hetues siguroi ishte edhe Hard Disku që u përdor për të eksportuar materialet nga sistemi TIMS, aty ku edhe u evidentuan edhe gjurmët e back up-it të kryer në Hard Diskun e jashtëm të përdorur nga drejtori Ervin Muça dhe personat që ai kishte thirrur në ndihmë si edhe intervalet kohore kur ishte bërë ndërhyrja në server. Për të aksesuar në server ishte përdorur një kompjuter dhe përmes tij do të kopjoheshin të dhënat në Hard Disk.

Etiketa: Ervin muço

Të lidhura

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Para
BE-ja miraton reformën e madhe për migrimin

BE-ja miraton reformën e madhe për migrimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.