Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali te “Shefqet Ndroqi”/ Sanitarja Tire Alldervishi, fytyra e vërtetë e sistemit tonë shëndetësor!

23:01 14/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Pas denoncimit në emisionin “Stop”, të një skandali dhe fenomeni të shëmtuar të korrupsionit në spitalet tona, pra zhvatjen e mbi 8 milionë lekëve nga sanitarja Tire Alldervishi, të vajzës së një pacienteje e cila po lëngonte në shtrat nga covid-19 në Spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, “indinjoi” shumë opinionin publik.

E vërteta është që të gjithë ne e dinim se çfarë ndodh në hollet e korridoret e spitaleve në Shqipëri, ku të gjithë zinxhirit të stafit mjekësor deri te sanitarët, duhet t’i “daravitësh” që të arrish të dalësh nga halli që të ka zënë.

Mirëpo dhënia e masës me burg nga Gjykata e Tiranës për sanitaren, në të vërtetë është thjesht kurbani i radhës për të shuar indinjatën qytetare, dhe për të krijuar fasadën që sistemi në fakt nuk është ashtu.

Prokuroria e Tiranës ka nisur gjithashtu hetimet për këtë rast, ku dyshohet që sanitarja nuk ishte e vetme në këtë skemë mashtrimi çnjerëzore ku luhej me jetën e pacientëve, por mund të ketë qenë edhe një ndërmjetëse (seksere). Pra dyshohet që ka edhe persona të tjerë, bluza tw bardha pas saj.

Gjatë mbrëmjes së sotme, kryeministri Rama në një emision televiziv në prime time, e “kryqëzoi” sanitaren, duke e quajtur atë fytyrë të pështirë dhe se ai vet ndihej mirë tashmë që ajo gjendej pas hekurave.

“Kjo është një gjë e pështirë, një verem që nuk kapërdihet. Por jam ndjerë mirë vetëm për faktin që një përsonazh kaq i përshtirë është arrestuar dhe sot gjendet prapa hekurave”, u shpreh kryeministri për sanitaren.

Mirëpo kjo deklaratë duket si kurbani i radhës nga kryeministri, i cili mundohet të bëjë me një përpjekje të mundimshme për të vërtetuar të pamundurën, që ky është një rast sporadik dhe jo fenomeni i korrupsionit të gjithë zinxhirit e sistemit shëndetësor dhe jo vetëm.

Ndërkohë janë zbardhur ditën e sotme edhe pjesë nga dosja e Prokurorisë së Tiranës, lidhur me rastin e ish-sanitares Tire Dervishi, e cila akuzohet për “Mashtrim”, pasi i mori mbi 8 milionë lekë vajzës së pacientes së ndjerë.

Sipas dëshmisë në prokurori, vajza e pacientes së ndjerë e cila ndërroi jetë nga covid-19 në spitalin Covid 2, ka deklaruar se mamasë së saj gjatë kohës që ka qenë e shtruar nuk i është bërë shërbimi i duhur nga ana e personelit.

Vajza është shprehur se ajo e ka marrë nënën e saj nga morgu pasi nuk u interesua askush që ta varroste dhe shpenzimet e funeralit i ka hequr vetë edhe pse duhej të bëhej nga shteti.

Si përfundim, korrupsioni ka arritur të depërtojë në palcë dhe të tjetërsojë qytetarin, duke e katandisur atë që për hir të përfitimit të zhvlerësojë gjënë më të shtrenjtë jetën. Mesa duket Tire Alldervishi është realisht fytyra e vërtetë e gjithë sistemit shëndetësor të vjetër, i cili medoemos duhet të shembet./Gazetareforma.com/

Etiketa: korrupsioniSistemi shendetesorTire Alldervishi

Të tjera

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi
Aktualitet

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi

Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke treguar mungesë të theksuar stabiliteti...

13:20 05/02/2026
Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki

Përmbytjet që goditën fshatrat e Sukthit dhe detyruan evakuimin e banorëve kanë vënë nën hetim të drejtpërdrejtë Bashkia Durrës. Prokuroria...

12:51 05/02/2026
Para

Rikthimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe, ja kushtet që duhet të plotësojnë pasagjerët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi

13:20 05/02/2026
Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki

12:51 05/02/2026
U shuan duke pritur darkën që nuk e hëngrën kurrë, tragjedia e rrjedhjes së gazit që shoi familjen shqiptare në Itali

U shuan duke pritur darkën që nuk e hëngrën kurrë, tragjedia e rrjedhjes së gazit që shoi familjen shqiptare në Itali

12:25 05/02/2026
Banorët e Velipojës zhvendosin protestën në Tiranë, para SPAK: Kërkojmë pronat tona

Banorët e Velipojës zhvendosin protestën në Tiranë, para SPAK: Kërkojmë pronat tona

11:48 05/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.