Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SKANDALI/ Skema piramidale TXEX mashtron mbi 6 mijë shqiptarë: Humbin miliona dollarë, policia ende nuk reagon

14:41 27/08/2025
Reading Time: 3 min lexim

Një skemë mashtruese investimesh, e fshehur pas emrit “TXEX”, po godet mijëra qytetarë shqiptarë duke u marrë kursimet e jetës përmes një platforme të rreme kriptovalutash që operon pa asnjë licencë dhe jashtë çdo kontrolli ligjor.

Sipas denoncimeve të shumta, më shumë se 6000 shqiptarë kanë rënë pre e kësaj skeme, me humbje që kapin shifrën mbi 5 milionë dollarë. TXEX paraqitet si aplikacion investimi në kriptovaluta, por në realitet është një mashtrim i sofistikuar që shfrytëzon rrjetet sociale, duke përhapur reklama joshëse në TikTok, Instagram, Telegram dhe WhatsApp.

Individë anonimë prezantohen si “ekspertë tregu” apo “mentorë financiarë” dhe ftojnë përdoruesit në grupe të simuluara ku paraqiten fitime false dhe komente të fabrikuara. Viktimat nisen duke investuar shuma të vogla përmes platformave reale si Binance, por më pas fondet u transferohen tek TXEX, ku fillon mashtrimi.

Në aplikacion, përdoruesit shohin fitime të përditshme të rreme. Por sapo kërkojnë tërheqjen e tyre, iu kërkohet një tarifë shtesë prej 400 dollarësh për “verifikim” ose “shpenzime”. Pasi paguajnë, llogaritë bllokohen dhe komunikimi me administratorët ndërpritet. Përveç humbjes së parave, shumë qytetarë raportojnë se iu janë kërkuar edhe dokumente personale si ID dhe foto, duke ngritur alarmin për keqpërdorim të të dhënave.

Disa viktima kanë humbur deri në 5000 euro, ndërsa të tjera kanë marrë borxhe për të investuar, të bindur nga tërheqjet fillestare të vogla që i jepnin besueshmëri platformës.

Më 17 prill 2025, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Zelandës së Re (FMA) e shpalli TXEX si mashtrim financiar, duke e lidhur me një rrjet ndërkombëtar të njohur si “2139 Exchange”, i cili ka operuar në Azi dhe Afrikë. Platforma përdor të njëjtat taktika, ndërsa disa denoncues thonë se administratorët lokalë janë nga Lezha.

Në Shqipëri, TXEX nuk figuron në QKB, nuk ka licencë nga Banka e Shqipërisë apo Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe nuk ka asnjë adresë zyrtare. Megjithatë, skema vazhdon të funksionojë përmes komunikimit në shqip dhe grupeve të dedikuara për tregun vendas.

Denoncimet e qytetarëve janë të shumta dhe të ngjashme: fillimisht fitimet dukeshin reale, më pas u kërkua tarifa prej 400 dollarësh dhe më pas llogaritë u mbyllën. Disa raportohet se kanë dorëzuar të dhënat e kartës së identitetit, duke e rritur rrezikun për mashtrime të tjera.

Edhe deputeti Erion Braçe ka ngritur publikisht alarmin, duke thënë se vetëm në Divjakë janë mbi 1000 persona të prekur dhe se skema po shtrihet edhe në Lushnje. Ai bën apel që qytetarët të dalin menjëherë nga platforma dhe të denoncojnë në polici: “Dilni sa më shpejt nga kjo piramidë dhe dorëzoni telefonin tuaj që hetuesit të kenë mundësi të ndjekin përgjegjësit përmes rrjedhjes së parave.”

Përmasat e kësaj skeme mashtruese janë alarmante: mijëra qytetarë kanë humbur kursimet, disa paratë e marra borxh, duke rënë pre e manipulimit psikologjik, profileve false dhe teknologjisë deepfake.

Ndërkohë, institucionet shqiptare mbeten në heshtje, duke mos marrë ende masa konkrete ndaj një mashtrimi që ka përfshirë mbi 6 mijë qytetarë dhe miliona dollarë të humbur.

Ky është një rast që kërkon reagim urgjent dhe ndërhyrje të menjëhershme të autoriteteve, për të mbrojtur qytetarët nga humbje të tjera dhe për të ndëshkuar organizatorët e kësaj skeme piramidale.

Etiketa: mashtrimskeme piramidaletxex

Të tjera

“Pse budalla është Rama, u dogj njëherë nga zv. Kryeministri”/ Koha kur ministrat nuk do të shkojnë më në SPAK
Aktualitet

“Pse budalla është Rama, u dogj njëherë nga zv. Kryeministri”/ Koha kur ministrat nuk do të shkojnë më në SPAK

Avokati dhe kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, ka bërë një deklaratë të ashpër në rrjetet sociale, ku...

15:07 27/08/2025
Gjykata e Sarandës lë në burg 23-vjeçarin që vrau dy motrat Dhimaku
Aktualitet

Gjykata e Sarandës lë në burg 23-vjeçarin që vrau dy motrat Dhimaku

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 23-vjeçarin Kevi Norra, i akuzuar për aksidentin e...

13:52 27/08/2025
Para
“Pse budalla është Rama, u dogj njëherë nga zv. Kryeministri”/ Koha kur ministrat nuk do të shkojnë më në SPAK

"Pse budalla është Rama, u dogj njëherë nga zv. Kryeministri"/ Koha kur ministrat nuk do të shkojnë më në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Pse budalla është Rama, u dogj njëherë nga zv. Kryeministri”/ Koha kur ministrat nuk do të shkojnë më në SPAK

“Pse budalla është Rama, u dogj njëherë nga zv. Kryeministri”/ Koha kur ministrat nuk do të shkojnë më në SPAK

15:07 27/08/2025
SKANDALI/ Skema piramidale TXEX mashtron mbi 6 mijë shqiptarë: Humbin miliona dollarë, policia ende nuk reagon

SKANDALI/ Skema piramidale TXEX mashtron mbi 6 mijë shqiptarë: Humbin miliona dollarë, policia ende nuk reagon

14:41 27/08/2025
Gjykata e Sarandës lë në burg 23-vjeçarin që vrau dy motrat Dhimaku

Gjykata e Sarandës lë në burg 23-vjeçarin që vrau dy motrat Dhimaku

13:52 27/08/2025
Dorëheqje në qeveri pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar Kuvendi, largohet ministri i Mjedisit

Dorëheqje në qeveri pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar Kuvendi, largohet ministri i Mjedisit

11:52 27/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.