Pas tensioneve të krijuara midis kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe kreut të FSHF-së, Armand Duka, mbrëmjen e djeshme u vendos Tritol në shtëpinë e presidentit të FSHF, në qytetin e Durrësit.
Kjo ngjarje vjen menjëherë pas sulmeve midis tyre ku në mesditë forcat e policisë shkuan te biznesi i familjes Duka me urdhër të Ramës dhe Veliajt, dhe në darkë shtëpia e Dukës përfundoi në shpërthim.
Kujtojmë se tensionet ishin të forta nga ana e “Lali Erit”, ku në një takim që ka pasur me disa prej anëtarëve të shoqatës Tirana, kryebashkiaku ka përdorur një fjalor banal ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo shihet në audiopërgjimin e publikuar nga FSHF, ku del në pah fytyra e vërtetë e Erion Veliajt, me shprehjet: “Do shkojmë tek Federata shqiptare e Futbollit për ti bërë sh*rrën. Jo Uefa e Fifa të zbresë por sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time.Futbolli është i vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë në kontroll.”
Në audiopërgjim, Veliaj i drejtohet kryetarit të Shoqatës së Tiranës, Sulejman Memës duke vazhduar me fjalor banal, teksa kërkon që të mbështetet kandidatura e Eduard Prodanit.
“Po mirë mor Sul që qesh me mu. Si ka mundësi që ju ka marrë dinjtetin, burrërinë. Si mund të presë robi k… e të sillet si rrotë k… ndërkohë që është njeri i futbollit ka luajtur gjithë jetën futboll. Ne nuk jemi kurva që fshihemi. Ne jemi burra. E 40 burra do shkojmë aty për ti bërë sh*rrën.Jam kryetar bashkie dua ta kontrolloj unë futbollin. Shtëpinë time.”
Audiopërgjimi
Edhe pas fjalorit dhe nxjerrjes në shesh të fytyrës së vërtetë të “Lali Erit”, disa media kanë treguar indiferentizëm dhe disa të tjera kanë treguar “bujari” duke i dhënë mundësi të tregojë se nuk ka faj. Pra tregojnë hapur se janë të lidhura politikisht e të varura ekonomikisht. Disa me sponsora e disa me punë të siguruara nga bashkia duke përdorur taksat tona si qytetarë për të qëndruar e rritur pushtetin e tyre.
Pas nxjerrjes së audiopërgjimit nga FSHF, në darkë shpërthen shtëpia e Dukës, në formë paralajmërimi apo kërcënimi kjo kuptohet qartë nga mesazhi i dërguar ditë më parë në telefonin e kreut FSHF-së Armand Duka, i cili në një prononcim për emisionin “Opinion” publikoi mesazhin kërcënues për jetën, ku i kërkohej të jepte dorëheqjen nga kreu i FSHF ose do e vriste me armë.
“Ti luan me dy standarde, ti kur luan me lekët tona për 24 orë jep dorëherqjen ose 60 plumba i ke në kokë o kur** se betimi u bë i pakthyeshëm.”
I ktheva një përgjigje që mjafton dhe me një por nuk shkonte. Bëra një hetim vetë ishte një numër që është përdorur vetëm njëherë dhe është karikuar në një dyqan këtu në Durrës. Ka një emër dhe ka 1000 mijë numra. E kisha harruar këtë se kam pasur ngjarje. Emri i tij ishte Sabian Rrapushi. Në polici nuk e kam denoncuar, se nuk kisha ndonjë shpresë se policia do bëj ndonjë gjë. Dhe tani këto 30 polica nuk do bëjnë ndonjë gjë, autori bredh me kalë si te “Pylli i Lirisë”, tha Duka.
Po si mundet një punonjës administrate, si Erion Veliaj i cili parimisht duhet të edukojë e të mësojë popullin, e jo t’i shtyjë drejt fjalorit banal,dhunës e kërcënimeve jetësore, të ndërmarri hapa të tillë, me sulme e kërcënime të pandalshme ndaj kreut të FSHF-së?, duke motivuar palë të tjera për të marrë shembullin e “mirë” të kryebashkiakut Veliaj e duke shtyrë në këtë mënyrë të tjerë drejt dhunës e kërcënimeve që nuk ndalojnë në vendin tonë pikërisht nga shembujt e marrë nga pushtetarët tanë.
Por mos të harrojmë që skandalet nuk kanë të mbaruar!
I ftuar në emisionin “Opinion” nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku i njohur jo më kot si nënkryetari i “skandaleve” si skandali i akomodimit në Hotelin “Alma Barcelonë”, me çmim 908 euro nata, e të tjera që po të nisim me të numëruar nuk kanë të mbaruar, Mazniku tregoi hapur që nuk e njeh termin e zbatimit të ligjit.
Ky term nuk njihet nga Mazniku e vetë bashkia, pasi e ka thyer me mijëra herë.
Ai pohon me gojën plot duke thënë se ligjin për sportin do ta zbatojë kur ta shohë ai të arsyeshme!