Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali në Vlorë: Porti i shkon Manes, stadiumi Idrizit/ Atird Hoxha rrëzon me akuza Ermal Dredhën, por kullat miratohen

15:00 19/08/2025
Reading Time: 3 min lexim

Skandalet urbanistike me kullat shumëkatëshe kanë mbërritur edhe në Vlorë. Mes debatesh të forta, Këshilli Bashkiak miratoi projektin për ndërtimin e një kompleksi gjigant në vend të stadiumit “Flamurtari”, Pallatit të Sportit dhe hapësirave përreth, ku vendin kryesor do ta zënë kullat e larta dhe qindra mijëra metra katrorë ndërtime për banim e shërbime. Projekti, i ngjashëm me atë të “Arenës Kombëtare” në Tiranë, do të sjellë shembjen e infrastrukturës ekzistuese dhe zhvendosjen e Pallatit të Sportit në një tjetër zonë. Në plan përfshihet edhe një parkim prej 6 mijë metrash katrorë dhe një kompleks i ri me 200 mijë metra ndërtim.

Në seancën e djeshme, opozita në Këshillin Bashkiak akuzoi hapur kryetarin e bashkisë Ermal Dredha dhe qeverinë socialiste se po i japin pasuritë publike privatit, konkretisht biznesmenit Sinan Idrizi. Përfaqësuesi i PD-së në këshill, Atird Hoxha, e “mbyti” me pyetje e akuza kryebashkiakun, duke e cilësuar projektin si një tjetër grabitje të hapësirave publike nga oligarkët pranë pushtetit.

“Portin e Vlorës ja dhatë Samir Manes, atë atje do t’ja japësh Sinan Idrizit me shokët e tij turq. Ngeli Vlora pa port o Ermal, je kryetar i Bashkisë, të na vijë turp të gjithëve! Erdha me familjen u ktheva nga Italia, është skandal nuk ke ku të kalosh. Të vjen zor të futesh në qytet! Porta hyrëse e qytetit, porti i Vlorës është në mënyrë skandaloze. E ka marrë Samiri me Geront Celën, atë 60 mijë metra katror dhe bëjnë sikur janë pronarët. Ore zotëri, ti e ke marrë për ta investuar. Ta fali shteti? Po lëre të paktën hapësirën ku të kalojnë njerëzit. Ato kabinat, kolibet e policëve se s’janë as kabina më, të zhytura në ujë. Eshtë skandal për ne! Kërkojmë ne të jemi qytet turistik!” – deklaroi Hoxha.

Ai kujtoi edhe skemën e stadiumit “Air Albania” në Tiranë, duke akuzuar qeverinë për riciklim të të njëjtit model ku pasuria publike i jepet privatit në këmbim të një fushe futbolli, ndërsa fitimet marramendëse shkojnë tek ndërtuesit.

“Në Arenën Kombëtare është përdorur e njëjta skemë zoti Dredha. Sipërfaqja që ishte Arena Kombëtare, ish-stadiumi Qemal Stafa, u dha privatit. Privati ndërtoi stadiumin, i jep FSHF-së fushën dhe shkallët e stadiumit dhe gjithë pjesa tregtare, bashkë me kullën-hotel janë të privatit. Po gjithë sipërfaqja që ka marrë, sa është në krahasim me atë që ti do bësh marrëveshje? Dhe këtu ty të kanë specifikuar, thotë 30 mijë metra është stadiumi. E kanë fjalën për shkallët? 6000 metra thotë Pallati i Sportit. Atë që do prishin që do bëjnë kullë këta zotërinjtë, do ta bëjë një tjetër atje te pishina ku është sot pishina e Flamurtarit, që thoni ju ka degraduar” – vijoi ai.

Më tej, kreu i PD-së Vlorë i kujtoi socialistëve se degradi i infrastrukturës sportive është pasojë e keqmenaxhimit të tyre. “Mos thoni ishte i degraduar Pallati i Sportit. Zotëri keni 30 vjet, Partia Socialiste që menaxhon qytetin bashkë me Pallatin e Sportit. Nëse ka degraduar është përgjegjësia juaj. E jotja si kryetar bashkie, e Dritan Nelit, e Shpëtim Gjikës etj. me radhë. E keni menaxhuar ju qytetin. Nëse ka degraduar stadiumi, e keni fajin ju. E ka fajin ai që e menaxhon”.

Hoxha e akuzoi drejtpërdrejt Sinan Idrizin për ndërtimet e paligjshme pranë stadiumit, duke e quajtur “njeriun që ka vënë nën kontroll qytetin”.

“Po bën ndërtime ai atje. Qytetarët venë në burg për një tendë, unë s’e marr vesh, kaq frikë keni ju nga ky njeriu? Po dërgoji UMT-në, Policinë Bashkiake. Si bëhen këto ndërtimet? Te ky zotëria po bëhen 7 vende për t’u marrë me kamer nga sipër, beton nga të dyja anët e stadiumit. Prit pemë, prish simbolin, orën, se do ta zëvendësojë me një llamarinë kineze. Po është turp dhe për ne! Një njeri i vetëm sjell vërdallë një qytet të tërë, me polici, me Bashki, me institucione, me IKMT. Ky është edhe pas skemës që kërkon këto 40 kate kulla. Do ta shikojmë, këtu do jemi”.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Ermal Dredha u mundua t’i shmangej akuzave, duke thënë se “në vend të një infrastrukture të rrënuar, Vlora do të ketë një stadium të ri”, por nuk dha asnjë përgjigje se kush do të përfitojë nga dhënia e aseteve publike privatit. Në fund, me 30 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, projekti për stadiumin me kulla u miratua, duke ndezur edhe më shumë debatin për një tjetër aferë ku pasuritë publike i jepen në dorë oligarkëve pranë pushtetit.

Të tjera

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, mbi 600 mijë besimtarë drejt Teqesë së Kulmakut
Kryesore

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, mbi 600 mijë besimtarë drejt Teqesë së Kulmakut

Ka nisur prej ditës së djeshme pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit, një traditë që mbledh çdo...

13:01 19/08/2025
59-vjeçari humb jetën pas trajtimit dentar, procedohet dentisti/ Familjarët: Shkaku ishte natyral
Aktualitet

59-vjeçari humb jetën pas trajtimit dentar, procedohet dentisti/ Familjarët: Shkaku ishte natyral

Një 59-vjeçar nga fshati Progër i Devollit ndërroi jetë pasditen e së hënës pak pasi kishte kryer një trajtim në...

12:44 19/08/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandali në Vlorë: Porti i shkon Manes, stadiumi Idrizit/ Atird Hoxha rrëzon me akuza Ermal Dredhën, por kullat miratohen

Skandali në Vlorë: Porti i shkon Manes, stadiumi Idrizit/ Atird Hoxha rrëzon me akuza Ermal Dredhën, por kullat miratohen

15:00 19/08/2025
Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, mbi 600 mijë besimtarë drejt Teqesë së Kulmakut

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, mbi 600 mijë besimtarë drejt Teqesë së Kulmakut

13:01 19/08/2025
59-vjeçari humb jetën pas trajtimit dentar, procedohet dentisti/ Familjarët: Shkaku ishte natyral

59-vjeçari humb jetën pas trajtimit dentar, procedohet dentisti/ Familjarët: Shkaku ishte natyral

12:44 19/08/2025
Dhunë tronditëse në Sarandë/ Nënë e bir sulmohen brutalisht, arrestohen dy vëllezër

Dhunë tronditëse në Sarandë/ Nënë e bir sulmohen brutalisht, arrestohen dy vëllezër

10:56 19/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.