Në përditësimin zyrtar të buletinit ditor, Ministria e Shëndetësisë raportoi se 4 persona kishin humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që kishte edhe 297 raste të reja.
Mes viktimave të sotme u raportua edhe një 61-vjeçar nga Saranda, por nga ana tjetër miqtë dhe familjarët e të ndjerit, kanë kundërshtuar raportimin e Ministrisë së Shëndetësisë, duke deklaruar se 61-vjeçari nuk ka vdekur nga covid-19 por nga diabeti!
Në një reagim për portalin lokal Saranda Ëeb, miqtë dhe familjarët e të ndjerit, thanë se 61 vjeçari vuante nga diabeti dhe ka qenë kjo sëmundje e cila i ka marrë jetën.
Ndër të tjera, ata janë shprehur se e kanë transportuar me urgjencë të ndjerin mbrëmjen e djeshme në spital, pasi kryente çdo ditë insulina. Duke qenë kështu, familjarët dhe miqtë kanë deklaruar të revoltuar se e kanë ende të paqartë përse ministria e raportoi të afërmin e tyre, 61-vjeçarin, si viktimë nga Covid-19./GazetaReforma.com/