Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali me pagat, i arrestuari Endri Ikonomi dyshohet se punon për një miliarder rus

14:45 07/01/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme pas 4 të arrestuarve të dyshuar për nxjerrjen e të dhënave, një nga të arrestuarit e Policisë, Endri Ikonomi sipas burimeve të Euronews rezulton të punojë për kompaninë e një miliarderi rus në Shqipëri, e quajtur Credit 2 All (Digital Finance International SHPK), që sipas të dhënave të QKB të cilat Euronews Albania i disponon, është e specializuar në konsulencë financiare dhe në produktet elektronike në këtë fushë.

Biznesmeni 57-vjeçar rus Oleg Viktorovich Boyko raportohet të ketë një pasuri prej 1.3 miliardë dollarë sipas Forbes dhe përshkruhet në faqen e tij të internetit si një nga 100 biznesmenët më të pasur rus, investitor ndërkombëtar prej 30 vitesh në industrinë bankare dhe shërbimet digjitale financiare dhe drejtues i Finstar Financial Group.

Megjithatë një raport inteligjence i Senatit të SHBA e citon oligarkun rus Oleg Boyko si person “Me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse, inteligjencën dhe shërbimet e sigurisë së Rusisë dhe me lidhje me krimin e organizuar.

“Shtypi moldav ka raportuar se Boyko ishte i përfshirë në një operacion të mbeshtetur nga Kremlini për influencimin e jashtëm të zgjedhjeve atje,” shkruhet në raportin sensitiv të SHBA, ku disa paragrafë janë të censuruar.

Një investigim i platformës së gazetarëve rumunë anti-korrupsion “Black Sea” e citon Oleg Boykon si investitorin e Fashion TV që së bashku me një partner në Letoni e kanë përdorur Maltën si parajsë fiskale për të operuar në Europë dhe SHBA ndërsa kanë fituar shuma marramendëse për kredi emergjente tek më të varfrit e Europës pa paguar taksa.

Nga të dhënat e QKB rusi ka blerë 100% të aksioneve të kompanisë më 8 maj 2018 nga pronari i mëparshëm: Piressa Holding Limited një kompani që operonte në parajsën fiskale Qipro, një ditë pasi administrator i saj emërohet i arrestuarit i policisë Endri Ikonomi i cili ka punuar deri më 17 shtator 2021. Vlado Cvetkosvki rezulton administrator i kompanisë nga tetori 2021.

Oleg Viktorovich Boyko e përshkruan misionin e Finstar si pararojë në “përdorimin e teknologjisë së thellë dhe shkencës së të dhënave për të siguruar gjithëpërfshirje financiare globale”.

Zbulimi i të dhënave personale dhe pagave të qindra mijëra shqiptarëve tronditi vendin në muajin dhjetor dhe ngriti shqetësime për cënimin më të rëndë të privatësisë në këtë shkallë në Shqipëri.

Policia ka arrestuar sot katër persona për skandalin e pagërrjedhjes, dy prej të cilëve janë punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ndërsa dy personat e tjerë janë punonjës të sektorit privat.

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj zbardhi skemën e abuzimit, ndërsa theksoi se nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje në rrjetin kompjuterik por me punonjës që kanë shpërdoruar detyrën./Euronews albania

Të lidhura

Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin
Aktualitet

Incident në Rrëshen, arrestohet bashkëshorti i deputetes

Në Rrëshen është arrestuar Ladi Nnoja, bashkëshorti i kandidates së Partisë Demokratike, Elda Hoti, pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen...

09:06 11/05/2025
Tri mënyra për të kontrolluar emrin në listen e zgjedhësve
Kryesore

Tri mënyra për të kontrolluar emrin në listen e zgjedhësve

Këtë të diel, qytetarët në mbarë Shqipërinë ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit. Votimi mbetet...

08:57 11/05/2025
Para
Bardhi tregon emrat dhe i përgjigjet Berishës për bandat në PD

Bardhi tregon emrat dhe i përgjigjet Berishës për bandat në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Incident në Rrëshen, arrestohet bashkëshorti i deputetes

09:06 11/05/2025
Tri mënyra për të kontrolluar emrin në listen e zgjedhësve

Tri mënyra për të kontrolluar emrin në listen e zgjedhësve

08:57 11/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

08:49 11/05/2025
Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

08:13 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.