Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali me ARMO-n, si u financua me paratë ruse dhe lidhja me kompaninë e Besos së Taivanit

14:27 14/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Në nëntor të vitit 2017 u raportua për një takim sekret mes kryeministrit Edi Rama dhe shefit të Gunvor, Torbjörn Törnqvist. Tema kryesore e bisedës në takimin që u zhvillua në kryeministri ishte mundësia e blerjes së ARMO-s nga Gunvor. Por sakaq paratë e Gunvor kishin mbërritur në Shqipëri, pikërisht tek ARMO përmes një kompanie të quajtur Tosk Energji.

Tosk Energji është një shoqëri e regjistruar në Shqipëri me administrator Blerim Hoxha. Por Tosk Energji zotërohet nga CFD Conseils Sarl, një kompani zviceriane e regjistruar në kantonin e Gjenevës, me pronarë Christophe Darbord, një shtetas francez me lidhje të forta në Rusi. Tosk Energji ishte ndërmjetësja kryesore e rivënies në punë të ARMO-s përmes parave të Gunvor.

Në tetor të vitit 2016, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave bllokoi një transfertë të dyshimtë 13 milionë euro nga Gunvor për kompaninë Tosk Energji. Gunvor në atë kohë figuronte në listën e zezë të të qeverisë amerikane, pasi dyshohej se një pjesë e aksioneve të saj zotëroheshin drejtëpërsëdrejti nga presidenti rus Vladimir Putin.

Transferta e cila u bë përmes një prej bankave më të mëdha në vend vuri në alarm autoritetin e parandalimit të pastrimit të parave, pasi përbënte risk të lartë. Por pas bllokimit disa ditor, 13 milionë eurot u zhbllokuan për t’u transferuar në llogarinë e Tosk Energji.

Paratë u përdorën për të rivënë në punë ARMO-n. Në tetor të vitit 2016, qeveria shqiptare bekoi rivënien në punë të ARMO-s duke ja dhënë atë kompanisë IRTC, nën pronësi të biznesmenit Besnik Sulaj.

Transferta prej 13 milionë euro nga Gunvor tek Tosk Energji u përdor për të garantuar blerjen e lëndës së parë nga IRTC tek Bankers Petroleum. Sipas burimeve të mirëinformuara, Tosk Energji pagoi 13 milionë euro si parapagim tek Bankers që kjo të furnizonte IRTC-në me naftë bruto. Në këmbim, Tosk Energji mori tregtimin me pakicë të karburantit që prodhohej nga IRTC në rafinerinë e ARMO-s.

Qeveria shqiptare ka qenë në dijeni të plotë të gjithë operacionit. Edhe pse Gunvor figuronte në listën e zezë të qeverisë amerikane si kompani e lidhur me presidentin rus Putin ajo u lejua të investonte në Shqipëri. Madje duke shtënë në dorë një nga sektorët më strategjik të ekonomisë, monopolin e rafinimit të naftës.

Rivënia në punë e ARMO-s më vonë u shndërrua në një operacion me pasoja të rënda për buxhetin, pasi përmes tij u shmangën mbi 75 milionë euro taksa. Nga tetori 2016 deri në tetor 2017, IRTC prodhoi përmes ARMO-s rreth 160 mijë tonë karburant që u tregua në tregun vendas përmes IRTC dhe Tosk Energji.

Tentativa e dytë

Pas operacionit që u mori taksapaguesve shqiptarë 75 milionë euro për taksa të papaguara, ARMO u rivu në punë përmes një kompanie tjetër të quajtur Byllis Energji. Por dokumentat zyrtarë në QKR tregojnë se janë sërish të njëjtit persona.

Sipas ekstraktit tregtar të QKR, Byllis Energji zotërohet nga PGFS Pilotage & Gestion SA, një tjetër kompani guackë, e regjistruar po në Zvicër. Dokumentat tregojnë se administrator i Byllis është sërish blerim Hoxha, i njëjti me kompaninë Tosk Energji.  Madje vetë punonjësit e rafinerisë pohojnë se përfaqësues të kompanisë Byllis që kontaktojnë me ta janë pothuajse të njëjtët njerëz si më pare me IRTC dhe Tosk Energji, vetëm që tashmë  veprojnë në emër të kompanisë së re, Byllis Energji.

Kjo ishte tentativa tjetër për të rivënë në punë ARMO-n, pas skandaleve që vijonin të ndodhnin. Sipas dokumentave janë sërish të njëjtit njerëz, një operacion që nisi me transfertët e Gunvor në tetor të 2016-ës.

Edhe me dështimin e Byllis Energji, rafineria u mbyll plotësisht dhe ata që penalizohen gjithmonë janë naftëtarët, të cilët kanë disa muaj paga të pamarra. Gjendja e tyre sa vjen e rëndohet, teksa janë futur dhe në grevën e urisë, por nga kompanitë private që kanë detyrime ndaj tyre, nuk ka ende asnjë reagim.

/Burimi: Syri.net/GazetaReforma.com/

Etiketa: armobesnik sulajbeso

Të lidhura

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

Një shpërthim i një bombole gazi ka ndodhur sot në fshatin Ishull Shëngjin, duke lënë të plagosur një grua 64-vjeçare....

18:32 27/06/2025
Para

Ministria e Blendi Klosit rrezikon futjen e Shqipërisë në BE, ja ku dështoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
Korrupsion për zgjedhjet e 11 majit/ SPAK përfundon hetimet dhe çon çështjen në GJKKO për dy persona

Korrupsion për zgjedhjet e 11 majit/ SPAK përfundon hetimet dhe çon çështjen në GJKKO për dy persona

18:09 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.