Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali i të dhënave/ Qendra Europiane e Lirisë së Medias e shqetësuar për presionin ndaj gazetarëve

19:13 16/04/2021
Reading Time: 2 min lexim

Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me presionet që i janë bërë gazetarëve lidhur me publikimin e të skandalin e të dhënave të votuesve që zotëron Partia Socialiste.

“Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe të Mediave (ECPMF) ka regjistruar në platformën e saj Mapping Media Freedom presionin e ushtruar nga prokuroria ndaj gazetarëve të Lapsi.al duke kërkuar nga ata dorëzimin e databazës pa urdhër gjyqësor, gjë që mund të rrezikojë burimet e gazetarëve”, shkruan ECPMF në Facebook.

Reagimi i plotë

Lapsi.al ka raportuar për ekzistimin e një databaze që përmban të dhëna personale të votuesëve në Shqipëri të cilat dyshohen që janë duke u keqërdorur për qëllime të fushatës zgjedhore në Shqipëri.

Më 14 Prill 2021 Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar urdhëroi gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku të dorëzonin një bazë të dhënash që përmbante informacionin personal të më shumë se 910,000 votuesve në Shqipëri. Bushati dhe Shkullaku drejtojnë Lapsi.al, një media online në Shqipëri. Ata refuzuan të respektojnë urdhrin për shkak të shqetësimeve të tyre në lidhje me burimin e informacionit. Si rezultat i refuzimit të tyre, prokuroria intervistoi gazetarët. Është e paqartë nëse hetimet penale kundër gazetarëve kanë filluar zyrtarisht.

Urdhri i prokurorisë vijon zbulimet e botuara nga Lapsi.al se partia qeverisëse, Partia Socialiste ka ndërmarrë një koleksion të konsiderueshëm të informacionit personal dhe të dhënave të të gjithë votuesve në Shqipëri. Lapsi.al nuk ka publikuar të gjithë bazën e të dhënave ose ndonjë informacion personal të personave të regjistruar në bazën e të dhënave. Informacioni në lidhje me këtë bazë të dhënash është bërë publik përpara zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, të cilat do të priten në 25 prill 2021.

Këto të dhëna pretendohet se janë marrë nga E-Albania, një platformë e drejtuar nga qeveria e lidhur me Regjistrin Civil dhe iu dha Partisë Socialiste për t’u përdorur në fushatën elektorale. Ky pretendim është hedhur poshtë nga presidenti i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai nuk ka siguruar prova të origjinës së vërtetë të të dhënave në përputhje me mohimin e tij.

Sipas exit.al, të dhënat përfshinin numrin e identitetit të zgjedhësve, emrin, emrin e babait, mbiemrin, datën e lindjes, qendrën e votimit, numrin e listës, numrin e telefonit, statusin e tyre të emigracionit dhe nëse ata kanë lindur diku tjetër, vendi i tyre i origjinës, gjasat që ata të votojnë për Partinë Socialiste, vendlindjen, punëdhënësin.

Etiketa: ecpmfpresioni ndaj gazetareveskandali i te dhenave

Të tjera

Dritan Agolli, njeriu që shndërroi FSHZH në bankomatin e klientelës: nga tenderi 6 milionë dollarësh i satelitëve te mashtrimi i ri 2.6 milionë euro me avionë
Aktualitet

Dritan Agolli, njeriu që shndërroi FSHZH në bankomatin e klientelës: nga tenderi 6 milionë dollarësh i satelitëve te mashtrimi i ri 2.6 milionë euro me avionë

Qeveria po përsërit të njëjtin mashtrim që ka bërë për vite me radhë: teknologji me bujë, premtime me fjalor futurist,...

13:21 21/11/2025
Pezullimi i Ballukut dhe bllokimi i pasaportës. GJKKO: Rrezikon provat dhe largimin nga vendi
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut dhe bllokimi i pasaportës. GJKKO: Rrezikon provat dhe largimin nga vendi

Gjykata e Posaçme ka sqaruar arsyet pse vendosi pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Vendimi,...

11:50 21/11/2025
Para

Pezullimi i vaksinave J&J do të rishikohet nga paneli amerikan javën e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dritan Agolli, njeriu që shndërroi FSHZH në bankomatin e klientelës: nga tenderi 6 milionë dollarësh i satelitëve te mashtrimi i ri 2.6 milionë euro me avionë

Dritan Agolli, njeriu që shndërroi FSHZH në bankomatin e klientelës: nga tenderi 6 milionë dollarësh i satelitëve te mashtrimi i ri 2.6 milionë euro me avionë

13:21 21/11/2025
Pezullimi i Ballukut dhe bllokimi i pasaportës. GJKKO: Rrezikon provat dhe largimin nga vendi

Pezullimi i Ballukut dhe bllokimi i pasaportës. GJKKO: Rrezikon provat dhe largimin nga vendi

11:50 21/11/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 21 nëntor 2025

10:10 21/11/2025
7 orë të ngujuar në zyrë, Rama i kërkon dorëheqjen Ballukut dhe shkon në takim me Marta Kos, pas tij Belinda lë Kryeministrinë

7 orë të ngujuar në zyrë, Rama i kërkon dorëheqjen Ballukut dhe shkon në takim me Marta Kos, pas tij Belinda lë Kryeministrinë

22:05 20/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.