Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali i pafundmë i Sharrës: Çfarë duhet të dimë për koncesionin famëkeq që po rrjep shqiptarët

16:14 23/04/2019
Reading Time: 4 min lexim

Thuajse 3 vite më parë, qeveria shqiptare firmosi atë që do të njihej në vazhdim si një prej koncesioneve më famëkqe që do të përfshihej vazhdimisht nga skandale të njëpasnjëshme. Bëhet fjalë për koncensionin me afat 30-vjeçar të landfillit të Sharrës me një vlerë prej 128 milionë eurosh, që do të menaxhojë mbetjet e kryeqytetit.
Por çfarë fshihet pas këtij koncensioni që disa prej institucioneve më të rëndësishme në vend po mundohen dëshpërimisht ta shesin si “të pastër”?

Na falni, po ju nga dolët?
Në vitin 2016, kompania hollandeze “Integrated Energy B.V.”, vetëm pak ditë pas krijimit, u shfaq krejt papritur me një propozim për qeverinë shqiptare në gusht të 2016-ës, për të marrë përsipër menaxhimin e mbetjeve të Tiranës me një investim 128 milionë euro. Hollandeze i thënçin mesa duket, pasi në bordin drejtues të kompanisë, dallon emri i biznesmenit shqiptar Klodian Zoto, i cili është zotërues i 100% të aksioneve të kompanisë “Integrated Technology Services”, pjesë e së cilës është dhe “Integrated Energy B.V.”

Vetëm pak muaj më pas, në nëntor të 2016-ës, Ministria e Mjedisit i propozoi Këshillit të Ministrave hapjen e tenderit për koncesionin për menaxhimin e mbetjeve ku garues ishte vetëm kjo kompani . Kështu, në gusht të 2017-ës, “Integrated Energy B.V.” u shpall fituese e tenderit për koncesionin e pakërkuar nga qeveria shqiptare. Kujtojmë se kompania në fjalë u shfaq në skenë vetëm pak kohë, pas skandalit në Sharrë me vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, i cili dyshohet se ishte i punësuar në landfill, në shkelje të plotë të ligjit.

Për këtë ngjarje, administratori i kompanisë “3R”, që kishte marrë pa tender shfrytëzimin e landfillit të Sharrës, u hetua në gjendje të lirë derisa gjykata shpalli fajtor për vdekjen e të miturit përgjegjësin e turnit në kompaninë “3R” si dhe fadromistin, të cilët nuk “kishin respektuar rregulloren e punës”.

Taksa x 2
Sipas kontratës së nënshkruar nga Ministria e Mjedisit me kompaninë “Integrated Energy B.V.” që u shpall fituese e koncesionit të pakërkuar nga qeveria shqiptare për menaxhimin e mbetjeve të kryeqytetit, Bashkia Tiranë do t’i paguajë kompanisë koncesionare një shumë prej 29 eurosh për çdo ton mbetje organike që depozitohet në landfill nga mjetet e pastrimit. Kujtojmë se në një ditë, në landfillin e Sharrës depozitohen rreth 700 ton mbetje nga njësitë vendore, çka do të thotë se kompania koncesionare do të përfitojë përgjatë një viti shumën e 7.4 milionë eurove vetëm taksa që i vjel Bashkisë. Në fund të koncesionit, kjo shumë arrin vlerën e 222 milionë eurove. Por duket se vetëm kjo taksë nuk është e mjaftueshme për koncesionarin, pasi siç është bërë e ditur nga mediat pak kohë më parë, kompanitë private apo edhe individë, detyrohen të paguajnë 480 lek/ton për të depozituar mbetjet e tyre në landfillin e Sharrës, ndonëse i paguajnë Bashkisë taksën e pastrimit.

Mirë se erdhët në Monopolis
Përveçse paguajnë dy herë taksat për pastrimin, një herë Bashkisë e njëherë kompanisë së landfillit, kompanitë apo individët që duan të depozititojnë mbetjet e tyre, nuk kanë asnjë mundësi tjetër përveç landfillit të Sharrës. Bashkia e Tiranës me anë të Policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit Mjedisor nuk i lejon këto kompani apo individë t’i depozitojnë mbetjet e tyre në asnjë vend tjetër që mund të ofrojë një çmim më të ulët. Madje ato e kanë të ndaluar dhe t’ua shesin mbetjet kompanive të tjera që i përdorin këto mbetje (dhera përgjithësisht) për qëllime ndërtimi, çka ngre dyshime të shumta për marrëdhënie klienteliste. Qartazi, “Integrated Energy B.V.” është shndërruar në një monopol që gllabëron çdo ditë paratë e taksapaguesëve shqiptarë. Por ndonëse këto shkelje janë bërë publike prej kohësh, duket se Autoriteti i Konkurrencës është ende larg nga marrja e masave për këtë rast.

Zero ndotje thatë?
Kur u prezantua zyrtarisht projekti për landfillin e Sharrës që parashikon dhe ndërtimin e një inceneratori që do të prodhojë energji elektrike nga djegia e mbetjeve, kryeministri Rama u shpreh se ky model i takon standarteve të Bashkimit Europian dhe se ka zero impakt negativ për ajrin e shëndetin.
Dhe gjitha kjo në fakt tingëllon si një zgjidhje optimale: nga njëra anë zhdukim plehrat dhe nga ana tjetër përfitojmë energji elektrike.
Por e parë nga afër, situata nuk është aq “fushë me lule”. Inceneratorët e mbetjeve në fakt janë tepër të dëmshëm mbi ambjentin dhe prodhojnë ndotje të jashtëzakonshme. Ndonëse inceneratorët modernë janë të pajisur me filtra për të minimizuar ndotjen, ata nuk kanë kapacitet për ta ndalur atë tërësisht dhe hiri i mbetur nga djegia, që shpesh përbëhet nga metale të rënda, duhet të depozitohet në landfill duke ndotur të gjithë ekosistemin e zonës, ndaj në gjithë botën rekomandohet më tepër riciklimi, si mënyra më e mirë e menaxhimit të mbetjeve.
Një gjë e tillë po ndodh pikërisht tani në Sharrë.

Në një investigim të gazetarit Mariglen Kume për portalin “portavendore.al”, ka rezultuar se ujrat e ndotura të nxjerra nga për punimi i plehrave derdhen në lumin Erzen, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me rregullate vendosura nga ministri i Mjedisit Blendi Klosi, i cili ka kërkuar vendosjen e deporatorëve për të trajtuar ujërat e ndotur. Megjithatë, siç shihet dhe nga fotot në terren të siguruara nga Kume, ndotja vijon dhe për këtë situatë, Ministria e Mjedisit vijon të heshtë./gazetareforma.com

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Integrated Energy B.V.landfill i SharrësMinistria e Mjedisit

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Supergrabitja e Rinasit: Prangoset dhe një tjetër në Bullgari, shkon në pesë numri i të arrestuarve

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English