Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali i gjyqtarit të Gjirokastrës/ Prokuroria e Fierit pushon çështjen, “Stop” merr përsipër verifikimin e zërit

22:31 29/01/2019
Reading Time: 3 min lexim

Rasti i kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi, i cili i kërkoi R.I favor seksual për të dhënë një vendim gjyqësor në favor të saj, ka marrë një rrjedhë tërësisht tjetër.

R.I përgjon gjyqtarin dhe e publikon atë në emisionin “Stop” në vitin 2016 dhe prej atij momenti çështja ka hasur një kalvar të gjatë gjyqësor, mirëpo asnjë proces nuk është ngritur për të gjykuar Guximtar Boçin.

Madje më e tmerrshmja qëndron në faktin se tashmë Boçi po kërkon edhe kthimin e tij në detyrën që kishte, pasi kur është transmetuar çështja, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e  pezulloi nga detyra.

Pas këtij hapi të KLD-së, radha ishte e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mirëpo ajo shpalli moskompetencë dhe e kaloi në Prokurorinë e Fierit, ku dosja shkoi në dorën e prokurores Elida Hoxhaj, e cila mori një vendim:Pezullim Çështjeje.

Sipas Klan Tv, pavarësisht pushimit të çështjes në mënyrë flagrante, gjyqtarja Okleda Liço (Manellari) e prishi këtë vendim dhe e riktheu dosjen për gjykim. Gjyqtarja Okleda Liço i kërkoi prokurores Elida Hoxhaj që të bëjë hetim të thelluar për këtë dosje, duke përfshirë akt-ekspertimin për autenticitetin e zërit të gjyqtarit Guximtar Boçi dhe denoncueses R.I., sikurse e përcakton ligji. Madje, kërkoi që prokurorja Elida Hoxhaj të thërrasë dy personat e përfshirë për t’iu marrë dëshminë. Asnjë nga këto nuk ndodhi.

Prokurorja e Fierit Elida Hoxhaj e apeloi vendimin e gjyqtares Okleda Liço, e cila kërkoi hetim të thelluar për dosjen e Guximtar Boçit. Ishte Gjykata e Apelit të Vlorës që e mbylli sërish çështjen ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës. Mungesa e gjykimit të kësaj dosje, duke pushuar hetimet ndaj gjyqtarit Guximtar Boçi, bëri që ky i fundit para disa javësh të kërkonte edhe rikthimin në detyrë.

Mirëpo pavarësisht sistemit tonë të drejtësisë, prej nga s’mund të prisnim më shumë, media “Stop” vendosi që ta vazhdonte vet çështjen dhe të provonte se zërat në regjistrim ishin pikërisht të Guximtar Boçit dhe të R.I.

Emisioni investigativ “Stop” mori përsipër që ta bëjë akt-ekspertizën në një studio private të licencuar dhe të njohur ligjërisht edhe nga shteti shqiptar. Përpos zërit të Guximtar Boçit në audio-regjistrimin e denoncuar në Tetor 2016, zëri i tij origjinal për krahasim u mor nga regjistrimet e Gjykatës së Gjirokastrës gjatë seancave gjyqësore. Nga krahasimi i dy zërave, rezultoi se bëhet fjalë për të njëjtin person. Zëri në audio-përgjim është ai i Guximtarit Boçit. Ekspertiza e kryer mban firmën e ekspertit Artan Rexhepi.

Drejtuesi i “Stop” Saimir Kodra tha se rezultatet e këtij akt-ekspertimi do t’ua dërgojë Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe prokurores e gjyqtarëve që mbyllën këtë dosje.

“Sigurisht që ky akt-ekspertim do t’i shkojë KLGJ-së, prokurores Arta Marku, për dijeni Presidentit të Republikës e gjithë këtyre emrave, prokurores, gjyqtarëve të Apelit në Vlorë që nuk e bënin dot. Bashkangjitur me këtë, do t’ju çoj edhe 10 ose 15 ligje të laboratorëve shumë të mirë ku mund ta bënit akt-ekspertimin. Ky është në Tiranë, është një ekspert i licencuar, që e njeh shteti dhe që gjykatat e marrin pikërisht për këtë punë, për të bërë ekspertimin për të parë nëse zëri apo fytyra është e të njëjtit person. Pra ky proces në gjykatat shqiptare është rutinë”, tha drejtuesi i emisionit “Stop” Saimir Kodra.  / Bazuar tek shkrimi origjinal i Klan Tv/

Etiketa: favor seksualGjirokastergjyqtarGucimtar Boci

Të lidhura

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

Një zjarr ka përfshirë sot një sipërfaqe me shkurre në zonën e Laprakës në Tiranë. Flakët kanë shkaktuar tym të...

12:25 28/06/2025
Aksident në Lungomare, makina përplaset me motorin
Aktualitet

Aksident në Lungomare, makina përplaset me motorin

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së shtunës në zonën turistike të Lungomares në Vlorë, një nga segmentet më...

12:16 28/06/2025
Para

Zaimina publikon foton nga ditëlindja e parë e Khloes dhe nënë e bijë na lanë pa fjalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

12:25 28/06/2025
Aksident në Lungomare, makina përplaset me motorin

Aksident në Lungomare, makina përplaset me motorin

12:16 28/06/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Akuzohet nga Italia për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

12:01 28/06/2025
SPAK përfundon hetimet për skandalin në Universitetin Bujqësor

SPAK përfundon hetimet për skandalin në Universitetin Bujqësor

11:40 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.