Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali i Bashkisë Durrës, fondet e rindërtimit shpenzohen nga kompanitë fiktive

11:47 02/10/2024
Reading Time: 3 min lexim

Pas skandalit të plasur ditën e djeshme se Prokuroria e Durrësit ka arrestuar 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë për abuzime me paratë e rindërtimit një tjetër skandal plas në Durrës. Të dhënat e konsultuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pagesat e thesarit dhe sistemi i prokurimeve tregojnë se Bashkia e Durrësit prokuroi dhjetra milionë euro në shkelje të ligjit tek një grusht kompanish gjysmë fiktive me bazë në Durrës, duke ngritur një biznes gjigand abuzimesh mbi fatkeqësinë e tërmetit.

Në datën 3 shkurt të vitit 2022, Bashkia e Durrësit zhvilloi një tender të mbyllur me vlerë 2.1 milionë euro për rikonstruksionin dhe riparimin e mjediseve të përbashkëta në disa pallate në zonën e Rashbullit. Fitues i tenderit u përzgjodh bashkimi i kompanive Rajli Ndërtim dhe G.P.G Company. Por inspektorët e KLSH thonë se dhënia e kontratës tek këto dy kompani ishte në shkelje të ligjit për shkak se Rajli Ndërtim nuk plotësonte kriteret dhe kompanitë nuk kishin përcaktuar përqindjet në marrëveshjen e bashkëpunimit.

“KVO duhet të kishte bërë propozimin tek titullari i AK për anulimin e procedurës dhe fillimin e një procedure të re. Ky mosveprim ka sjellë lidhjen e një kontrate me vlerë 206,840,255.6 lekë pa tvsh me një Operator Ekonomik, i cili është shpallur fitues në papajtueshmëri me legjislacionin e PP dhe ngarkon me përgjegjësi anëtarët e KVO-së,” thotë KLSH në raportin e auditimit.

Por gjetjet e KLSH janë më të rënda se kaq. Sipas audituesve, marrëveshja e ndarjes së punimeve mes dy kompanive në joint venture ka qenë fiktive dhe kjo nuk ishte e rastësishme.

Sipas marrëveshjes, Rajli Ndërtim pretendonte se kishte 17.28 për qind të punimeve, ndërsa G.P.G Company 82.72 për qind. Por KLSH thotë se kjo ndarje ishte bërë pa preventiv çmimesh me qëllim që të mbulonte paaftësinë e Rajlit për të përmbushur kriteret e veçanta.

Po kështu sipas KLSH, kjo kompani nuk plotësonte as numrin e kërkuar të punonjësve për të fituar tenderin dhe në këtë tregues dyshohet se ka falsifikuar letrat në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit.

Operatori Ekonomik “Rajli Ndërim” ShPK ka paraqitur listë pagesën e muajit Dhjetor 2021 për 13 të punësuar. Pretendimi i Komisionit të Ofertave të Bashkisë Durrës se kompania ka dorëzuar listë pagesën për 13+15=28 punonjës është i pakuptimtë” thotë KLSH.

Por dyshimi më i madh se i gjithë tenderi ka qenë fiktiv është fakti se paratë e paguara nga Bashkia Durrës nuk janë ndarë 17.28 për qind tek Rajli dhe 82.72 për qind tek G.P.G. Paratë e këtij tenderi kanë shkuar të gjitha në llogarinë e Rajli Ndërtim, plot 2 milionë euro, çka ngre dyshime se G.P.G ishte thjesht një koperturë fiktive për të çuar paratë tek Rajli Ndërtim. Dhe në këmbim G.P.G mori një kontratë 4 milionë euro nga Emirjana Sako vetëm pak muaj më vonë.

Biznes vetëm me Bashkinë e Durrësit
Rajli Ndërtim është një kompani që zotërohet nga dy aksionere me bazë në Durrës. Në periudhën nga 1 janari 2019 deri në 31 dhjetor 2023, kjo kompani ka realizuar një xhiro totale prej 8.5 milionë eurosh. Të gjithë paratë kanë ardhur nga vetëm një burim. Ai është Bashkia e Durrësit.

Pjesa dërrmuese e këtyre parave kanë ardhur nga tendera me procedurë të mbyllur me justifikimin e gjendjes së jashtëzakonshme të tërmetit. Me të njëjtin justifikim, këto dy kompania përlanë dy muaj më parë edhe 4.5 milionë euro të tjera. Në total G.P.G dhe Rajli kanë marrë 20 milionë euro nga Emirjana Sako. Të gjitha me tendera të mbyllur.

Rajli Ndërtim është një kompani nën ombrellën e drejtuesve lokalë të Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Durrësit. Faktet për këtë janë publike. Ndaj hetimi i prokurorisë së Durrësit për kasollet e Rrogozhinës është shaka. Në Durrës, Bashkia ka bërë masakër me paratë e rindërtimit

 

Burimi: Kapitali.al

 

 

 

Etiketa: abuzimbashkia e durresitemirjana sakofondet e rindertimitG.P.G CompanyKontrolli i Lartë i ShtetitRajli Ndërtim

Të lidhura

Festivali i qilimit në Gjirokastër! Tradita ekspozohet në pazarin e qytetit
Aktualitet

Festivali i qilimit në Gjirokastër! Tradita ekspozohet në pazarin e qytetit

Në Gjirokastër u zhvillua edicioni i katërt i “Qilim Fest”, një ngjarje kulturore që i dha jetë dhe ngjyra pazarit...

13:41 02/06/2025
Operacion special kundër bombarduesve rusë, Kievi zbardh prapaskenat
Bota

Operacion special kundër bombarduesve rusë, Kievi zbardh prapaskenat

Ukraina ka zbuluar detaje të reja mbi një operacion të sofistikuar që është zhvilluar thellë në territorin rus, larg vijës...

13:31 02/06/2025
Para
Arrest me burg për Kreshnik Gashin, dyshohet për vrasje dhe armëmbajtje

Dy të arrestuar në Fier, si funksiononte mashtrimi me kartat ID për kredi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Festivali i qilimit në Gjirokastër! Tradita ekspozohet në pazarin e qytetit

Festivali i qilimit në Gjirokastër! Tradita ekspozohet në pazarin e qytetit

13:41 02/06/2025
Operacion special kundër bombarduesve rusë, Kievi zbardh prapaskenat

Operacion special kundër bombarduesve rusë, Kievi zbardh prapaskenat

13:31 02/06/2025
Përfshihet nga flakët një zonë me ullishte në Fier, terreni pengon ndërhyrjen

Përfshihet nga flakët një zonë me ullishte në Fier, terreni pengon ndërhyrjen

13:13 02/06/2025
Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore/ Rregullat kryesore për maturantët

Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore/ Rregullat kryesore për maturantët

12:40 02/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.