Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali/ Gjermania “BILD” publikon përgjimet e telefonatave të Astrit Avdylaj me Vangjush Dakon dhe zyrtarë të tjerë

16:04 05/06/2019
Reading Time: 4 min lexim

Gazeta gjermane ‘Bild’ ka publikuar sot 6 biseda telefonike të përgjuara, në qendër të të cilave është Astrit Avdylaj, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’. Avdylaj bisedon në telefon me Vangjush Dakon dhe zyrtarë të tjerë lokalë, të cilëve iu bën presion për votat apo për favore të tjera.
Nga përgjimet tregohet afërsia mes tyre, madje në një moment Avdylaj e pyet Dakon se si ia kishte kaluar në takimin që kishte pasur me kryeministrin e vendit Edi Rama.

“Në këtë përgjim, është Astrit Avdylaj ai që e telefonon Dakon dhe e pyet për Takimin me Ramën. Nga biseda del se Astrit Avdylaj ndodhet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje për të ‘mbaruar’ një punë për llogari të Allës. Në këtë telefonatë mes Avdylajt dhe kryebashkiakut Dako, është e qartë lidhja e ngushtë mes tyre. Astrit Avdylaj e di që kryebashkiaku Dako ishte deri vonë një natë më parë me kryeministrin Edi Rama. Ai më pas i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘puna’ që Alla po kërkon, të përfundohet tek zyra e hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe më të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon agjendën,” shkruan Bild.

Në përgjimin e mëposhtëm, Avdylaj telefonon drejtorin e ujësjellësit, Ivo Doçin për tu siguruar se ka mbledhur vota për Dakon.

“Gjashtë përgjimet që pasojnë janë pjesë e një dosje zyrtare të mbikëqyrjes gjyqësore të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së antimafias sa i përke aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal ‘Avdylaj’ në qytetin e Shijakut në Shqipëri. Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri,” shkruan Bild.

Në përgjimin e tretë të publikuar sot nga gazeta prestigjioze “Bild” tregohet se si Astrit Avdylaj ndikon për vendosjen e kandidatëve për deputetë në listën e PS. Në rastin konkret diskutohet për kandidatin Ilir Ndraxhi. Ai telefonon kryebashkiakun e Shijakut, Ardian Kokomanin dhe i thotë se do takohen bashkë me Dakon në kafe, për të futur në listë emrin e kandidatit Ilir Ndraxhi.

“Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak i telefonon kryebashkiakut të Shijakut për të organizuar një takim me të, me Vangjush Dakon, kryebashkiak i Durrësit, dhe me një kandidat të mundshëm dhe deputetin aktual ‘Liri’ (Ilir Ndraxhi), një person që klani kriminal i Avdylajve kërkon të vendoset si kandidat i PS. Takimi organizohet për të bërë pikërisht këtë: që të finalizohet një marrëveshje që Ilir Ndraxhi do të vendoset si kandidat i PS në Durrës, për të përfaqësuar interesat e klanit kriminal Avdylaj dhe klani Avdylaj do të ofrojë mbështetje të plotë për fushatën e PS në Durrës”, shkruan Bild.

Në një tjetër përgjim zhvillohet një bisedë mes Astrit Avdylajt dhe kryetari të PS, Shijak Elton Arbana. Kreu i bandës së Shijakut i kërkon Arbanës që të telefonojë kreun e INUK, me qëllim që të anulojë një gjobë prej 5 milionësh që ka vënë në një Fermë të Sukthit. Nga ana tjetër, kryetari i PS shprehet se do ta marrë për të anuluar gjobën. Elton Arbana është njëherësh edhe kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një tjetër video, gazeta gjermane ‘Bild’ ka publikuar përgjimin mes vëllait të Ilir Ndraxhit, deputeti i partisë socialiste për Shijakun, Arjan Ndraxhi dhe Astrit Avdylaj. Në video përgjim, Avdylaj i thotë vëllait të deputetit të PS se do të sigurojë një fitore 10-0 në zgjedhje, sa edhe vetë Rama do habitet.

Kreu i bandës së Shijakut është përgjuar edhe në biseda me figarë të tjera të PS, por edhe qytetarë të tjerë. Në një nga video shfaqet Astriti duke biseduar me një qytetar, ku në këmbim të votës i ofron edhe pagesë. Edhe pse nuk përmend shumë, ai këmbngul disa herë që të takohen dhe të pinë kafen, çfarë nënkupton ti jap edhe paratë.

“Gjashtë përgjimet që pasojnë janë pjesë e një dosje zyrtare të mbikëqyrjes gjyqësore të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së antimafias sa i përke aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal ‘Avdylaj’ në qytetin e Shijakut në Shqipëri.

Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri,” shkruan Bild.

Gazetari i Bild Petër Tiede, e shoqëroi publikimin e përgjimeve me një shkrim, ku ndër të tjera shkruan se prej tyre kuptohet qartë që në Shqipëri zgjedhjet kontrollohen nga mafia. Ai shkruan se Rama nuk mund t’i pastrojë nga kjo botë, përgjimet e bëra nga hetuesit e tij.

Burimi: Balkanweb

Etiketa: AvdylajVangjush DakoVolvo 4

Të lidhura

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë
Kryesore

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

Në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj, ka dhënë një mesazh të qartë dhe...

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023
Horoskopi

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill): Dita sjell vendime të rëndësishme për të ardhmen në jetën në çift. Beqarët mund...

11:13 07/06/2025
Para

Seks me të mitur në mes të Tiranës: I moshuari abuzon me të riun (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

11:13 07/06/2025
Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.