Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandal me vajin e ullirit: Produkte të kontaminuara në treg, AKU dështoi të mbrojë konsumatorët

19:54 30/03/2026
Reading Time: 3 min lexim

Një sasi vaj ulliri është tregtuar në tregun shqiptar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore dhe rrezikun potencial ndaj shëndetit të konsumatorëve. Ky konstatim vjen nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili evidenton mangësi të theksuara në sistemin e kontrollit dhe reagimit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Sipas auditimit, gjatë vitit 2023 janë analizuar vetëm 37 mostra nga 199 subjekte që operojnë në prodhim, përpunim dhe tregtim të vajit të ullirit, duke përfaqësuar rreth 3.5% të totalit. Nga këto mostra, 28 ose 75.7% rezultuan jo konformë me standardet, ndërsa 7 nga 9 subjektet e testuara kishin produkte problematike. Analizat laboratorike zbuluan praninë e pesticideve, përfshirë edhe substanca të ndaluara.

Në mënyrë të veçantë, nga 37 mostra të analizuara, në 21 raste, ose rreth 57%, u identifikua insekticidi “Chlorpyrifos Ethyl”, në 9 raste si gjurmë dhe në 12 raste si substancë aktive. Kjo substancë është ndaluar në Bashkimin Europian që nga viti 2020 me Rregulloren (EC) nr. 2020/1085, për shkak të rreziqeve për shëndetin e njeriut.

Megjithatë, raporti thekson se në Shqipëri, pavarësisht ndalimit në BE dhe paralajmërimeve të Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore, këto substanca janë lejuar të tregtohen dhe përdoren. Ato kanë qenë pjesë e listës së produkteve që nuk lejohen të importohen, por lejohen të përdoren brenda vendit deri në dhjetor 2021.

Auditimi evidenton gjithashtu një reagim të vonuar nga strukturat e AKU-së. Edhe pas marrjes së rezultateve jo konforme nga laboratorë të akredituar, përfshirë një laborator në Itali, nuk janë marrë masa të menjëhershme për bllokimin apo asgjësimin e produkteve. Në disa raste, inspektimet janë kryer me vonesa nga 5 deri në 16 ditë, duke lejuar që produktet e kontaminuara të vazhdojnë të qarkullojnë në treg.

Po ashtu, nuk janë ndërmarrë kontrolle ndaj subjekteve furnizuese dhe nuk është njoftuar institucioni përgjegjës për mbrojtjen e bimëve, edhe pse janë evidentuar substanca të ndaluara në produktet e testuara.

Një tjetër problem i rëndë i identifikuar është mungesa e gjurmueshmërisë për një sasi prej 899.5 litra vaj ulliri, e cila ishte destinuar për asgjësim. Sipas KLSH-së, ekziston rreziku që kjo sasi të jetë hedhur në treg, duke shtuar më tej rrezikun për konsumatorët. Për këtë rast kërkohet nisja e menjëhershme e një hetimi administrativ dhe vendosja e sanksioneve ndaj subjekteve përgjegjëse, nëse konstatohen shkelje.

Raporti evidenton gjithashtu dobësi serioze në sistemin e marrjes së mostrave. Procesi nuk është bazuar në një metodologji të unifikuar dhe të miratuar, por është lënë në diskrecion të inspektorëve. Kjo ka sjellë përqendrim të testimeve në të njëjtat subjekte dhe mungesë shpërndarjeje sipas nivelit të riskut. Në disa raste janë marrë deri në 13 mostra nga një subjekt, ndërsa në të tjerë vetëm 1 ose 2.

Gjithashtu, AKU nuk ka përcaktuar afate për rikontrollin e subjekteve që rezultojnë me shkelje dhe nuk ka garantuar që mostrat e marra të jenë përfaqësuese për lotet e verifikuara.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së të ndërmarrë masa të menjëhershme për përmirësimin e situatës. Rekomandimet përfshijnë trajnimin e stafit, forcimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe reagimin ndaj njoftimeve të RASFF, si dhe intensifikimin e kontrolleve duke përfshirë të paktën 50% të subjekteve në treg.

Po ashtu kërkohet inventarizim në terren i aktiviteteve të operatorëve, verifikim i etiketimit të produkteve, bllokim dhe asgjësim i menjëhershëm i produkteve të pasigurta, si dhe forcim i sistemit të gjurmueshmërisë dhe ndjekje administrative për rastet me risk të lartë.

Raporti ngarkon me përgjegjësi jo vetëm inspektorët në terren, por edhe drejtuesit e lartë të institucionit për mungesë reagimi dhe menaxhim jo efektiv të sigurisë ushqimore në vend.

Të tjera

Shantazhi si pushtet: denoncimi i Endri Meksit dhe modeli i rrezikshëm i qeverisë
Aktualitet

Shantazhi si pushtet: denoncimi i Endri Meksit dhe modeli i rrezikshëm i qeverisë

Në Shqipëri po konsolidohet një model i rrezikshëm i ushtrimit të pushtetit, ku shantazhi dhe presioni përmes materialeve komprometuese po...

16:31 30/03/2026
Rrjeti i errët i Spiropalit: prona, tendera dhe kompani në hije familjare
Aktualitet

Rrjeti i errët i Spiropalit: prona, tendera dhe kompani në hije familjare

Nga Adriatik Doçi Nga do që t’a drejtojë fytyrën, hijet e zonjës Elisa Spiropali zgjaten sa tek pronat publike në...

15:48 30/03/2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal me vajin e ullirit: Produkte të kontaminuara në treg, AKU dështoi të mbrojë konsumatorët

Skandal me vajin e ullirit: Produkte të kontaminuara në treg, AKU dështoi të mbrojë konsumatorët

19:54 30/03/2026
Shantazhi si pushtet: denoncimi i Endri Meksit dhe modeli i rrezikshëm i qeverisë

Shantazhi si pushtet: denoncimi i Endri Meksit dhe modeli i rrezikshëm i qeverisë

16:31 30/03/2026
Rrjeti i errët i Spiropalit: prona, tendera dhe kompani në hije familjare

Rrjeti i errët i Spiropalit: prona, tendera dhe kompani në hije familjare

15:48 30/03/2026
PD: Projektligji i dytë për “Durana Park” shkel standardet e BE

PD: Projektligji i dytë për “Durana Park” shkel standardet e BE

13:48 30/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.