Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandal me tenderin e DSHTRR-së/ Mijëra euro për… maska anti-Covid. Por KPP i prish ‘planin’ Blendi Gonxhes

16:46 26/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Institucioni i drejtuar nga Blendi Gonxhe, ose Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor që ai drejton, është kthyer që nga koha kur në krye të saj erdhi pikërish ai, në një “fabrikë” që prodhon tenderë pa fund.

Por edhe pse Gonxhe është bërë një “mjeshtër” tenderash, përsëri në një hark të shkurtër kohor, Komisioni i Prokurimit Publik i ka rrëzuar dy herë rresht procedurat e prokurimit publik të zhvilluar nga ky institucion.

Pas rrëzimit të dyfishtë për rikonstruksionin e zyrave të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Lushnjë, të raportuar më herët, Blendi Gonxhe, doli blof së fundi edhe në një tender për blerje maskash anti-covid.

Në 14 Gusht 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) shpall tenderin për “blerje maska për punonjësit e DPSHTRR, 14 Drejtorive Rajonale në varësi të saj”, me fond limit/vlera e pritshme e kontratës 17,391,667 lekë pa tvsh, (rreth 150 mijë euro).

Pas mbylljes së tenderit, në datë 8 Shtator 2020, rezulton se kishin marrë pjesë 16 operatorë, nga të cilët u skualifikuan 10 prej tyre.

Një ndër kompanitë e skualifikuara, “U…” shpk, ankimoi vendimin pranë Autoritetit Kontraktor. Pas shqyrtimit të ankesës, DPSHTRR pranoi argumentet e saj.

Shoqëria “U…” shpk u rikthye në garë dhe u rendit e para, për shkak të ofertës më të ulët. Pas këtij vendimi, kompania që u rendit e dyta, “I…”sh.p.k, ankimoi renditjen e re pranë autoritetit kontraktor.

DPSHTRR nuk e pranoi ankesën e “I…” sh.p.k, dhe kjo e fundit iu drejtuar Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Procedura e Ankimimit dhe vendimi i KPP

Në vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik, të publikuar në 23 Tetor 2020, jepen një seri detajesh për procedurat e gabuara dhe të dyshimta, të ndjekura nga Drejtoria e drejtuar nga Blendi Gonxhe.

Në shqyrtimit paraprak të ofertave, DPSHTRR skualifikoi shoqërinë “U…” shpk, për shkak se, ajo nuk kishte dorëzuar dokumentin që kishte shlyer detyrimet për energjinë elektrike, një ndër kushtet thelbësore për vijimin e garës.

Pas ankesës së “U…” sh.p.k, institucioni i Gonxhes e kualifikoi këtë kompani, duke rrëzuar vendimin e saj të parë dhe duke renditur të dytën kompaninë “I…” sh.p.k.

Ky operator i kërkoi Komisionit të Prokurimeve Publike që të anulonte vendimin e ri, të marrë nga DPSHTRR, duke deklaruar se, autoriteti kontraktor ka kualifikuar një konkurrent, i cili nuk kishte dorëzuar të gjithë dokumentet e tenderit, duke iu referuar vërtetimit për pagesën e energjisë elektrike.

Sipas ankimuesit, DPSHTRR duhet të dilte me një vendim për dokumentet e dorëzuar në tender, duke ngritur në një lloj forme dyshimet se vërtetimi i OSHEE-së ishte përfshirë më vonë në letrat e dorëzuar nga shoqëria “U…” shpk.

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP), pasi shqyrtoi ankimin, konstatoi se pretendimi i shoqërisë “I…”sh.p.k, qëndronte dhe se vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor për kualifikimin e “U…” sh.p.k duhej ndryshuar.

KPP argumenton se: “…operatori ekonomik ‘U….’ Sh.p.k., nuk ka pasqyruar asnjë dokument provues për shlyerjen e detyrimeve të energjisë elektrike për muajin e fundit, referuar datës së zhvillimit të procedurës së prokurimit duke mos plotësuar në këtë mënyrë kriterin e lartpërmendur të përcaktuar nga autoriteti kontraktor në dokumentet e tenderit…”.

Për këtë arsye, KPP vendosi që të pranojë ankesën e shoqërisë “I…” sh.p.k dhe detyron autoritetin kontraktor, pra DPSHTRR “të anulojë vendimin e KVO-së mbi kualifikimin e operatorit ekonomik “U….” sh.p.k, dhe të korrigjoj, duke e skualifikuar atë”.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk ka ende asnjë zhvillim të ri mbi këtë tender, përfshirë ankesa të mundshme apo shpallje fituesi përfundimisht.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: blendi gonxheDSHTRRkppskandaltender

Të lidhura

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike
Kryesore

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Në protestën e mbajtur sot nga Partia Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”, mes pjesëmarrësve u vu re edhe Alma...

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?
Aktualitet

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një raport fillestar mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet e procesit të votimit, duke u bazuar...

18:36 16/05/2025
Para

Ekskluzive/ Skandal në bashkinë Vlorë, ja sa milionë jepen për të blerë 1 lavatriçe dhe 1 tharëse flokësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

18:36 16/05/2025
Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

18:16 16/05/2025
Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

18:01 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.