Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandal i ri ushqimor: Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshkë shqiptare, AKU dhe Ministria në heshtje

16:49 03/09/2025
Reading Time: 2 min lexim

Ngarkesa me pjeshkë të nisura nga Shqipëria drejt Kroacisë është bllokuar pasi analizat zbuluan nivele të larta të metaleve të rrezikshme të niklit. Alarmi u dha nga Sistemi i Njoftimeve të Shpejta për Ushqimin (RASFF) i Komisionit Europian, ku u theksua se frutat përmbanin “sasi të larta nikeli” me rrezik potencial për konsumatorët. Kroacia ka kërkuar kthimin e ngarkesës, duke ekspozuar edhe një herë dështimin e institucioneve shqiptare.

Ky nuk është rasti i parë. Vetëm muajt e fundit, Kroacia refuzoi speca shqiptarë për shkak të nivelit të lartë të pesticideve, ndërsa më herët mandarinat e kontaminuara që nuk u lejuan në BE përfunduan në tregun vendas. Ngjashëm, luleshtrydhet e kompanisë “Geri shpk” u gjetën me pesticide të ndaluara, ndërsa AKU reagoi me vonesë, kur një pjesë e mirë e produktit ishte konsumuar.

Skandalet me sigurinë ushqimore nuk ndalen këtu. Në tregun shqiptar janë futur edhe peshk me parazit Anisakis, mish derri me salmonelë, edhe ai i pulës në KFC, akullore me oksid etileni kancerogjen dhe qumësht i prishur nga kompania “Lufra”. Për të mos harruar imazhet tronditëse të minjve mbi thasët e miellit në kompaninë “Diamond”.

Përballë këtyre fakteve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nën drejtimin e Olsi Komicit, vazhdon të mbetet i heshtur, duke marrë paga dhe fonde publike pa ushtruar kontroll real mbi sigurinë ushqimore. Ministria e Bujqësisë me në krye Anila Denajn, në vend që të mbrojë konsumatorët, justifikohet me “mungesë laboratorësh” apo me “sekret komercial”. Në fakt, bëhet fjalë për një zinxhir të qëllimshëm korrupsioni dhe neglizhence që po rrezikon përditë shëndetin e qytetarëve.

Eksperti i sigurisë ushqimore, Sokol Abazi, ka paralajmëruar prej kohësh se mbi 35 pesticide kancerogjene qarkullojnë lirshëm në tregun shqiptar, duke u përdorur në fruta, perime, drithëra dhe vajra. Efektet e tyre janë katastrofike: kancer, çrregullime të sistemit nervor dhe riprodhues, dëmtime të mëlçisë e veshkave.

Ndërkohë që çdo ditë zbulohet një skandal i ri, institucionet tona mbajnë heshtjen e zakonshme. Nuk ka asnjë hetim serioz, asnjë zyrtar të dorëhequr apo të arrestuar dhe asnjë garanci për qytetarët që konsumojnë këto produkte të rrezikshme.

SPAK duhet të hapë menjëherë një hetim të plotë për aferat e AKU-së dhe Ministrisë së Bujqësisë. Pa përgjegjësi penale për zyrtarët e përfshirë dhe pa transparencë, qytetarët shqiptarë do të vazhdojnë të helmohen në tryezat e tyre.

Në mungesë të veprimit institucional, e vetmja rrugë mbetet reagimi qytetar: bojkotimi i produkteve të dyshimta dhe kërkesa për llogaridhënie. Shqipëria nuk mund të jetë më kosh plehrash për mbetje ushqimore, ndërsa burokratët pasurohen mbi kurrizin e popullit!

Etiketa: akuministria e bujqësisëpjeshkereformaeditorial

Të tjera

Shqipëria në fund të Europës: paga minimale vetëm 408 euro në muaj
Aktualitet

Shqipëria në fund të Europës: paga minimale vetëm 408 euro në muaj

Shqipëria mban vendin e fundit në Europë për pagën minimale, me vetëm 408 euro bruto në muaj në fund të...

14:56 03/09/2025
Rama shpërblen zjarrfikësit pas shkrumbimit të vendit: Propagandë e re, jo zgjidhje
Aktualitet

Rama shpërblen zjarrfikësit pas shkrumbimit të vendit: Propagandë e re, jo zgjidhje

Qeveria shqiptare miratoi një vendim për të shpërblyer financiarisht punonjësit e angazhuar në luftën kundër zjarreve, një hap që vjen...

11:31 03/09/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal i ri ushqimor: Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshkë shqiptare, AKU dhe Ministria në heshtje

Skandal i ri ushqimor: Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshkë shqiptare, AKU dhe Ministria në heshtje

16:49 03/09/2025
Shqipëria në fund të Europës: paga minimale vetëm 408 euro në muaj

Shqipëria në fund të Europës: paga minimale vetëm 408 euro në muaj

14:56 03/09/2025
Rama shpërblen zjarrfikësit pas shkrumbimit të vendit: Propagandë e re, jo zgjidhje

Rama shpërblen zjarrfikësit pas shkrumbimit të vendit: Propagandë e re, jo zgjidhje

11:31 03/09/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 3 shtator 2025

09:18 03/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.