Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandal i madh/ 27 bashki në vend po shesin në ankand pronat e qytetarëve

14:09 23/11/2023
Reading Time: 3 min lexim

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë kanë bërë një kallëzim alarmues në SPAK lidhur me 27 bashki në vend, të cilat po shesin në ankand pronat e qytetarëve.

“Bëhet fjalë për një prej veprimtarive kriminale më të rënda të ndodhura vitet e fundit, filluar në vitin 2016, që nëse nuk ndalet sot, do përhapet me shpejtësi gangrenizimi të pashërueshme në gjithë shoqërinë shqiptare. Pasojat e kësaj veprimtarie prekin një pjesë të mirë të popullatës në të gjithë vendin”, thuhet në kallëzim e bërë nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.

Në dosjen e dorëzuar në SPAK të akuzuar janë 13 persona mes të cilëve, përmbarues, ish-përmbarues, vlerësues të pasurive të paluajtshme, përfaqësues ligjorë dhe ortakë të institucioneve financiare.

Kjo është një dosje vulimizone me prove dhe dëshmi prej 15 000 dokumentesh dhe aktesh.

“Provat shkresore tregojnë se në 27 bashki të vendit janë zhvilluar mbi një mijë ankande fiktive ku qytetarëve u janë marrë apo grabitur pronat nga “Micro Credit Albania” ose “Final”, me metodën online pranë drejtorive vendore të Kadastrës. Nga komunikimet me bashkitë në gjithë territorin përllogaritet që janë shpallur mbi 4 000 ankande fiktive pronash dhe pasurish të paluajtshme”, thuhet në një njoftim të Dhomës të shpërndarë për media sot në mëngjes.

Dhoma Kombëtare në deklaraten e saj thekson se kjo skemë fiktive “prej vitesh ka atrofizuar jetesën e mijëra familjeve shqiptare, kjo nën trysninë e pashpirt të Shërbimit të Përmbarimit Mikrofinanciar dhe që prej 10 muajsh të këtij viti, po gllabëron pa asnjë skrupull moral e ligjor- pronat dhe pasuritë e paluajtshme të familjeve shqiptare.”

Më poshtë, pjesë nga deklarata e pazakontë e Dhomës së Përmbaruesve:

“Të dhënat e depozituara pranë SPAK janë të plota, për çdo individ, shtetas që ka rënë pré e këtij grupi të strukturuar kriminal; të dhëna dhe fakte shkresore që tregojnë për mijëra ankandet për shitjen e mijëra pasurive të paluajtshme të qytetarëve shqiptarë, të gjitha me vlera qesharake, me vetëm synim – qëllimin final- atë të kalimit të pronave nga apartamente deri troje, në pronësi të këtij grupi të strukturuar kriminal.

Dhoma Kombëtare po ndjek çështjen nga afër dhe do bashkëpunojë çdo ditë me organin e akuzës speciale për të stopuar njëherë dhe përgjithmonë këtë veprimtari kriminale, që prej vitesh ka atrofizuar jetesën e mijëra familjeve shqiptare, kjo nën trysninë e pashpirt të Shërbimit të Përmbarimit Mikrofinanciar dhe që prej 10 muajsh të këtij viti, po gllabëron pa asnjë skrupull moral e ligjor- pronat dhe pasuritë e paluajtshme të familjeve shqiptare.

Dhoma Kombëtare u bën thirrje mediave dhe gjithë publikut të gjerë të shohin faktet që po i sjellim me aktet bashkëngjitur dhe të njoftojnë njëri-tjetrin, të gjithë individët dhe familjet e prekura nga ky grup i strukturuar kriminal, që aktualisht prezantojnë vetëm 1305 raste të ankandeve fiktive të shpallura për shitje pronash, por që janë shumë më tepër dhe që mund të kenë përfunduar me grabitjen e tyre.

U bëjmë thirrje qytetarëve të verifikojnë sa më shpejt, pranë administratës së bashkive dhe gjykatave ku kanë pronat, nëse pasuritë e tyre të paluajtëshme janë përfshirë në ankandet fiktive deri ditën e këtij njoftimi.

U bëjmë thirrje të gjithë të mashtruarve që kanë riblerë me “dhurim” pronat e tyre nga pronarët e rinj mikrofinanciarë të mos kenë frikë, dhe të tregojnë të vërtetën e tyre, në SPAK, pranë Dhomës, në Media, kudo. Askush nuk mund t‘i shantazhojë më…”.

Në linkun e mëposhtëm keni dokumentacionin dhe emrat e qytetarëve që janë viktima të skemës së kallëzuar në SPAK nga Dhoma e Përmbaruesve./ Deklarata e marrë nga Vox News

Të lidhura

Luciano Spalletti shkarkohet nga Kombëtarja Italiane: “Nuk doja kurrë të ikja”
Kryesore

Luciano Spalletti shkarkohet nga Kombëtarja Italiane: “Nuk doja kurrë të ikja”

Luciano Spalletti nuk është më trajneri i kombëtares italiane të futbollit. Pas humbjes së rëndë ndaj Norvegjisë dhe një vale...

16:41 08/06/2025
“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë
Aktualitet

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, u mbyll në një barazim pa...

14:01 08/06/2025
Para
Monarkia e Edi Ramës: “Kalorësit” janë kthyer në të burgosur të mbretit

Monarkia e Edi Ramës: “Kalorësit” janë kthyer në të burgosur të mbretit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Luciano Spalletti shkarkohet nga Kombëtarja Italiane: “Nuk doja kurrë të ikja”

Luciano Spalletti shkarkohet nga Kombëtarja Italiane: “Nuk doja kurrë të ikja”

16:41 08/06/2025
“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

14:01 08/06/2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

13:55 08/06/2025
Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

Sfida Shqipëri-Serbi/ Kurti: Me pak fat mund t’i merrnim tri pikët

13:42 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.