Gjatë 24 orëve të fundit, në spitalet COVID kanë humbur jetën 5 persona, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi në 280.
Gjithashtu kanë rezultuar pozitivë edhe 101 raste të reja me Covid-19 dhe nga ana tjetër është regjistruar edhe numri më i madh i të të shëruarve, plot 119 raste.
Ndërkohë kujtojmë se në të gjithë spitalet Covid, po marrin trajtimin 178 pacientë, 7 nga të cilët janë të intubuar.