Situata në Kosovë vazhdon të mbetet shqetësuese për shkak të pandemisë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Kombëtar (IKSHPK), gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 19 viktima dhe 468 raste të reja me Covid-19.
IKSHPK ka bërë të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,314 mostra të marra dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 468 raste pozitive.
Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 683 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 28,504 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,195./GazetaReforma.com/