Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Situata me COVID/ Policia jep lajmin e mirë për shoferët, thirrje qytetarëve: Zbatoni masat e reja!

14:25 31/05/2021
Reading Time: 4 min lexim

Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat ditën e sotme iu ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e reja anti-COVID,që do të hynë në fuqi nga 1 qershori i  2021.

Albert Dervishi, zv.drejtori i përgjithshëm i policisë u shpreh se sipas vendimit të ri të marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ora policore shtyhet në 23:00 deri në 06:00 dhe kushdo që lëviz gjatë kësaj periudhe duhet të jetë i pajisur me leje.

Dervishaj dha edhe një lajm të mirë për shoferët që i është tërhequr leja e drejtimit apo e qarkullimit për shkelje të orarit të karantinës.

Ai tha se shoferët që e kanë përmbushur afatin prej një muaji që nga heqja e patentës apo lejes së qarkullimit mund të shkojnë ta tërheqin pranë organeve përkatëse.

Kjo vlen vetëm për shkeljet e masave anti-Covid, dhe jo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Deklarata e plotë:

Në zbatim të Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave, nr. 23 datë 26.5.2021 “Për disa ndryshime në aktin normativ nr. 3 datë 15.3.2021 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së   periudhës   së   infeksionit   të   shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar dhe të Urdhrit të Ministrit të Brendshëm nr. 237 datë 27.05.2021 “Për caktimin e orarit të ndalimit të muzikës”;

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar aktet përkatëse me detyra për strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit. Në zbatim të këtyre akteve, komunikojmë dy masa shumë të rëndësishme lehtësuese të marra në interes të qytetarëve shqiptarë dhe gjithashtu edhe të bizneseve:

Së pari, duke filluar nga data 1 qershor 2021 ora policore sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve do të jetë nga ora 23:00 deri 06:00, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.Detyrimet gjatë orës kufizuese tashmë janë të njohura, megjithatë theksoj se kërkohet që të gjithë shtetasit që për arsye punë do të lëvizin përtej orës 23:00, të jenë të pajisur me leje nga e-Albania ose të kenë dokumentin që vërteton se është punonjës në një nga shërbimet kritike.

Gjithashtu duke filluar nga data 1 qershor 2021, orari i ndalimit të muzikës në çdo mjedis shërbimi referuar Aktit Normativ dhe urdhrit të Ministrit të Brendshëm, nr. 237 datë 27.05.2021,është përcaktuar ora 22:00.

Ftojmë të gjithë shtetasit që banojnë apo ushtrojnë aktivitet në territorin e Republikës së Shqipërisë që të zbatojnë orën policore, të mbajnë barrierat mbrojtëse (maskat) në ambientet e brendshme dhe mjetet e transportit publik, dhe sidomos të zbatojnë orën 22:00 për ndalimin e muzikës në çdo mjedis shërbimi.

Kujtojmë se për konstatimet që do të kenë strukturat policore në shkelje të këtyre akteve, ndaj kundërvajtësve do të aplikohen masat administrative.Respektimi i këtyre masave tregon vullnetin tonë të përbashkët për të çuar deri në fund këtë luftë kundër pandemisë dhe ta fitojmë atë, ashtu sikurse kemi bërë deri më sot.

Së dyti, të gjitha dënimet administrative të vendosura me pezullim të lejeve të drejtimit  të pezulluara për  një  periudhë  trevjeçare apo të shoqëruara dhe me bllokim të mjetit apo lejes së qarkullimit të tij, në zbatim të Aktit Normativ zëvendësohen me dënimin
me masë administrative me gjobë, me pezullimin e lejes së drejtimit për 30 ditë dhe me masën administrative plotësuese të bllokimit të mjetit apo lejes së qarkullimit të tij për një periudhë prej 30 ditësh.

Referuar nenit 2 të Aktit Normativ, masat administrative të vendosura nga autoritetet shtetërore, kryesisht Policia Rrugore, për heqjen e lejes së drejtimit apo masat e tjera të bllokimit të automjeteve apo lejes së qarkullimit, humbasin fuqi, nëse nga periudha e marrjes së masave është përmbushur afati prej 30 ditësh.

Njoftojmë qytetarët shqiptarë që kanë pasur një dënim administrativ të tillë që në zbatim të Aktit Normativ, të drejtohen në strukturat respektive të Policisë Rrugore (OASH), ku kanë marrë vendimin e dënimit administrativ për pezullimin e lejes së drejtimit apo bllokimin e mjetit, për të kryer procedurat përkatëse të tërheqjes së tyre, nëse kanë plotësuar afatin 30 ditor.

Procedura është parashikuar e thjeshtë:

Strukturat e Policisë Rrugore, të cilat kanë marrë masë administrative plotësuese me karakter ndëshkues, si tërheqje/bllokim të lejeve të drejtimit/lejeve të qarkullimit dhe bllokim të mjeteve, në zbatim të pikës 1, neni 2 i Aktit Normativ referuar aktit normativ nr. 3 datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19, të ndryshuar”, i kthejnë me procesverbal subjektit përfitues lejet e drejtimit, lejet e qarkullimit dhe mjetet e bllokuara, duke filluar nga nesër dhe deri në datën 10 qershor 2021, për rastet që kanë plotësuar periudhën e dënimit prej një muaji nga data e konstatimit të shkeljes, referuar vendimeve të OASH-ve respektive.

Sqaroj se kjo masë e ndërmarrë, përfshin vetëm masat për heqjen e lejeve të drejtimit dhe masën plotësuese të bllokimit të mjetit vetëm për periudhën e pandemisë të marra neë zbatim të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020 dhe jo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Me rastin e këtij komunikimi publik, njoftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë të tregohen të kujdesshëm në drejtimin e automjeteve në zbatim të kërkesave të Kodit Rrugor dhe të akteve në zbatim të tij, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. “, tha Dervishaj.

Etiketa: policiaqytetarevshofereve

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para
Vrasja në Shkodër/ Publikohet foto e 25-vjeçarit, zbardhet dëshmia e autorit

Vrau 25-vjeçarin në Shkodër, lihet në burg Mark Kodra: Çfarë është bërë, është bërë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.