Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Situata e tensionuar në Veri të Kosovës, Escobar: Kanë potencial të shndërrohen në konflikt rajonal

16:21 20/06/2023
Reading Time: 2 min lexim

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, kanë “potencial të shndërrohen në konflikt rajonal”.

Këto deklarata ai i bëri në një debat të zhvilluar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

“Jam shumë i shqetësuar. Kjo [situata] ka potencial të shndërrohet në konflikt rajonal, në një konfrontim rajonal. Prandaj, ne jemi shumë mbështetës të përpjekjeve evropiane”, tha Escobar.

“Duhet të jetë një përpjekje evropiane. Këto shtete janë në Evropë, aspiratat e tyre më të mëdha janë të bëhen pjesë e Evropës dhe përderisa ata normalizojnë raportet e tyre, ata po ashtu harmonizojnë sistemet e tyre me Evropën. Po ashtu, si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, do të dëshironim ta shihnim atë pjesë të NATO-s, BE-së. Ajo që duam është një proces që adresohen shqetësimet e pesë shteteve mosnjohëse [të BE-së] dhe ky duhet të jetë një proces evropian”, shtoi ai.

Ndërkaq, Lajçak tha se prioriteti i parë është shtensionimi i situatës në veri të Kosovës.

“Situata është shumë e vështirë. Jam shumë i shqetësuar, nuk e fsheh këtë. Që nga 26 maji ka njerëz në rrugë, aty është Policia e Kosovës, KFOR-i dhe veçse kemi parë disa incidente. Unë vlerësoj se prioriteti i parë është shtensionimi, të largojmë njerëzit nga rruga dhe të rikthehemi në dialog. Si pjesë e procesit të normalizimit është që të kemi zgjedhje të reja, me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës pa parakushte. Nëse nuk arrijmë ta shtensionojmë [situatën], atëherë ne po presim që të kemi viktima”.

Sa i përket tre policëve të Kosovës, që gjenden në paraburgim në Serbi, Escobar përsëriti qëndrimin amerikan se ata duhet të lirohen menjëherë.

“Do të donim që ata të liroheshin menjëherë. Qëndrimi ynë është se edhe nëse janë rrëmbyer ose e kanë hyrë gabimisht në territorin serb, ata nuk kanë pasur për qëllim të ishin brenda territorit serb. Prandaj, ata duhet t’u kthehen familjeve të tyre menjëherë”, tha zyrtari amerikan.

Këtë qëndrim e përkrahu edhe Lajçaku.

Lajçak tha se takimi për menaxhimin e krizave në Bruksel do të mbahet, pavarësisht deklaratave të liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse do të refuzohej do të kishte pasoja serioze dhe negative”, tha ai, duke shtuar se takimi – që sipas tij do të mbahet shumë shpejt – do të fokusohet vetëm në menaxhimin e krizës aktuale./REL

 

Të lidhura

Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec
Aktualitet

Ishte me pushime në Durrës, 15-vjeçari polak bie aksidentalisht nga kati i katërt i banesës

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Durrës, rreth orës 23:00, ku një 15-vjeçar me shtetësi polake...

11:24 17/07/2025
17-vjeçarja tentoi të vetëvritej me armë, Gjykata e Vlorës jep vendimin për babain
Aktualitet

17-vjeçarja tentoi të vetëvritej me armë, Gjykata e Vlorës jep vendimin për babain

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për babain e 17-vjeçares që tentoi të vetëvritej me...

11:15 17/07/2025
Para
Akuza për përfshirje në korrupsion të niveleve të larta, DASH shpall non grata politikanin shqiptar

Akuza për përfshirje në korrupsion të niveleve të larta, DASH shpall non grata politikanin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Ishte me pushime në Durrës, 15-vjeçari polak bie aksidentalisht nga kati i katërt i banesës

11:24 17/07/2025
17-vjeçarja tentoi të vetëvritej me armë, Gjykata e Vlorës jep vendimin për babain

17-vjeçarja tentoi të vetëvritej me armë, Gjykata e Vlorës jep vendimin për babain

11:15 17/07/2025
Nxirje dhe plagë në trup, detaje nga mbytja e të riut në Shkopet

Vrasja e Renis Dobrës, Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri mohojnë përfshirjen në krim

10:43 17/07/2025
72-vjeçari përplaset nga një automjet në Shkodër, përfundon në spital

72-vjeçari përplaset nga një automjet në Shkodër, përfundon në spital

10:28 17/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.