Specialistja e ISHP, Silva Bino është shëruar nga virusi, lajmin e jep ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu. Ajo thekson se Bino ka lënë spitalin infektiv pas dy javësh të vështira.
”Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv, pas dy javësh të vështira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin #COVID1.Të presim me padurim” , shkruan në mesazhin e saj ministrja.
/Gazeta Reforma/