Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Si procedon Kuvendi për heqjen e imunitetit të një deputeti

16:30 16/12/2025
Reading Time: 2 min lexim

Kur Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon heqjen e imunitetit të një deputeti, Kuvendi ndjek një procedurë të parashikuar qartë nga Rregullorja e Parlamentit.

Procesi nis sapo Kryetari i Kuvendit merr shkresën zyrtare nga SPAK. Kërkesa, së bashku me dokumentacionin shoqërues, i përcillet menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ndërsa deputeti për të cilin kërkohet autorizimi vihet zyrtarisht në dijeni.

Ky Këshill përbëhet nga 9 deputetë, ku 5 përfaqësojnë mazhorancën dhe 4 opozitën. Anëtarët janë Bledar Çuçi, Bledi Çomo, Elda Hoti, Niko Peleshi dhe Taulant Balla nga mazhoranca, si dhe Gazment Bardhi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi dhe Saimir Korreshi nga opozita.

Deputeti ndaj të cilit është paraqitur kërkesa njoftohet për përmbajtjen e saj, për dokumentet shoqëruese dhe për datën e nisjes së shqyrtimit në Këshill. Ai ka të drejtë të paraqesë shpjegime me shkrim ose gojarisht, të përfaqësohet nga mbrojtës ligjor, të drejtojë pyetje dhe të kërkojë sqarime, në kuadër të ushtrimit të së drejtës së mbrojtjes.

Pas përfundimit të shqyrtimit, brenda dy javësh, Këshilli harton një raport që i paraqitet seancës plenare. Në këtë raport rekomandohet miratimi ose rrëzimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për masa sigurie, si arrest në burg, arrest në shtëpi, heqje lirie në çdo formë, si edhe kontroll personal ose të banesës. Raporti u shpërndahet të gjithë deputetëve.

Kërkesa përfshihet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën plenare pasardhëse. Në fillim të seancës, fjala i jepet deputetit ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk i nënshtrohet diskutimit.

Vendimi përfundimtar merret nga Kuvendi përmes votimit të hapur, duke dhënë ose jo autorizimin e kërkuar nga organet e drejtësisë. Në rast se Kuvendi nuk merr një vendim brenda tre muajve nga paraqitja e kërkesës, ajo konsiderohet automatikisht e rrëzuar.

Të tjera

“Vrasjet e 21 janarit u kryen me urdhër” Artan Hoxha dorëzon kasetën origjinale në SPAK
Aktualitet

“Vrasjet e 21 janarit u kryen me urdhër” Artan Hoxha dorëzon kasetën origjinale në SPAK

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur sot në SPAK, ku ka dorëzuar kasetën origjinale me audioregjistrimin që sipas tij provon se...

15:12 26/01/2026
Dosjet stok, Sokol Sadushi: Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi
Aktualitet

Dosjet stok, Sokol Sadushi: Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka deklaruar se vonesat në dhënien e drejtësisë rrezikojnë të cenojnë besimin e...

15:08 26/01/2026
Para
Çollaku dhe Këlliçi për aksionin e SPAK te AKSHI: Dosjet çojnë në Kryeministri

Çollaku dhe Këlliçi për aksionin e SPAK te AKSHI: Dosjet çojnë në Kryeministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Vrasjet e 21 janarit u kryen me urdhër” Artan Hoxha dorëzon kasetën origjinale në SPAK

“Vrasjet e 21 janarit u kryen me urdhër” Artan Hoxha dorëzon kasetën origjinale në SPAK

15:12 26/01/2026
Dosjet stok, Sokol Sadushi: Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi

Dosjet stok, Sokol Sadushi: Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi

15:08 26/01/2026
Vrasja e Jani Aliajt në Greqi merr kthesë, dyshohet autor tjetër i krimit

Vrasja e Jani Aliajt në Greqi merr kthesë, dyshohet autor tjetër i krimit

15:04 26/01/2026
Dorëhiqet nga IKMT Dallëndyshe Bici, Adriatik Kupi emërohet në krye

Dorëhiqet nga IKMT Dallëndyshe Bici, Adriatik Kupi emërohet në krye

13:30 26/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.