Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Si përhapet koronavirusi në përditshmëri/ Nga frekuentimi i bareve, transporti urban te puna në zyrë, tre situatat që duhen shmangur

14:52 02/11/2020
Reading Time: 4 min lexim

Virusi COVID-19 është në kulmin e agresivitetit të tij në këtë fazë të dytë pandemie, por ajo që shqetëson më shumë njerëzit në këtë kohë është fakti se si të mbrohen.

Rregullat për distancim fizik, higjienë, apo produktet dhe masat mbrojtëse janë të shumta dhe të ndryshme për vende dhe shtete të ndryshme.

Por në disa faza, sipas studiuesve masat që duhet të kihen parasysh nga të gjithë janë lehtësisht të përdorshme në çdo vend të botës dhe pa shumë kosto, mjafton që të krijohet një përditshmëri.

Sipas shkencëtarëve virologë, rreziku i infeksionit me koronavirus, është më i madh në ambiente të mbyllura, por mund të zvogëlohet duke aplikuar të gjitha masat në dispozicion për të kontrolluar infeksionin.

Nga Spanja, një prej shteteve që u godit më rëndë në Europë në fazën e parë të pandemisë pas Italisë, vijnë disa mënyra udhëzuese për të evituar dhe për t’u mbrojtur sa më mirë nga infektimi.

Më e madhja e përditshme spanjolle “El Pais” publikoi dje një përmbledhje interesante të mënyrave se mund të infektohesh nga pakujdesia, bazuar në tre skenarë të përditshëm.

Këto forma kishin lidhje me zbatimin e masave ose jo të sigurisë dhe gjatësinë e ekspozimit ndaj infeksionit në hapësira të kufizuara.

 Shembulli 1- Infektimi brenda shtëpisë

Gjashtë njerëz mblidhen në një shtëpi dhe njëri prej tyre është i infektuar. Rreth 31% e infeksioneve të koronavirusit të raportuara në Spanjë janë shkaktuar nga ky lloj grumbullimi, raporton “El Pais”.

Edhe nëse mbajnë një distancë të sigurt, pesë në gjashtë persona do të infektohen pas 4 orësh shoqërimi. Është e qartë, njerëzit në këtë skenar nuk kanë veshur maskë dhe flasin me zë të lartë, dhe madje harrojnë të ajrosin dhomën ku po qëndrojnë.

Nëse mbajnë maska për fytyrën, katër persona rrezikojnë të infektohen më pak. Por sidoqoftë, maskat nuk do të parandalojnë infeksionin nëse zgjatet ekspozimi ndaj virusit.

Rreziku i infeksionit minimizohet kur grupi përdor maska, përgjysmon kohën e mbledhjes dhe qëndrimit me njëri-tjetrin, si dhe ajros hapësirën herë pas here.

Koronavirus përhapet përmes ajrit, veçanërisht në ambiente të mbyllura. Megjithëse virusi nuk është aq ngjitës sa, për shembull, fruthi, shkencëtarët tani po flasin për rolin e rëndësishëm që ka luajtur transmetimi i aerosolit (grimca të vogla që një person i infektuar nxjerr jashtë dhe më pas qëndrojnë në ajër).

Shembulli 2- Transferimi i aerosolit dhe si mund të ndalohet ai

Ekspertët aktualisht kanë njohuri për tri mënyrat me të cilat transmetohet koronavirusi. Këto janë: pikat e vogla që dalin kur flasim ose kollitemi (ato mund të përfundojnë në sy, gojë ose hundë të njerëzve që qëndrojnë afër), sipërfaqe të ndotura të prekura nga duar të ndotura dhe aerosolet.

Sa i përket transmetimit përmes sipërfaqeve të ndotura, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se, është mënyra më pak e mundshme e infeksionit dhe Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) thotë se, asnjë rast i sëmundjes nuk është vërejtur, citon “El Pais”.

Aerosolet, pa ventilim hapësinor mbeten të lundrojnë në ajër dhe bëhen më të dendura me kalimin e kohës.

Në fillim të pandemisë, besohej se piklat e mëdha të pështymës që ne i lëshojmë kur kollitemi ose teshtijmë, janë ato kryesoret përgjegjëse për transmetimin e koronavirusit.

Megjithatë, ne tani e dimë që bërtitja dhe këndimi në hapësira të mbyllura, të ajrosura dobët gjithashtu rrit rrezikun e infektimit. Kjo sepse të folurit me zë të lartë çliron 50 herë më shumë grimca infektive, sesa kur nuk flasim fare.

Përqendrimi i aerosolit, nëse dhoma nuk ajroset, bëhet më i lartë, gjë që rrit rrezikun e infektimit.

Shkencëtarët kanë zbuluar se aerosolet mund të infektojnë njerëzit që kalojnë më shumë se disa minuta, brenda një rreze prej pesë metrash të një personi të infektuar. Sigurisht, infeksioni gjithashtu ndikohet nga gjatësia dhe natyra e vetë ndërveprimit.

Autoritetet shëndetësore në fillim të epidemisë, nuk u përqendruan në transmetimin e koronavirusit nga aerosolët, por situata ka ndryshuar.

Shembull 3- Kafenetë dhe restorantet

Infektimi me koronavirus është i zakonshëm dhe shumë i mundshëm gjatë frekuentimit të kafeneve ose restoranteve. Për më tepër, çdo paraqitje e virusit në një klub nate infekton mesatarisht 27 persona.

“Një situatë e tillë ndodhi në një klub në qytetin spanjoll të Cordobas, në Jug të vendit, ku, pas një nate jashtë, 73 persona rezultuan pozitivë me koronavirus”,- raportonte “El Pais”.

Shkencëtarët gjithashtu, kohët e fundit analizuan shfaqjen e koronavirusit në një lokal në Vietnam, ku 12 persona u infektuan pasi qëndruan për një kohë të gjatë brenda tij.

Ditët e fundit edhe në Shqipëri në kuadër të shtrëngimit të masave për t’u mbrojtur nga infektimi me koronavirus, krahas vendosjes së maskave me detyrim edhe në rrugë, autoritetet po shikojnë edhe mundësinë e kufizimit të orareve apo edhe mbylljes në disa zona të lokaleve, bareve dhe restoranteve.

Kjo për arsye se autoritetet nga gjurmimet serologjike që kanë kryer në teren, kanë konstatuar disa zona dhe disa kategori biznesesh si përhapës më të shtuar të infektimeve me Covid-19.

/Burimi: El Pais/ Përshtati dhe përktheu: Iconstyle.al/

 

Etiketa: Barekoronavirusipërditshmëripërhapjetransporti urban

Të lidhura

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Para

Kryeprokurori Çela, kërkesë ILD-së: Hetoni prokurorin e Pogradecit/ Kokona: E ka firmosur materialin pa e lexuar fare...  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.