Sot, Aleanca për Teatrin, e mbështetur nga opozita, organizoi protestën e shtatë para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferat korruptive të drejtorëve të tij, përfshirë skandalin e njohur si dosja “5D”.
Aktori Mehdi Malkaj foli para protestuesve dhe tha: “Babai im thoshte se burri ka gjithmonë kohë për t’u turpëruar pavarësisht nga mosha. Se si u rri në trup kjo, e dini juve.” Ai shtoi disa vargje të përshtatura nga Çajupi:
“Shqipërinë e vodhi Edi, i vu zjarr.
Shqiptar mos rri po duku, shqiptar!
Të ka bërë Perëndia luftëtar!
E si s’të lodhi Ramë hajduti, o shqiptar!”