Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Si arriti Përparim Ademi t’i mashtrojë motrat, dy fëmijët që panë masakrën

12:04 02/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Përparim Ademi, i arrestuar për vrasjen e dy motrave në Tiranë, pritet të dalë sot para gjykatës. Çështja është marrë në hetim nga prokurori Albert Demirneli, i cili i ka kërkuar gjykatës së Tiranës, caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Përparim Ademin.

Plot 26 plumba kallashnikovi, janë zbrazur në drejtim të dy motrave, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, të cilat u ekzekutuan mesditën e 31 dhjetorit 2020 në zonën e Astirit në kryeqytet.

Policia dhe prokuroria e Tiranës, kanë mbledhur në vendngjarje 26 gëzhoja, ndërkohë gjetën brenda shtëpisë dhe një automatik, prodhim kinez me karikatorë të boshatisur.

Plumbat janë zbrazur në drejtim të Zhaneta Metanit, e dashura e autorit të krimit Përparim Ademi dhe motrës së saj Kristina Bardhi.

Të dy trupat janë bërë shoshë nga predhat, ndërsa dëmtime ka dhe në muret e shtëpisë, dysheme dhe disa plumba janë ngulur në frigorifer.

Dinamika e krimit

Përparim Ademi është një personazh që bënte një jetë mes Tiranës dhe Maqedonisë, ku në këtë shtet ishte martuar dhe kohët e fundit ishte divorcuar, duke krijuar një raport intim me Zhaneta Metanin në Tiranë.

Për anëtarët e grupit të hetimit, ngjarja ka të bëjë me motivin e xhelozisë, pasi Zhaneta Metani, kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me Përparim Ademin, çka ka sjellë dyshimet e këtij të fundit për një lidhje tjetër që e dashura e tij mund të kishte krijuar.

Më 30 dhjetor u grindën me fjalë

Një ditë para krimit, në 30 dhjetor 2020, mes Përparim Ademit dhe dy motrave Kristina Bardhi e Zhaneta Metani, ka pasur një konflikt verbal dhe fizik. Ademi, kërkonte që të ribashkoheshin pasi ai kishte sakrifikuar shumë kohë dhe para, për Zhanetën.

Por kjo e fundit ka vijuar ta refuzojë dhe për pasojë dy motrat, e Përparim Ademi, janë përplasur fizikisht. Pas këtij sherri të ndodhur në datën 30 dhjetor, dy motrat e kanë kërcënuar Ademin, se do shkonin ta bënin denoncim në polici për “Dhunë në familje”.

Të dyja palët janë ndarë të tronditura. Por në mesditën e 31 dhjetorit 2020, Përparim Ademi, është shfaqur përballë ndërtesës ku banonin dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

U përdor një fëmijë

Motrat e mbanin derën mbyllur, dhe për të hyrë brenda në banesë, Ademi ka përdorur për mashtrim një fëmijë të lagjes, i cili po luante para pallatit.

Ndërkohë me vete Ademi ka pasur një çantë, në të cilën kishte futur një kallashnikov, prodhim kinez. Nuk dihet me saktësi se ku e ka gjetur armën, por plani i Ademit ka qenë asgjësimi i dy motrave.

Ademi së bashku me fëmijën e lagjes që e mori si karrem, shkoi në banesë dhe sipas policisë ka qenë fëmija ai që ka trokitur në derën e shtëpisë.

Motrat e kanë parë dhe nuk kanë dyshuar në asnjë moment, se ky ishte një kurth i ngritur nga njeriu që një ditë më parë ishin konfliktuar, Përparim Ademi.

Sapo kanë konstatuar prezencën e fëmijës, pasi ato e njihnin, Zhaneta Metani, ka hapur derën. Teksa dera është hapur, ka hyrë në mënyrë të befasishme, Përparim Ademi.

Të dyja motrat e kanë kundërshtuar fizikisht me qëllim për ta nxjerrë jashtë, por Ademi ka arritur të hapë çantën dhe të marrë automatikun.

Masakra brenda ambienteve të shtëpisë dhe në sy të dy fëmijëve sapo kishte filluar. Ai ka qëlluar me breshëri Zhanetën dhe më pas Kristinën.

Masakra

Teksa këto janë rrëzuar në dysheme, Përparim Ademi, është afruar dhe ka vijuar të qëllojë nga një distancë shumë e afërt, nga lartë-poshtë, duke i masakruar me plumba.

Ademi ka vijuar të qëllojë deri në momentin kur në karikator nuk ka pasur me plumba.

Ngjarja është parë nga fëmija që Ademi përdori si karem dhe fëmija i Kristina Bardhit.

Pas krimit, Ademi ka lënë armën dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Por është arrestuar nga patrullat e “Shqiponjave” në zonën e shkollës “Vasil Shanto”.

Ai ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka shfaqur pendesë, po ka treguar se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi.

/Gazetareforma.com/

Etiketa: dinamikady motratvrasje

Të lidhura

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit
Aktualitet

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

Një pushues i moshuar ka humbur jetën këtë të premte në plazhin e Zvërnecit. Viktima është një shtetas italian, i...

14:09 27/06/2025
Lëkundje të forta tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda
Aktualitet

A do ketë lëkundje të tjera tërmeti, çfarë parashikon sizmiologu Edmond Dushi

Sizmologu Edmond Dushi ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi aktivitetin sizmik të ditëve të fundit...

13:24 27/06/2025
Para

Masa kufizuese në Greqi, nga nesër mbyllje biznesesh nga pandemia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

14:09 27/06/2025
Lëkundje të forta tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda

A do ketë lëkundje të tjera tërmeti, çfarë parashikon sizmiologu Edmond Dushi

13:24 27/06/2025
Kushëriri iu vra në atentatin ndaj Ndojës, Bashkim Maloku: Njihem me Plarent Dervishajn

Kushëriri iu vra në atentatin ndaj Ndojës, Bashkim Maloku: Njihem me Plarent Dervishajn

13:13 27/06/2025
KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve për 4 qarqet

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve për 4 qarqet

12:55 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.