Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shtyrja e kësteve të kredive, BSH jep detajet për vendimin e firmosur me Ramën

19:42 28/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Më herët ditën e sotme në një njoftim për mediat, kryeministri Edi Rama bëri publike marrëveshjen me Bankën e Shqipërisë për shtyrjen e kredive për 3 muaj, si një masë lehtësuese për të gjithë ata që kanë kredi për të shlyer.

Banka e Shqipërisë ka sqaruar marrëveshjen e firmosur mes Guvernatorit Gent Sejko dhe Ramës dhe në një njoftim për mediat bën me dije se ka marrë vendimin për pezullimit e përkohshëm të pagesës së kësteve të kredive deri në 31 gusht 2020.

Gjithashtu, sqarohet se kredimarrësit, të cilët nuk preket apo dëmtohet nga situata e Covid-19 duhet të vijojnë normalisht shlyerjen e detyrimeve të tyre me bankat.

NJOFTIMI I PLOTË
Siç jeni në dijeni, në muajin mars dhe prill të këtij viti, në kuadër të gjendjes së rënduar për vendin, ekonominë shqiptare dhe në veçanti për sistemin bankar dhe institucionet e tjera financiare, si rrjedhojë e situatës pandemike COVID -19, Banka e Shqipërisë, ndërmori disa masa dhe ndryshime rregullative për bankat, por jo vetëm, me qëllim kryesisht sigurimin e zgjidhjes së kërkesave të klientëve për periudha të përkohshme shtyrjeje, dhe njëkohësisht sigurimin e shëndetit të bankave dhe sistemit në tërësi. Në kushtet kur akoma vazhdojnë të evidentohen vështirësi për kredimarrësit dhe bankat, si pasojë e kësaj situate, si dhe me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të ngritura nga biznesi dhe nga Shoqata Shqiptare e Bankave, autoriteti mbikëqyrës, duke analizuar dhe konsideruar propozimet dhe kërkesat e parashtruara nga bankat, si dhe bazuar në eksperiencat më të mira të vendeve të tjera dhe udhëzimeve të Autoritetit Evropian Mbikëqyrës (EBA) për këtë qëllim, miratoi disa ndryshime në rregullat për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat, të cilat synojnë lehtësimin për bankat, kryesisht nëpërmjet: pezullimit të përkohshëm të zbatimit të detyrimit që rrjedh nga kërkesat për administrimin e rrezikut të kredisë, për klasifikimin dhe provigjionimin e kredive për të gjitha kategoritë e klientëve, edhe për një periudhë tjetër, nga data 1 qershor deri në 31 gusht 2020, për arsye të vështirësive financiare dhe rënies së aftësisë paguese të huamarrësve, ndikuar nga situata e krijuar; pezullimit të përkohshëm të krijimit të fondeve rezervë për pasuritë e paluajtshme të përftuara kundrejt shlyerjes së kredive deri në muajin dhjetor 2020; dispozitë lehtësuese për kreditë e ristrukturuara, sipas së cilës bankave u jepet mundësi të ristrukturojnë marrëdhëniet aktuale të kredive me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme në varësi të aftësisë paguese të kredimarrësve deri më 31 dhjetor 2020 pa kosto shtesë të provigjoneve dhe pa përkeqësim të statusit të huamarrësve;
shtyrjen me 1 vit të hyrjes në fuqi të kërkesave më të shtrënguara për klasifikimin dhe provigjionimin e kredive të ristrukturuara, për në muajin janar 2022. Nëpërmjet kësaj mase bankat do të mund të përdorin edhe gjatë vitit 2021 të njëjtat kritere për klasifikimin dhe provigjionimin e kredive të ristrukturuara si ato përpara situatës së pandemisë; dhe shtyrjen me 1 vit të efekteve të rregullores “Për trajtimin jashtëgjyqësor nga bankat, të kredimarrësve në vështirësi financiare” deri në muajin janar 2022. Në këtë mënyrë, bankat do të kenë një hapësirë më të madhe kohore të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme për huamarrësit e përbashkët në vështirësi financiare. Ndërkohë, kredimarrësit, aftësia paguese e të cilëve nuk preket apo dëmtohet nga kjo situatë duhet të vijojnë normalisht shlyerjen e detyrimeve të tyre me bankat. Në përfundim, Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, dëshirojnë të sigurojnë të gjithë publikun shqiptar se mbeten te angazhuara maksimalisht për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme, në kapërcimin e kësaj situate të vështirë.

Të lidhura

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran
Bota

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Izraeli ka paralajmëruar një valë të re sulmesh masive në Teheran, ndërsa tensionet me Iranin kanë hyrë në ditën e...

20:00 17/06/2025
257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR
Aktualitet

257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka rikujtuar se mjetet që kanë detyrime të papaguara për taksën vjetore...

19:51 17/06/2025
Para

Nga një mundësi për turizmin, në një kanal kullues! Edhe lumi Drin i harruar nga autoritetet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

20:00 17/06/2025
257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

19:51 17/06/2025
“Dashuria e shekullit”/ Përplasja në sallën e gjyqit mes Hoxhës dhe Alibejt për Megi Kilën

“Investuam gjithçka te 530 kg kokainë”/ Alibej në GJKKO: Suel Çela donte largimin e Endritit

19:28 17/06/2025
Shifrat zyrtare të viktimave dhe të plagosurve sipas Izraelit, evakuohen mbi 2700 persona

Shifrat zyrtare të viktimave dhe të plagosurve sipas Izraelit, evakuohen mbi 2700 persona

19:16 17/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.