I pandehuri Klement Balili dhe avokati i tij Theodhori Sollaku kanë munguar sërish sot në sallën e gjyqit duke e shtyrë sërish pretencën.
Shkak mësohet se janë bërë disa probleme shëndetësore të avokatit.
Ndërkohë seanca e radhës u la për në datën 2 prill.
Ish-zyrtari i lartë akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave.
Si prova fajësie u renditen përgjimet telefonike të realizuara nga autoritetet greke në kuadër të një hetimi që po kryhej atje për një organizatë kriminale që trafikonte hashash e kokainë.
Balili jetoi për dy vite në arrati për t’u vetëdorëzuar vetëm disa javë më parë, kur dosja penale e tij u dërgua për gjykim.
Ai mohon të jetë përfshirë në veprimtari kriminale dhe këmbëngul për pafajësi.