Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën për Lulzim Berishën, pasi mungonte avokati.
Gjykata nuk e ka shqyrtuar rekursin për lirimin me kusht të ish-kreut të bandës së Durrësit. Gjatë seancës, anëtarët e gjykatës së lartë morën vendimin që të përsëriten njoftimet si dhe të caktohet një tjetër avokat për Berishën.
Në seancën e kaluar, Gjykata e lartë la disa detyra ku kërkoi të merrte informacion nga prokuroria e Durrësit, nëse Berisha mbante kontakt me shërbimin e provës apo jo. Ish kreu i bandës së Durrësit Lulzim Berisha pesë vite më parë fitoi lirinë me kusht, pas garancisë së dhënë për punësimin e tij nga Bashkia e Durrësit.
Më herët Gjykata e Lartë kishte ulur dënimin e tij nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg. Seanca e radhës do të zhvillohet më 23 nëntor në orën 09:30. Dosja për vrasjen e 26 shkurtit 2005 u hap pasi u rrëfye bashkëpunëtori Luftar Reçi. Ai deklaroi para drejtësisë se ekzekutimi që ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës ishte bërë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lul Berishës.
Në deklaratën e tij Reçi, tha se Dervishaj ka qenë bashkëpunëtor edhe në përgatitjen e bombës e cila u vendos për një tjëtër vrasje në 2005, ku mbeti i vrarë biznesmeni Vajdin Lamaj
Sipas tij vrasja e Lamajt është porositur nga Lulzim Berisha dhe më pas është marrë nga Emiljano Shullazi.