Kupa e Afrikës do të zhvendoset me 6 ditë dhe kjo për shkak të Ramazanit. Kjo ka qenë një deklaratë e ardhur nga vetë Konfederata Afrikane e Futbollit, ku është lajmëruar se kampionati nuk do të nis në 15 qershor, por ne 21 qershor, kjo për të respektuar besimtarët mysliman.
Sipas Konfederata Afrikane e Futbollit, është e domosdoshme kjo shtyrje për fakti se futbollistët duhet të rikuperojnë energjitë pas muajit të shenjtë të Ramazanit.
Periudha e agjerimit të shenjtë islamik përfundon më 4 qershor, ndaj Konfederata ka vendosur të pranojë kërkesën e federatave të Afrikës Veriore.
Në fakt, shumë prej yjeve të këtij turneu janë myslimanë, si senegalezi Sane apo egjiptani Salah. Ky i fundit do të jetë dhe zot shtëpie në një turne që për herë të parë do të luhet në verë dhe që po për herë të parë do të përbëhet nga 24 skuadra dhe jo nga 16.