Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Shteti po na nxjerr nga toka jonë”/ Baks-Rrjoll: 80 familje në protestë për tokën, akuza ndaj drejtësisë

13:19 17/02/2026
Reading Time: 4 min lexim

Rreth 80 familje të zonës së Baks-Rrjollit në Shkodër vijojnë protestat prej dy javësh për një konflikt pronësie, duke pretenduar se tokat e trashëguara po u merren padrejtësisht. Një përfaqësuese e banorëve ka akuzuar institucionet e drejtësisë për mosveprim dhe ka paralajmëruar përshkallëzim të reagimit, deri në grevë urie para SPAK dhe akte ekstreme.

Sipas banorëve, një vendim gjyqësor i njeh pronësinë e tokës një personi të quajtur Fatmir Shpëza, ndërsa ata pretendojnë se disponojnë dokumente historike që vërtetojnë të drejtën e tyre mbi pronën. Përfaqësuesja deklaroi se mes dokumenteve ndodhet edhe një tapi e vitit 1930 që i përket Ded Gjo Lulit, të cilën e cilësoi si “certifikatën e tyre lindore”.

“Faleminderit që keni ardhur me na përcjellë situatën reale që kemi ne në Baks Rrjoll sot. Sot po bëhen, kaluan dy javë që vazhdojmë me këtë problem, pa e dhënë një zgjidhje asnjë nga institucionet shtetërore që kanë, e kanë për detyrë me ia dhënë, si prokuroria dhe gjykatat.

Ne duam me ju tregu të gjithëve se këtë tokë nuk e lëshojmë rehat. Këtu kam Santiagon, është nipi, dhe ka ardhur nga Anglia, ka lënë nënën e vet sakat atje, sepse Santiago ka lindur me pashaportë europiane dhe ka ikur nga Shqipëria në momentin që nëna e vet nuk kishte një zgjidhje mjekësore këtu.

Dhe sot Santiago ka ardhur sepse e dimë që këtu është toka që i ka lënë, ia ka lënë gjyshi. Dhe ia ka thënë të gjithëve që ne nuk e lëshojmë. E ka thënë ky që është fëmijë dhe e thonë edhe gjithë çikat e Malësisë sonë.

I bëjmë thirrje Prokurorisë së Shkodrës, të lutem, trajtoje dosjen që e ke prej një viti në zyrat e tua. Studioje, shikoje dhe fol si është realiteti dhe jepja të drejtën këtij populli. I bëjmë thirrje gjykatës që kemi gjyqin me datën 19, të Gjykatës së Apelit Administrativ në Tiranë.

Ju lutem, shikojeni si është e vërteta dhe na jepni të drejtën tonë. Gjykata atë ditë ka vetëm me na dhënë një sigurim padie, për me u ndërprerë punimet sa të flasin kolegët e vet që janë duke trajtuar çështjen e pronës nëpër gjykatat e ndryshme.

Është në gjykatë të parë, në apel, gjithandej. Ju lutem, shteti shqiptar, kryeministri Edi Rama, të vërë dorën në zemër për këtë popull se është duke kërkuar vetëm drejtësi.

I bëj thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare, ambasadave të të gjitha shteteve që janë në Shqipëri, ta shikojnë si është situata, t’i dalin në mbrojtje këtij populli, që s’e mbron askush e shteti i vet është duke e marrë për këmbë.

SPAK-u, drejtësia e re, duhet me folë, me reagu, me e marrë në dorë këtë çështje. Nuk është normale që ne, 80 familje, kaluar 80 familjeve, 80 e themi afërsisht, por realisht jemi shumë më shumë, të dalim pa pronë dhe të na vijë vetëm një zotni Fatmir Shpëza e të na thotë që është pronari i kësaj toke, e neve na thonë, nuk jua kemi njohur ju tokën që e keni përdorur përherë, se ju nuk keni pasur certifikatën lindore.

Certifikata lindore jam unë, e kam tapinë të Ded Gjo Lulit që e kam në shtëpi të vitit 1930. Kush është ai gjyqtar që ka thënë nuk e kemi njohur? Gjithashtu kemi vendimin e gjykatës së vitit 1996 të pronës së Ded Gjo Lulit.

Çfarë ka dashur tjetër gjyqtari për me e gjetur certifikatën e Ded Gjo Lulit, që me i dhënë drejtim deri diku kësaj çështjeje? Ju lutem shumë institucioneve të drejtësisë, të mos bëhen palë me krimin, por të flasin si është e vërteta.

Çfarë do të marrin në qafë tani këta banorë? Kjo tokë nuk lëshohet me të lehtë.

Ka qenë e njëjta gjyqtare që ka pasur me trajtuar, që i ka dhënë pronën Fatmir Shpëzës, Vojsava Kola. E them me zë të lartë, Vojsava Kola, se nuk është femër e as nuk është nënë, as nuk është motër që ka firmosur atë vendim gjykate.

Ka qenë e njëjta gjyqtare që ka pasur me e hapur gjyqin, e ka zvarritur, e ka zvarritur. Fatmir Shpëzës ia kanë dhënë gjyqin prej një viti, ne jemi sot akoma në gjyq. Është fisi Malaj, janë komshinjtë tonë. Tani çfarë mund t’i themi ne kësaj drejtësie? Në qoftë se atij ia dha për një vit, pse vazhdon me na zvarrit? Të vazhdojë t’i japë përgjigje.

Të thotë në qoftë se nuk ka fakte, por nuk mund ta thonë, sepse nuk ka një ekspert në Republikën e Shqipërisë që mundet me ardhur me i parë letrat tona, me i parë letrat e Fatmir Shpëzës edhe me na thënë kjo është toka e Fatmir Shpëzës, nuk është e juaja.

Uroj që drejtësia të flasë ashtu siç është e vërteta. Nuk, absolutisht nuk dua me akuzuar drejtësinë, Prokurorinë e Shkodrës që është duke mbajtur anë. Shpresoj vërtet të flasin siç është e drejta. Shpresoj vërtet shumë që gjykatësit të enjten të flasin siç është realiteti.

Një sigurim padie është minimalja që mundet me dorëzuar, me bërë një gjykatë.

Ne s’po i kërkojmë asnjë gjë, prit sa të flasin kolegët e tu, ta shqyrtojnë çështjen në detaje, sepse ai normalisht nuk do bëjë shqyrtimin e çështjes në detaje, por ai ka të drejtë me i dhënë, me ua lënë kohë kolegëve të vet me trajtuar çështjen. Vetëm kaq i kërkojmë.”

Banorët theksojnë se çështja ndodhet në disa hallka të sistemit gjyqësor, përfshirë Gjykatën e Apelit Administrativ në Tiranë, ku pritet të shqyrtohet kërkesa për sigurim padie. Ata kërkojnë pezullimin e punimeve deri në një vendim përfundimtar dhe shprehen se do të vijojnë protestat deri në zgjidhjen e konfliktit.

Të tjera

“Kriminel i rrezikshëm me mungesë empatie”/ Kërkohet burgim i përjetshëm për Franc Çopjan
Aktualitet

“Kriminel i rrezikshëm me mungesë empatie”/ Kërkohet burgim i përjetshëm për Franc Çopjan

Prokurorët federalë belgë kërkuan të hënën dënim me burgim të përjetshëm për Franc Gergely, i njohur si Franc Çopja, pasi...

13:00 17/02/2026
Reuters: Rama kërcënon gjyqësorin, ndryshon ligjin për t’i shpëtuar ministrat nga SPAK
Aktualitet

Reuters: Rama kërcënon gjyqësorin, ndryshon ligjin për t’i shpëtuar ministrat nga SPAK

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime ligjore për të ndaluar pezullimin e ministrave të kabinetit të tij gjatë kohës që...

12:11 17/02/2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Shteti po na nxjerr nga toka jonë”/ Baks-Rrjoll: 80 familje në protestë për tokën, akuza ndaj drejtësisë

“Shteti po na nxjerr nga toka jonë”/ Baks-Rrjoll: 80 familje në protestë për tokën, akuza ndaj drejtësisë

13:19 17/02/2026
“Kriminel i rrezikshëm me mungesë empatie”/ Kërkohet burgim i përjetshëm për Franc Çopjan

“Kriminel i rrezikshëm me mungesë empatie”/ Kërkohet burgim i përjetshëm për Franc Çopjan

13:00 17/02/2026
Reuters: Rama kërcënon gjyqësorin, ndryshon ligjin për t’i shpëtuar ministrat nga SPAK

Reuters: Rama kërcënon gjyqësorin, ndryshon ligjin për t’i shpëtuar ministrat nga SPAK

12:11 17/02/2026
Kanakarja e Vlorës, mercenarja pa përvojë e atelies së mazhorancës ku qepen ligje me porosi

Kanakarja e Vlorës, mercenarja pa përvojë e atelies së mazhorancës ku qepen ligje me porosi

11:56 17/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.