Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shtëpia e barit në Ndroq/ Gjykata nxjerr nga burgu 2 nga të prangosurit

14:06 14/02/2022
Reading Time: 3 min lexim

Gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca për masën e sigurisë ndaj tre të arrestuarve, të cilët dyshohet se kishin kultivuar bimë kanabisi në ambiente të mbyllura, në Ndroq. Institucioni i drejtësisë ka lënë në burg Eribian Eriban Dajën, ndërsa arrest shtëpie u caktua për Qemal Hasa (elektriçisti) dhe Erion Mema (faturist), Referuar hetimeve rezulton se banesa i është marrë me qira një shtetasi që jeton në Austri nëpërmjet një agjencie imobilare.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar  247 bimë kanabis të kultivuara në vazo, 45 ushqyes elektrikë, 46 llamba elektrike, 11 freskuese, shuma prej 120.000 lekë të rinj dhe 7 aparate celulare.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pinet”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë.

Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.

Vihen në pranga 3 shtetas, 2 nga këta punonjës të OSHEE-së, procedohet penalisht kryeplaku i fshatit dhe një punonjës policie SPZ. Shpallet në kërkim organizatorja e kësaj veprimtarie, e cila kishte marrë banesën me qira.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në afërsi të xhamisë, në fshatin Pinet, Ndroq, një shtetase kishte përshtatur banesën, si ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pinet”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. D., 29 vjeç për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim; Q. H., 47 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”: E. M., 26 vjeç, me detyrë faturist pranë OSHEE-së për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjithashtu u procedua penalisht kryeplaku i fshatit Pinet, shtetasi E. K., 61 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, nga ana e Drejtorisë Rajonale e AMP Tiranë u procedua në gjendje të lirë punonjësi i Policisë së Komisariati Nr. 6: A. M., 39 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet, në zonën e Ndroqit.

Po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim, shtetasja R. Xh., 32 vjeçe, e cila kishte marrë me qira këtë banesë.

Shtetasja R. Xh., banesën e marrë me qira prej saj, së bashku me shtetasin E. D., i cili u kap në banesë gjatë ndërhysjes së shërbimeve të Policisë, e kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ndërsa punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim.

Gjatë kontrollit të telefonit të shtetasit E. M., iu gjetën programe për vendosjen e lotove sportive.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar  247 bimë kanabis të kultivuara në vazo, 45 ushqyes elektrikë, 46 llamba elektrike, 11 freskuese, shuma prej 120.000 lekë të rinj dhe 7 aparate celulare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Të tjera

Ryanair vjen me 10 linja të reja, por a do të shpëtojmë nga abuzimet në fluturime?
Aktualitet

Ryanair vjen me 10 linja të reja, por a do të shpëtojmë nga abuzimet në fluturime?

Ryanair ka njoftuar se nga prilli 2026 do të hapë një bazë të re në Aeroportin e Tiranës me tre...

15:35 15/08/2025
Premtime si në kohën e tërmetit: Rama flet për banesa më të mira, ndërsa familjet digjen e mbeten rrugëve
Aktualitet

Premtime si në kohën e tërmetit: Rama flet për banesa më të mira, ndërsa familjet digjen e mbeten rrugëve

Janë të njëjtat fjalë, të njëjtat skema, i njëjti mashtrim. Ashtu si pas tërmetit të 2019-ës, kur qindra familje mbetën...

15:04 15/08/2025
Para
Arrestimi i ish-gjeneralit të Guardia di Finanza, reagon PD-ja

Arrestimi i ish-gjeneralit të Guardia di Finanza, reagon PD-ja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ryanair vjen me 10 linja të reja, por a do të shpëtojmë nga abuzimet në fluturime?

Ryanair vjen me 10 linja të reja, por a do të shpëtojmë nga abuzimet në fluturime?

15:35 15/08/2025
Premtime si në kohën e tërmetit: Rama flet për banesa më të mira, ndërsa familjet digjen e mbeten rrugëve

Premtime si në kohën e tërmetit: Rama flet për banesa më të mira, ndërsa familjet digjen e mbeten rrugëve

15:04 15/08/2025
Sulmohet brutalisht futbollisti i Skënderbeut në mes të Korçës, dy në pranga, tre të tjerë në hetim

Sulmohet brutalisht futbollisti i Skënderbeut në mes të Korçës, dy në pranga, tre të tjerë në hetim

13:38 15/08/2025
“Xhaxhai pastroi thikën, babai e fshehu”/ Roli i familjarëve të Enedio Gurit në vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq

“Xhaxhai pastroi thikën, babai e fshehu”/ Roli i familjarëve të Enedio Gurit në vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq

12:36 15/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.