Një krim në familje ka ndodhur këtë mëngjes në Angelohori të Selanikut, ku një 46-vjeçar vrau gruan e tij 60-vjeçare dhe plagosi djalin e tyre 29-vjeçar, i cili u përpoq ta ndalonte.
Ngjarja ndodhi gjatë një debati në shtëpinë e familjes, ku pas shpërthimit të sherrit, 46-vjeçari me origjinë shqiptare përdori një thikë për të vrarë gruan dhe për të goditur djalin.
Autori është arrestuar nga efektivë të stacionit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit.