Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqiptari që sfidoi vdekjen për të shpëtuar fëmijët grekë, nderohet me shtetësi

16:35 17/09/2025
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i ka dhënë shtetësinë greke emigrantit shqiptar Ledian Goga, i cili në qershor të vitit 2025 rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy fëmijë që po mbyteshin në lumin Arachthos. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mitsotakis theksoi: “Ledian Goga në qershor 2025 rrezikoi jetën për të shpëtuar dy fëmijë nga uji i rrëmbyeshëm i lumit Arachthos. Një akt vetëflijimi që shënon shembull humanizmi dhe heroizmi. Sot, ai është nderuar me shtetësi greke. I shprehim falënderimet tona!”

Ngjarja ndodhi pranë Neochorit, në Greqi, kur Goga ndërhyri për të shpëtuar dy djem të mitur, të moshës 12 dhe 14 vjeç, të cilët ishin marrë nga rrjedha e lumit. Megjithëse ai arriti t’i nxirrte nga uji, të dy fëmijët humbën jetën, duke pësuar vdekje klinike. Familjet e tyre morën vendimin të dhurojnë organet, duke shpëtuar jetë të tjera.

Në një rrëfim për mediat greke, Goga tha se nuk kishte vepruar për famë apo përfitime materiale. “Jam baba dhe bëra atë që do të bënte çdo prind për një fëmijë në rrezik,” tha ai, duke e cilësuar reagimin e tij si një veprim njerëzor dhe instinktiv. Ai theksoi se nuk e kreu këtë akt për të marrë nënshtetësinë, por për shkak të ndjenjës njerëzore dhe përgjegjësisë që ndjeu në atë moment.

Goga, i cili prej 20 vitesh jeton në Greqi, u shpreh se ka ardhur atje që në moshën 17-vjeçare. “Erdha në Greqi 17 vjeç, tani jam 41. Kjo është vendi ku kam kaluar jetën. Nuk kam shkuar askund tjetër, as në Itali. Greqia është si atdheu im i dytë,” tha ai.

Lidhur me gjendjen shëndetësore, Goga deklaroi se është jashtë rrezikut, por vijon të ketë ujë dhe gjak në mushkëri për shkak të përballjes me rrjedhën e fuqishme të lumit. Ai falënderoi mjekët në Artë dhe Patra që u kujdesën për të, si dhe ministrin grek të Shëndetësisë, i cili e kontaktoi personalisht për të marrë informacion mbi gjendjen e tij.

Në vijim të deklaratës, ai bëri apel që shteti grek të ndihmojë familjet e fëmijëve që humbën jetën, të cilët përballen me probleme dokumentacioni: “I lutem shtetit t’i ndihmojë. Kanë vetëm 20 ditë afat me dokumentet dhe rrezikojnë gjobë nëse dalin nga vendi. Do të donin të qëndronin këtu, të vendosin një lule mbi varrin e djalit të tyre. Ndihmojini.”

Ai kërkoi gjithashtu vendosjen e një tabele paralajmëruese në vendin ku ndodhi tragjedia, duke e cilësuar lumin Arachthos si shumë të rrezikshëm, me thellësi deri në shtatë metra. “Fëmijët janë fëmijë, nuk mund t’i ndalosh gjithmonë. Nuk mund të jesh 24 orë pas tyre,” përfundoi ai.

Përmes këtij akti të guximshëm dhe mesazheve të forta njerëzore, Ledian Goga është kthyer në një figurë që frymëzon dhe bashkon dy popuj, përtej çdo kufiri.

Të tjera

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të diel në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më 22 mars 2026,...

14:43 22/03/2026
Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja
Kryesore

Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e play off-it për...

15:37 21/03/2026
Para
Qeveria synon kufizimin e gazetarëve në Kuvend, AGSH: Cënohet liria e medias

Qeveria synon kufizimin e gazetarëve në Kuvend, AGSH: Cënohet liria e medias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari

14:43 22/03/2026
Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja

Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja

15:37 21/03/2026
Nafta në krizë: rajoni ul taksat, Shqipëria mbetet ndër më të shtrenjtat

Nafta në krizë: rajoni ul taksat, Shqipëria mbetet ndër më të shtrenjtat

14:22 21/03/2026
100 mln euro borxhe të “Air Albania”, Qeveria Rama i merr përsipër me taksat tona

100 mln euro borxhe të “Air Albania”, Qeveria Rama i merr përsipër me taksat tona

13:47 21/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.