Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Mësohet se tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, ku mes tyre edhe një shqiptar. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane të plagosur janë dy vëllezër të moshës 21 dhe 17 vjeç dhe një shtetas shqiptar, ende i paidentifikuar që i përket moshës 26 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit të sotëm, në periferi të Romës. Mësohet se policia është njoftuar nga banorë të zonës, të cilët kanë thënë se kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri.
Menjëherë pas njoftimit nga banorët policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku gjeti dy vëllezërit italianë të plagosur, ndërsa pak metra larg tyre gjetën edhe shtetasin shqiptar, i cili ishte i mbuluar nga gjaku.
Gjithashtu të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa burime bëjnë me dije se i riu shqiptar është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ka mbledhur faktet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se në momentin kur ka ndodhur ngjarja shqiptari nuk ka qenë i vetëm.
Motivet janë të paqarta, ndërsa hetimet nga autoritetet italiane vazhdojnë.