Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqiptarët në qendër të trafikut të drogës në Belgjikë, alarm nga drejtësia: Po rrezikojmë të bëhemi “narko-shtet”

14:08 09/03/2026
Reading Time: 4 min lexim

Rritja e fuqisë së organizatave kriminale të trafikut të drogës në Belgjikë po ngre alarmin në sistemin e drejtësisë, ndërsa në qendër të këtij fenomeni përmenden edhe grupet shqiptare. Zyrtarë të lartë të drejtësisë paralajmërojnë se rrjetet mafioze po krijojnë struktura paralele që rrezikojnë stabilitetin e shtetit.

Bart Willocx, president i Gjykatës së Apelit në Antverpë, deklaroi për “The Guardian” se ndikimi i trafikut ndërkombëtar të drogës po bëhet gjithnjë e më i fortë në vend.

“Shuma e parave që përfshihet, për të ndikuar te njerëzit, për t’i korruptuar dhe për t’i paguar ryshfet është aq e madhe sa përbën realisht një rrezik për stabilitetin e shoqërisë sonë”, tha ai në një intervistë të dhënë nga gjykata.

Alarmi për fuqizimin e mafias u theksua edhe në tetor të vitit të kaluar, kur Gjykata e Antverpës publikoi një letër të hapur nga një gjyqtar hetues anonim. Në këtë dokument paralajmërohej se Belgjika po evoluon drejt një “narko-shteti”, pasi strukturat kriminale kanë zënë rrënjë dhe po shndërrohen në një “forcë paralele që sfidon jo vetëm policinë, por edhe sistemin gjyqësor”.

Në këtë realitet kriminal, sipas raportimeve dhe hetimeve të autoriteteve belge, një rol të rëndësishëm po luajnë edhe grupet shqiptare.

Prej të paktën katër vitesh, grupet kriminale shqiptare konsiderohen ndër më të fuqishmet në Belgjikë, veçanërisht në trafikun e narkotikëve. Aktiviteti i tyre lidhet kryesisht me kontrabandën e kokainës që hyn në Evropë përmes portit të Antverpës, një nga pikat më të mëdha të hyrjes së drogës në kontinent.

Rasti më i fundit që nxori në pah rrezikun e këtyre rrjeteve u regjistrua në nëntor të vitit 2025, kur policia belge arrestoi tetë persona të dyshuar si pjesë e një rrjeti të organizuar të trafikut të drogës.

Sipas hetimeve, grupi po planifikonte të vriste prokurorin e përgjithshëm të Brukselit. Prokuroria ishte informuar më herët nga policia për ekzistencën e këtij komploti.

“Të dyshuarit kryesorë duket se kanë një precedent të rëndë kriminal të lidhur me trafikun e organizuar të drogës dhe mund të jenë aktivë brenda mafias kriminale shqiptare”, deklaroi një prokuror belg.

Shkalla e problemit lidhet edhe me rolin e portit të Antverpës në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve. Sipas Europol, më shumë se 70% e kokainës që hyn në Evropë kalon përmes porteve të Antverpës dhe Roterdamit.

Rritja e sasisë së drogës që vjen nga Amerika e Jugut, kryesisht nga Kolumbia, ka sjellë edhe një rritje të krimit të dhunshëm. Në vitin 2023 në Belgjikë u sekuestruan 121 tonë kokainë, një rekord për vendin.

Sipas agjencive europiane, edhe pse në vitin 2024 sasia e sekuestruar ra në 44 tonë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se trafiku është ulur. Hetuesit dyshojnë se rrjetet kriminale kanë përmirësuar metodat për fshehjen e drogës dhe kanë zhvendosur operacionet drejt porteve më të vogla.

Zyrtarët e drejtësisë përshkruajnë një situatë ku rrjetet kriminale përdorin korrupsionin dhe frikësimin për të kontrolluar sistemin. Në disa raste, bandat kanë paguar shuma shumë të mëdha për të korruptuar punonjës të portit.

Prokurori Guido Vermeiren tregoi se në një rast një punonjës i portit u pagua më shumë se 250 mijë euro për të lëvizur një kontenier të vetëm.

Punonjësit që refuzojnë të bashkëpunojnë përballen me kërcënime të rënda. “Ata morën letra, fotografi të fëmijëve të tyre. Ka pasur sulme ndaj shtëpive të tyre me eksplozivë të improvizuar”, tha ai.

Sipas autoriteteve belge, rrjetet kriminale rekrutojnë edhe të rinj shumë të vegjël. Fëmijë deri në 13 vjeç paguhen për të hyrë në port dhe për të marrë drogë nga kontenierët.

Hetimet ndërkombëtare tregojnë se këto organizata janë pjesë e rrjeteve shumë më të mëdha kriminale që shtrihen nga Amerika e Jugut deri në Dubai dhe Evropë.

Një nga operacionet më të rëndësishme që zbuloi përmasat e trafikut ishte zbërthimi i platformës së koduar Sky ECC, e përdorur nga qindra kriminelë për të koordinuar trafikun e drogës, dorëzimin e parave dhe urdhërimin e vrasjeve.

Autoritetet belge njoftuan se pas këtij operacioni janë dënuar deri tani 1,206 persona për krime që lidhen me drogën, dhunën, korrupsionin dhe posedimin e armëve, ndërsa rreth 5,000 të dyshuar të tjerë janë identifikuar.

Pavarësisht këtyre rezultateve, zyrtarët e drejtësisë paralajmërojnë se presioni i organizatave kriminale mbetet shumë i madh.

“Ishte edhe më keq nga sa mendonim”, tha prokurori Vermeiren, duke përshkruar përmasat e rrjeteve të trafikut që operojnë në Belgjikë.

Të tjera

Alarmi i SPAK: Paratë e krimit po pastrohen në tregun shqiptar
Aktualitet

Alarmi i SPAK: Paratë e krimit po pastrohen në tregun shqiptar

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ngritur alarmin për përmasat që ka marrë pastrimi i...

15:32 09/03/2026
LISTA/ Mbi 20 rrugë të dëmtuara në gjithë vendin, ndërsa Rama i quan “vepra historike” të Ballukut
Aktualitet

LISTA/ Mbi 20 rrugë të dëmtuara në gjithë vendin, ndërsa Rama i quan “vepra historike” të Ballukut

Ndërsa kryeministri Edi Rama flet për “vepra historike” të realizuara nga qeveria në infrastrukturë, realiteti në terren tregon një panoramë...

13:42 09/03/2026
Para
Alarmi i SPAK: Paratë e krimit po pastrohen në tregun shqiptar

Alarmi i SPAK: Paratë e krimit po pastrohen në tregun shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Alarmi i SPAK: Paratë e krimit po pastrohen në tregun shqiptar

Alarmi i SPAK: Paratë e krimit po pastrohen në tregun shqiptar

15:32 09/03/2026
Shqiptarët në qendër të trafikut të drogës në Belgjikë, alarm nga drejtësia: Po rrezikojmë të bëhemi “narko-shtet”

Shqiptarët në qendër të trafikut të drogës në Belgjikë, alarm nga drejtësia: Po rrezikojmë të bëhemi “narko-shtet”

14:08 09/03/2026
LISTA/ Mbi 20 rrugë të dëmtuara në gjithë vendin, ndërsa Rama i quan “vepra historike” të Ballukut

LISTA/ Mbi 20 rrugë të dëmtuara në gjithë vendin, ndërsa Rama i quan “vepra historike” të Ballukut

13:42 09/03/2026
Skema mafioze e bregdetit, qeveria tërhiqet nga referencat dhe i hap rrugë resorteve luksoze

Skema mafioze e bregdetit, qeveria tërhiqet nga referencat dhe i hap rrugë resorteve luksoze

12:25 09/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.