Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqiptarët, më të varfërit dhe të pakënaqurit në rajon, nuk përballojnë dot as faturat

17:05 25/06/2020
Reading Time: 4 min lexim

Shqipëria është udhëheqësja rajonale, me popullsinë më të pakënaqur me mënyrën sesi po ecin gjërat në ekonominë e tyre.

Barometri i Ballkanit, një publikim i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, bën të ditur se pjesa më e madhe e vendeve të rajonit kanë shënuar një rritje të numrit të atyre që shprehen të kënaqur, një tregues i fortë se efektet e rritjes në ekonomi po përkthehen në përfitim edhe për qytetarët, por e kundërta ka ndodhur me vendin tonë.

“Shqipëria është liderja rajonale në përqindje të atyre që janë të palumtur, plot 42 për qind e popullatës, teksa në Kosovë, më pak se një çerek apo 23 për qind e të anketuarve janë të pakënaqur, duke e kthyer këtë në rajonin më të kënaqur ekonomikisht” thuhet në publikim.

Monitor.al tregon se përsa  i takon situatës financiare në 12 muajt në vazhdim,18 për qind e shqiptarëve presin që të jetë më keq ndërsa 54 për qind nuk presin asnjë ndryshim. Më mirë e presin 25 për qind e të anketuarve.

Kjo bën që shqiptarët të jenë një ndër popujt më të varfër në krahasim me  5 vendet e të tjera të rajonit, si Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Mali i ZI.

E njëjta anketë, e Këshillit të Kooperimit Rajonal, nxjerr një përqindje të lartë të tyre që kanë të vështirë të paguajnë faturat mujore të dritave dhe ujit, pagesën e qirasë, sigurimin e ushqimeve të nevojshme, ngrohjen e shtëpive dhe kalimin e pushimeve një javë jashtë vendit.

Duke renditur problematikat që shqetësojnë vendet nga papunësia te korrupsioni dhe mbrojtja e natyrës dhe trashëgimisë, barometri i Ballkanit tregon se papunësia, zhvillimi ekonomik mbajnë rekordin e shqetësimeve në rajon. Korrupsioni ndërkohë renditet i treti, por prevalenca e tij në rajon po rritet dhe në anketën e fundit me 31 për qind në raport me atë të vitit 2018.

Monitor.al shkruan  se 26% e shqiptarëve në vitin 2019 nuk kishin mundësi të paguanin faturat e dritave dhe të ujit. Kjo ishte përqindja më e madhe në Rajon, ku vetëm 10 % e boshnjakeve kanë pohuar vështirësi në pagesën e tyre, 19 për qind e qytetarëve nga Kosova, 20 % e maqedonasve, 19% e qytetarëve të Malit të Zi dhe 17 për qind e serbeve.

Ndërkohë, 16% e shqiptarëve e kishin të paguanin huatë, ku 16 për qind e të pyeturve kanë pohuar se nuk kanë pasur mundësi të kryejnë pagesën, në raport me 9 për qind të boshnjakëve, 14 për qind e shtetasve nga Kosova, 13 për qind e maqedonasve, 14 % e malazezëve dhe 7% për qind të serbëve.

Kujtojmë që kriza e pandemisë këtë vit goditi shumë sektorin e shërbimeve dhe transportit në vend.

Kjo bëri që baret dhe restorantet të  ishin sektori i parë që u godit nga efektet e karantinimit, pas masave drastike të marra nga qeveria për të kufizuar përhapjen e infeksionit të Covid-19.

Shumë prej këtyre bizneseve u detyruan të mbylleshin, dhe kjo solli largimin nga puna të shumë personave të punësuar.

Bizneset janë jashtëzakonisht të prekura, pasi kanë qira të larta, dhe ky sektor duhet të përfitojë edhe uljen e TVSH-së.Gjithashtu lëvrimi i kredisë për baret dhe restorantet, në mënyrë që të përgatiten për hapjen e sezonit veror, do të ishte zgjidhja perfekte për përballimin e krizës për këto biznese.

Sipas llogaritjeve paraprake, rezulton se baret dhe restorantet përveç humbjeve që regjistruan gjatë këtyre dy muajve, do iu duhet të harxhojnë mesatarsisht 50 mijë lekë për dezinfektimin total të mjediseve, lyerjen, termometrin elektronik që kushton 100 euro, blerjen e maskave, dorezave, adezivëve për shenjat që ruajnë distancimin social dhe dezinfektantët e duarve

Ndërkohë që edhe transporti u ndikua shumë nga pandemia e COVID-19 dhe shoqatat e transportit refuzuan që të rifillojnë punën pa u plotësuar katër kërkesat e tyre.

1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.

2- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.

3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.

4- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas

Këto janë vetëm disa nga arsyet se përse shqiptarët mbajnë vendin e parë në rajon si më të varfërit dhe të palumtur financiarisht.

Të lidhura

Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik
Aktualitet

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Edhe pse KAS vendosi që votat nga Greqia duhet të numërohen në të njëjtën mënyrë si ato nga diaspora, procesi...

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit
Kryesore

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

Kryetari i KZAZ-së nr. 30 në Tiranë, Remzi Mehmeti, ka folur për mediat lidhur me incidentin që ndodhi mesditën e...

18:53 15/05/2025
Para

Vjosa hidrocentral, Zagoria zonë e mbrojtur, si qëndron e vërteta e lejes së kompanisë “Çinar”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

18:33 15/05/2025
Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

18:10 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.