Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqiptarët e Kosovës shpërfillin pandeminë, zbarkojnë këtu për fundjavë/ Ndihmojnë turizmin, apo rrezikojnë infektimin?

14:20 05/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Shqipëria është i vetmi vend me të cilin kosovarët aktualisht kanë mundësinë e lëvizjes lirshëm dhe pa pengesa.

Për këtë qëllim ata ashtu si të tjerat, edhe këtë fundjavë kanë nisur që në orët e para të mëngjesit, zbarkimin me automjete drejt Shqipërisë.

Pas dyndjes në doganën e Morinës në Kukës, duket se destinacioni i tyre janë Durrësi, Tirana por edhe qytetet bregdetare të Jugut të vendit.

Pika kufitare e Morinës ka pasur një fluks të lartë mjetesh duke krijuar edhe radhë të gjata. Policisë kufitare e Morinës ka konfirmuar se deri në orën 9 të mëngjesit, kanë kaluan rreth 1700 automjete dhe rreth 4700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.

Vet Kosova, javën e fundit ka shtuar masat parandaluese ndaj Covid-19, si pasojë e një rritje të numrit të infektimit. Ndërkohë, ditën e sotme është raportuar një numër i lartë automjetesh që janë drejtuar nga Kosova drejt Shqipërisë, për të kaluar fundjavën.

Sipas mediave të Kosovës, pika kufitare e Morinës ka pasur një fluks të lartë mjetesh duke krijuar edhe radhë të gjata.

Duke qenë se kjo fundjavë do të kishte diell, mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri, duke përfituar edhe nga koha e mirë.

Shqipëria i vetmi destinacion i lirë

Duke përfituar që në vendin tonë masat kufizuese për pandeminë janë disi më të lehta, krahasuar me ato që ka marrë qeveria e Kosovës, shqiptarët e këtij vendi kanë zgjedhur pikërisht si destinacion fundjave, Shqipërinë.

Ata janë mësuar me turizmin tonë dhe i njohin mirë edhe destinacionet dhe shërbimet që ofrohen në shumë zona të Shqipërisë. Nisur nga kjo kosovarët ndjehen mjaftë komod këtu, por edhe nuk u duhet që të përshkojnë një distancë shumë të gjatë.

Megjithatë janë të shumtë ata që mendojnë se flukset e kosovarëve në fundjava, mund të jenë edhe një rrezik i shtuar i përhapjes së virusit Covid-19, ku edhe pse Kosova e frenuar disi, Shqipëria e ka ende të lartë numrin e të infektuarve.

Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë regjistruar  41.777 raste pozitive, ndërsa 1073 persona kanë humbur jetën. Ndërsa raste aktive të infektimit janë 13 mijë e 561.

Kosovarët, ‘serumi’ i turizmit shqiptar

Operatorët turistik shqiptar dhe sidomos ata të hotelerisë mesi i presin në fundjava pushuesit nga Kosova. Ata i konsiderojnë shqiptarët e Kosovës si “serumi” apo “antivirusi” që arriti të mbajë pa falimentuar turizmin në Shqipëri.

Dhe shifrat zyrtare të lëvizjes së shtetasve tregojnë qartë se këtë vit 62% e të totalit të hyrjeve në vendin tonë, në muajin gusht, ishin nga Kosova.

Sipas INSTAT, në gusht 2020, hynë në vendin tonë mbi 356 mijë shtetas nga Kosova, nga 575 mijë në total. Ndërkohë që një vit më parë, nga Kosova, vetëm në gusht hynë mbi 781 mijë shtetas dhe që përbënin 51.1% të totalit të shtetasve që kishin hyrë në gusht 2019 në vendin tonë.

Sa i takon bilancit 8-mujor, shtetasit nga Kosova, përbëjnë 49.2% të hyrjeve në vend, ndërkohë që një vit më parë përbënin 37.7% të totalit të hyrjeve në janar-gusht 2019.

/Burimi: Iconstyle.al/

Etiketa: fundjaveKosovapandemiashqiptareturizmi

Të tjera

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje
Aktualitet

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Protesta në Baks Rrjoll u përshkallëzua fort këtë fundjavë. Banorët thyen mjetet e “Brecani shpk”, e kontraktuar për ruajtjen e...

12:46 01/03/2026
E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë
Kryesore

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

Një 7 vjeçar humbi jetën në një kryqëzim, pasi u përplas nga dy makina njëra pas tjetrës. Sipas hetimeve, fëmija...

17:25 28/02/2026
Para

Mrekulli në Gjermani/ Mjekët shpëtojnë 27-vjeçarin shqiptar, kishte 4 javë në koma nga Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

12:46 01/03/2026
E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

17:25 28/02/2026
“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen

“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen

15:53 28/02/2026
“Si kam vuajtur këto gjashtë vitet e tërmetit, mos i harrofsha”/ 70-vjeçarja në Kurbin ende pa shtëpi, 6 vite pas 26 nëntorit dhe me rindërtimin e lënë përgjysmë

“Si kam vuajtur këto gjashtë vitet e tërmetit, mos i harrofsha”/ 70-vjeçarja në Kurbin ende pa shtëpi, 6 vite pas 26 nëntorit dhe me rindërtimin e lënë përgjysmë

12:31 28/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.