Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqiptarë, gati për pushime? Këto janë vendet ku mund të udhëtoni nga 1 qershori

13:15 29/05/2020
Reading Time: 5 min lexim

Duke nisur nga data 1 qershor, Shqipëria do të hapë kufijtë tokësorë duke u dhënë kështu mundësi të gjithëve të lëvizin lirshëm në rajon por edhe më gjerë, pas 3 muaj izolimi.

Shumica e shteteve europiane kanë kërkuar hapjen e kufijve për turistët, pasi shumë vende kanë nevojë për një ringritje ekonomike.

Kjo pasi pandemia Covid-19 “uli në gjunjë” edhe shtete me fuqi të mëdha ekonomike.

Disa nga vendet të cilat do hapin kufijtë kanë vendosur edhe karantinë dy javore për të gjithë udhëtarët që vizitojnë shtetin e tyre për arsye nga më të ndryshmet.

Greqia 

Kufijtë e Greqisë pritet të hapen më 15 qershor, por vetëm për qytetarët që vijnë nga Gjermania, Izraeli, Qipro dhe Shqipëria dhe vendet e Ballkanit.

Pasagjerët do të mund të hyjnë në Greqi pa u testuar për Covid-19, ndërsa fluturimet ndërkombëtare pritet të fillojnë më 1 korrik.

Hungaria

Sipas “Euronews”, kufijtë me Rumaninë janë të hapura, ndërsa nga e mërkura do të hapen kufijtë me Sllovakinë, Çekinë, por me disa kufizime.

Italia ka planifikuar të rihapë kufijtë me BE më 3 qershor, Mbretërinë e Bashkuar, zonën Schengen, Andorën dhe Monakon.

Disa rajone kanë marra masa paraprake për t’u siguruar se rihapja nuk do të shkaktojë një valë të re infektimesh. Guvernatori i Sardenjës ka sugjeruar se mund t’i kërkojë udhëtarëve që të certifikojnë se janë negativ për coronavirus, ose të paktën të testohen me të mbërritur në vend.

Holanda 

Sipas gazetës “Si”, kufijtë janë të hapur për personat që udhëtojnë nga zona e Schengenit, por qeveria ka kërkuar që të shmangen udhëtimet jo të domosdoshme.

Portugalia do të qëndrojë e mbyllur për turistët të paktën deri në 15 qershor. Kontrollet në pikat kufitare janë në fuqi që prej 16 marsit dhe deri më tani është kërkuar vetëkarantinim për të ardhurit.

Rumania ka rihapur kufijtë me Hungarinë, ndersa Sllovenia ka rihapur kufijtë për qytetarët e BE në 15 maj. Kryeministri Janez Jansa ka deklaruar se vendi ka “situatën më të mirë klinike në Europë”.

Sllovakia

Të mërkurën, kufijtë e Sllovakisë u hapën me Hungarinë dhe Çekinë, por me disa kufizime. Karantina nuk është e nevojshme për pasagjerë që qëndrojnë më pak se 48 orë.

Spanja

Kufijtë e vendit do hapen për turistët më 1 korrik. Aktualisht, në vend lejohet vetëm hyrja e qytetarëve spanjoll ose me vendbanim në Spanjë.

Për këtë bën përjashtim personeli diplomatik dhe të gjitha profesionet që kanë të bëjnë me transportin e mallrave.

Aktualisht, personat që hyjnë në territorin kombëtar nga jashtë duhet të vetizolohen për 14 ditë, një masë që do të zgjasë deri më 1 korrik sipas zyrtarëve.

Austria

Austria ka mbyllur kufijtë tokësor me Gjermaninë, Italinë, Zvicrën, Lihtenshtejnin, Sllovakinë dhe Republikën Çeke.

Vjena ka planifikuar që të rihapë kufijtë me Gjermaninë më 15 qershor.

Kancelari Sebastian Kurz u shpreh se ndihet optimist që do të ketë një mirëkuptim të përbashkët me vendet e tjera fqinje në javën e ardhshme.

Për personat që do të mbërrijnë në Austri do të duhet një certifikatë mjekësore e cila duhet të vërtetojë se pasagjeri nuk është mbartës i Covid-19, por jo më e vjetër se 4 ditë.

Hyrja në rrugë ajrore është e ndaluar për qytetarët jashtë zonës së Schengenit

Kufijtë e Belgjikës janë të mbyllura dhe vendi ka ndaluar udhëtimet jo to domosdoshme.

Bullgaria do të hapë kufijtë me Serbinë dhe Greqinë më 1 qershor.

Kroacia ka rihapur kufijtë me Slloveninë në mesin e majit dhe pritet të bëjë të njëjtën gjë me Austrinë, Çekinë, Hungarinë dhe Sllovakinë më 29 maj.

Pasagjerëve iu është kërkuar të vetizolohen për 14 ditë nëse kanë pasur kontakt me persona të infektuar me Covid-19.

Qipro ka prezantuar një plan të detajuar për nisjen e fluturimeve prej një sërë vendesh të cilat kanë një numër të ulët të infektuarish.

Ministri i Transportit Yiannis Karousos tha se fluturimet do nisin në dy faza, më 9 dhe 20 qershor, prej dy grup shtetesh të përzgjedhura nga këshilli i ekspertëve mjekësor.

Në grupin e parë hyjnë Greqia, Malta, Bullgaria, Norvegjia, Austria, Finlanda, Sllovenia, Hungaria, Izraeli, Danimarka, Gjermania, Sllovakia dhe Lituania. Në grupin e dytë bëjnë pjesë Zvicra, Polonia, Rumania, Kroacia, Estonia dhe Çekia.

Duke nisur nga 20 qershori, pasagjerët e grupit të parë nuk do të kenë nevojë të pajisen me certifikatë mjekësore, por vetëm për ata të grupit të dytë.

Çekia nga 26 maji do të hapë kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë, ndërsa më 27 maji do të hapë kufijtë me Sllovakinë dhe Hungarinë, por një pjesë e kufizimeve do të qëndrojnë në fuqi.

Të gjithë pasagjerët do të duhet të kryejnë testin e Covid-19 në momentin e hyrjes në shtet.

Danimarka

Kufijtë do të qëndrojnë të mbyllur për pasagjerët e huaj dhe hyrja do të lejohet vetëm për banorët e Danimarkës, Groenlandës dhe Ishujve Faroe. Ndërkohë, pritet që në 29 maj qeveria daneze të rishqyrtojë kontrollet në pikat kufitare.

Franca

Kufijtë do të qëndrojnë të mbyllur të paktën deri më 15 qershor, ku përjashtim përbëjnë qytetarët nga Andorra, Mbretëria e Bashkuar, Islanda, Lihtenshtejni, Monako, Norvegjia, Zvicra, San Marino dhe Vatikani, por që janë me vendbanim në Francë. Hyrja e pasagjerëve që vijnë jashtë vendeve të BE nuk do të lejohet.

Gjermania

Udhëtarët do të duhet të kenë një arsye të vlefshme për të hyrë në Gjermani, megjithatë kufizimet në kufi janë lehtësuar.

Kontrollet në pikat kufitare me Austrinë, Zvicrën, Francën dhe Danimarkën si dhe pasagjerët e ardhur nga Italia dhe Spanja do të qëndrojnë në fuqi deri më 15 qershor.

Suedia

Suedia ka mbajtur masat kufizuese në kufi, por kjo vlen vetëm për udhëtimet jo të domosdoshme nga vendet jashtë BE, me përjashtimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës. Kjo masë ka hyrë në fuqi më 19 mars dhe është shtyrë deri në 15 qershor.

Zvicra

Masat kufizuese kanë hyrë në fuqi më 13 mars, por vendi do të hapë kufijtë me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën më 15 qershor, në varësi të situatës.

Kufizimet me Italinë do të qëndrojnë në fuqi deri në një lajmërim të dytë.

Personat që kërkojnë të hyjnë në Zvicër, por pa dokumentacion të rregullt qëndrimi ose pune, nuk do t’iu lejohet hyrja.

Autoritetet zvicerane nuk kanë kërkuar vetëizolim për personat që hyjnë në vend, por udhëtarët do të duhet të zbatojnë rregullat e higjienës dhe distancimit social.

Mbretëria e Bashkuar

Aktualisht kufijtë janë të hapura. Nga 8 qershori, udhëtarët do të duhet të vetizolohen për 14 ditë.

Ashtu si në disa vende të tjera, disa profesione janë të përjashtuara nga këto masa si për shembull punonjësit e shëndetësisë që udhëtojnë për të dhënë ndihmë.

Në momentin e mbërritjen, ata që duhet të vetizolohen duhet të dorëzojnë të dhënat e udhëtimit dhe kontaktit.Qeveria ka lajmëruar se këto masa do të rishikohen çdo 3 javë.

Etiketa: gati per pushimeKëto janë vendetku mund te udhetoninga 1 qershorishqiptare

Të lidhura

Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi
Bota

Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi

Një kandidat për presidencën e Kolumbisë u qëllua me tre plumba gjatë një tubimi në kryeqytetin Bogota, dy prej tyre...

09:21 08/06/2025
Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur
Bota

Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Hasrodes në Belgjikë, ku një adoleshent 16-vjeçar nga një familje refugjatësh ukrainas...

09:06 08/06/2025
Para

Policët dhunuan 15-vjeçarin te Liqeni, Veliu nxjerr të ëmën e djalit me armë në dorë: Shikoni nga ç’familje vjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi

Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi

09:21 08/06/2025
Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur

Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur

09:06 08/06/2025
Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari

08:52 08/06/2025
Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

08:45 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.