Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Shqiponja” do të bllokojë rrugën për 4 muaj, hyrja në Tiranë, nga Elbasani

13:35 24/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Për 4 muaj rresht, punimet tek rrethrrotullimi i Shqiponjës do të bllokojnë hyrjen kryesore të Tiranës. Kaosi në trafik është paralajmëruar nga drejtori i ARRSH-së, Ergys Verdho, i cili sugjeron që makinat të përdorin Elbasanin dhe Ndroqin për të hyrë në Tiranë. Nga kjo e hënë do të nisë edhe devijimi i trafikut.

Si do të qarkullojnë makinat?

Verdho ka prezantuar planin sesi do të bëhet qarkullimi i mjeteve pas bllokimit të rrugës që të çon deri të rrethrrotullimi i Shqiponjës, për shkak të punimeve për Lotin III.

Duke folur për  gazetarët, Verdho tha se mjetet që vijnë nga jugu duhet të përdorin rrugën Elbasan-Tiranë, ndërsa ato që vijnë nga Kavaja, duhet të përdorin rrugën e Ndroqit. “Këtojanë punimet për Lotin e III, punimet më të rëndësishme”, deklaroi Verdho.

Për ambulancat është menduar të krijohet një rrugë e vogël.

“Do të krijojmë një rrugë aksesi vetëm për to, në bashkëpunim me policinë. Drejtuesit që vijnë nga jugu të zgjedhin aksin Elbasan-Tiranë, kurse ata që vijnë nga Kavaja të zgjedhin Ndroqin. Sepse koha e pritjes te dogana do jetë më e lartë se gjithë rruga e tyre”, tha drejtori i ARRSH.

Puna për ndërtimin e Lotit të III do të zgjasë 3 deri në 4 muaj. “Nëse me tre turne do të kemi rezultate të mira dhe 3-4 muaj do ja dalim ta mbyllim Lotin III”,- deklaroi Ergys Verdho.

Qytetarët që do të dalin nga kryeqyteti do të devijojnë nga rruga për nga spitali Ushtarak. Ndërsa ata që do të futen në Tiranë do të hyjnë nëpërmjet rrugës nga “Astiri”.

“Drejtimi qarkullimit të mjeteve nga segmenti “Dritan Hoxha” për në rrugën “29 Nëntori” nuk do jetë më sipas rrethrrotullimit,  deri në fazën III kur rrethrrotullimi hiqet.

Do kemi një devijim të vogël në të djathtë në rrugën në rrugën dytësore, të gjithë e njohin si Raiffeisen Bank. Është bërë mbushja në aksin kryesor të trupit të rrugës për të mundësuar këtë devijim të lehtë, në drejtim të rrugës “29 Nëntori”, që është dalja për në Durrës.

Për të gjithë ata që qarkullojnë nga drejtimi i Durrësit në drejtim të Tiranës do jetë i njëjti plan qarkullimi deri në sheshin “Shqiponja”, duke marr devijimin në të djathtë për pjesën e Pallatit me Shigjeta.

Për ata që duan të aksesojnë rrugën “Dritan Hoxha” do aksesohen në semaforin e rrugës “Abedin Rexha” e cila të nxjerr në pjesën e zonës së Helikopterëve dhe me tre rrugët dytësore aksesohen në rrugën “Dritan Hoxha”, tha Verdho duke treguar se si qarkullimi i kryeqytetit do të futet rrugicave të lagjeve.

“Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Teodor Keko” për tek rruga “Dritan Hoxha” do bëhet po përmes rrugës “Abedin Rexha”. Pjesa e automjeteve që vjen nga Veriu i vendit do të aksesohet nga ana e urës së Babrroit për të dyja drejtimet”, shpjegoi Ergys Verdho.

Vjedhja e tenderit dhe vonesa e punimeve

Kështu, këta zyrtarë, pasi kanë humbur kohë me tenderin korruptiv dhe duke prishur shtëpitë e banorëve nëpër Unazën e Madhe, u kujtuan të punojnë dhe ta bëjnë gati objektin për fushatën elektorale.

Me bllokimin nga prokuroria të tenderit të fituar nga kompania guaskë DH Albania për ndërtimin e mbikalimit tek sheshi “Shqiponja”  u krijua vonesa e parë për  ndërtimin e objektit. NDËRKOHË, Qeveria dhe bashkia nuk ju jepnin asnjë zgjidhje protestave të banorëve, të cilëve iu prisheshin shtëpitë nga projekti. Paraardhësi i Verdhos, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro u shkarkua dhe u hetua për korrupsion, për  tenderin e falsifikuar, me një vlerë prej gati 18 milionë euro.

Vonesa tjetër u shkaktua nga qeveria për t’ia dhënë tenderin një kompanie tjetër që është kliente e kryeministrit Rama. Madje u ndryshua edhe projekti i Mbikalimit Shqiponja, me qëllim që  të fitonte garën kjo kompani.

Nga ndryshimi i projektit, kosto totale e mbikalimit është 2 miliard e 695,7 milion e lekë dhe sipas qeverisë po t’i zbresësh vlerën e TVSH dhe rezervën e fondeve, shuma është përafërt me tenderin e parë që u anulua nga prokuroria.

Ashtu siç ka ndodhur në projekte të tjera, si ai rrugës së Elbasanit, nuk është çudi, që projekti të ndryshojë sërish, për abuzime të reja. Pra, afati i vendosur për 4 muaj bllokim të trafikut, mund të jetë edhe më i gjatë.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: bllokimishqiponjatrafiku

Të lidhura

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Gjykata e Krimeve të Rënda të Foggias dënoi me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj, për vrasjen e vajzës...

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Para

“Borxhi ynë më i vogël se i Japonisë”, replika epike e qytetarit me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.