Sipas Sekretariatit të Energjisë , Shqipëria është i vetmi vend në rajon që këtë vit ka shënuar regres në reformën e energjisë.
Në raport, zvarritja prej një viti e parkut diellor të akërnisë konsiderohet ndër shkaqet kryesore.
Mirëpo prezantimi i këtij raporti në komisionin e veprimtarive u shndërrua në një debat mes ministres së energjisë, Belinda Ballukut dhe shefit të këtij institucioni, Janek Kopac.
Balluku ka kundërshtuar raportin negative, madje ka përmendur edhe Kanunin, duke u shprehur se lajmësin dhe mikun se vrasim kurrë.
Pjesë nga debate
Belinda Balluku: Kenki dëgjuar ndonjëherë për Kanunin, ne mikun dhe lajmësin nuk e vrasim asnjëherë. Ju zoti Kopac nuk mund te thoni qe Shqipëria ka bërë regres kur ne bëmë një gjë që kishte tre vjet që rrinte pezull.
Janek Kopac: Çdo gjë e shkruar këtu është rezultat i një punë vlerësuese shumë strikte që është bërë nga sekretariati dhe janë rreth 45 ekspertë që kanë punuar për këtë raport, ku gjithsecili ka punën e tij specifike. këta ekspertë kanë kontaktuar me antarë të grupeve të përhershëm kanë kontaktuar me ministritë përkatëse disa herë për të gjithë informacionin që është përdorur.
Belinda Balluku: Unë vij nga fusha e Pr, por ju nuk mund të na thoni ne se kë kontratë të nënshkruajmë dhe kë jo dhe kë drejtorë të shkarkojmë dhe kë jo……,
Janek Kopac: Në shkencën e PR-it thonë që nëse e përsërit një gënjeshtër disa herë ajo bëhet e vërtetë. Ajo që ne kemi shkruar për këtë kontratë është se na duket shqetësuese që një vit pas tenderit nuk është bërë asgjë. Të mbash një vit pezull një tender nuk është mirë. ose shfuqizojë ose finalizoje. pra duhet të bëni diçka, por jo prit prit prit. Investitorët kanë nevojë për stabilitet.
Kjo është hera e pare,që qeveria konteston raportin e sekretariatit të komunitetit haptazi në publik.